Paketa anti-shpifje, Luigi Soreca: Presim draftin e ri, lajmi i rremë në dëm të medias

1 Nëntor 2019, 10:07Politika TEMA

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca konfirmoi se BE-ja do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj për garantimin e medias së lirë.

Në ‘’Forumin për Zhvillimin e Medias’’, e cila po mbahet sot nga OSBE-ja, Soreca u shpreh se pret së shpejti të publikohet drafti i ri për dizinformimin dhe lajmin e rremë. Për sa i përket gjendjes së hapësirës mediatike në vendin tonë, përfaqësuesi i lartë i BE-së Shqipëri përmendi se duhet të garantohet mbështetja për gazetarët.

‘’Duhen kapacitete të reja për t’i mbështetur dhe t’i promovojmë. Mbështetje duhet të japim dhe për gazetarët investigativë të pavarur. Duam të japim mbështetjen për një raportim të paanshëm. Është një qëllim që duhet investuar. Gazetarët duhet të vijnë me ide të reja.  

Më parë nuk ka qenë e mundur që BE të mbështesë median, sot është ndryshe. Jemi në anën e plotë të gazetarëve.

BE-ja ka bërë përpjekje për t’i mbështetur të gjitha shërbimet e medias. I kemi adresuar shqetësimet tona, nuk janë zgjidhur gjithçka, por po bëjmë përpara. KE-ja i ka shprehur të gjitha shqetësimet për pasiguritë ligjore dhe për mediat audiovizive, të gjitha këto janë në kuadër të lirisë së medias dhe të shprehjes.

Informacionet false janë të dëmshme dhe shkojnë kundër medias dhe informimit. Dizinformimi është në dëm të saj. Presim një draft të ri që të adrersojë këto çështje. Duam një shoqëri të mirëinformuar. Duam të garantojmë një gazetari të mirë, që të jetë në shërbim të publikut.

Ka pasur kërcënime ndaj gazetarëve kohët e fundit, kjo është e papranueshme. Angazhimi ynë do të jetë maksimal për lirinë e medias’’, përfundoi Soreca.

Qeveria shqiptare pritet të paraqesë Paketën Anti-shpifje, e cila parashikon vendosjen e gjobave ndaj mediave. Kjo paketë është kundërshtuar vazhdimisht nga gazetarët dhe intelektualët, pasi sipas tyre kjo cënon lirinë e medias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje