Nikoll Lesi i shqetësuar muajt: Hyri muaji nëntor zoti Basha, kur dreqin do ta rrëzoni Ramën!

2 Nëntor 2019, 09:34Politika TEMA

Nikoll Lesi i numëron muajt Lulzim Bashës, duke i kujtuar se Edi Rama vazhdon të jetë kryeministër dhe nuk ka ikur akoma.

“Opozita filloi një kauzë të drejtë në fillim të këtij viti, e cila pati mbështetje popullore aqsa sheshet në Tiranë nuk mbanin turmat nga moria e pafund e të revoltuarve ndaj kryeministrit Rama. Lidershipi opozitar krijoi idenë se punë muajsh ikën kryeministri.

Protestuesit ishin me të vendosur se kurrë për ta larguar qeverinë. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi premtuan gjatë protestave se “punë javësh dhe Edi Rama rrëzohet”.

Populli u shtua edhe me shumë në mitingje, sa vetëm nga moria e njerëzve, edhe një ish-deputet normal i PD mund ta kishte rrëzuar kryeministrin, gjithnjë nëse e kishte ndarë mendjen se do ta rrëzonte Edi Ramën.

Por iku maji, fluturoi qershori, korriku priti gushtin si muaji pushimi e ku lidershipi opozitar tha si një premtim final: Në shtator fillojnë protestat pa ndalesë deri në rrëzimin e kryeministrit.

Por shtatori ka ikur, na la pas edhe tetori e kemi hyrë në nëntor. Prapë kemi kryeministër Edi Ramën, prapë zgjedhje nuk ka, prapë një oligarki thith fondet dhe gjakun e popullit, e për dreq prapë një lidership opozitar kemi që premton se “Edi Ramën do ta rrëzojmë!”.

E kur do ta rrëzoni kryeministrin, zoti Basha?!”, shkruan i shqetësuar Lesi.(TemA)

8 komente në “Nikoll Lesi i shqetësuar muajt: Hyri muaji nëntor zoti Basha, kur dreqin do ta rrëzoni Ramën!”

  1. tori says:

    Kur halla te ket koqe,ateher do ta rrezoni Ramen or Nikoll.Rjedhimisht lind pyetja : kur do largoni apo te hiqni Lulin e Salen nga drejtimi PD or Niloll Lesi ? Rama eshte kryeministri me I mire I 30 viteve te demokracis.

  2. miku says:

    ore niko, por kur e ke kaq merak cohu dhe rrezoje vete!

  3. SHKELZENI says:

    LESHI MOS U MERZITE ZGJEDHJET DO BEHEN NE 2021
    DHE RAMA DO FITOJE . DERI ATEHERE DO KEMI SHUME KOKA TE QELBURA NE BURGE NUK U HARRXHUAN KOT MILIONA EURO PER BURGUN E RÉCIT.
    NDOSHTA EDHE TI QE JE KAQ I PRESUAR PER RREZIMIN E RAMES DUHET TA KESHE NJE BIRRUCE TE
    ZONA REZIDENCIAALE E RÉCIT

  4. tani says:

    Mor Nikoll djali nuk ke te drejt qe ti akuzon Bashen apo Monen se iku tetori e nuk rrezuat Ramen. Nikoll me duket se nuk I ke ndidhu me vemendje Lulken e Monen.Po asht e vertete qe do e rrezojne Ramen ne tetor apo nentor,por se ne cilin vite nuk e kan caktu Akoma,ndofta ne 2031?

  5. Ky atdhetar i flaket sikur ta shihte Shqiperin duke u djegur hallin e ka te parat e tij, prandaj kerkon rezimin e qeveris sepse kerkon shume para.

  6. ilirida says:

    Kur dashit do ti bien bolet!!!!!!!!!!!!

  7. O lehes sado qe mundohesh te hedhesh benxine ne zjarrin qe kane ndezur basha, munika,sala dhe meta, nuk je ne gjendje te ndezesh zjarr te madh qe te djege ramen me gjithe rilindjen e deshtuar, kjo per faktin se opozita eshte tredhur dhe nuk eshte ne gjendje te mobilizoje as minimumin e militanteve te saj te etur per gjak.

  8. Arbeni says:

    Kur të hypë gomari mbi çati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje