Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka reaguar pasi KQZ i hoqi mandatin kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Hajdari thotë se ky rast i dytë “na tregon se sa i kalbur është sistemi ynë zgjedhor”.
Me tej ajo shprehet se duhen marrë masa të rrepta si për individët, por dhe për partitë pasi duhet të mbajnë ata përgjegjësi, mbi të gjitha.
Ndërkaq Hajdari shikon si zgjidhje për mos kandidimin e personave me rekorde kriminale ndryshimin e sistemit zgjedhor.
“Rasti i dytë brenda pak muajve nga Partia Socialiste që na tregon se sa i kalbur është sistemi ynë zgjedhor, ku njerëz me të kaluar kriminale vendosen nga kryetarët e partive si kandidatë për zgjedhje dhe cënojnë proceset integruese dhe demokracinë në vend.
Patjetër që jo vetëm duhen marrë masa të rrepta si për individët, por dhe për partitë pasi duhet të mbajnë ata përgjegjësi, mbi të gjitha.
E vetmja zgjidhje është ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe futja e një mentaliteti më të shëndoshë. Nuk mundet që kryetarët e partisë të zgjedhin kë të duan dhe të kenë në dorën fatet e çdo njërit duke mbytur fjalën e lirë e demokracinë brenda partive të tyre, por dhe të tallen sa vjen e më shumë me fatin e vendit.”- shkruan Hajdari. (TemA)
Te shohim ty hajdaruce si do renkosh kur vettingu te ja derdhi sateme në turovile te bythes BAM !!!
Me gjithe rezervat qe kam per ty , si bije e banditit Azem
Hajdari dhe rritur e formuar nen traditen mesjetare te
kanunit , jam i nje mendimi me ty , persa i perket
domosdoshmerise se ndryshimit te sistemit zgjedhor .
Po mama Fatmiren , a e ke pyetur… , se ate e ka marre
peng bajraktari serb i Vicidolit ?!
Njerz te tille te pa fytyre duhet te perballen me ligjin, ne burg duhet te shkojne keta te pa fytyre si Kajmaku dhe ai plera i Shkodres…..