DEBATET/ “Emërimi i drejtorëve është kthyer në tender”, Rama përplaset me Paulin Sterkajn: Tani vendos unë, meqë s'i dhatë drejtim

1 Nëntor 2019, 12:18Politika TEMA
DEBATET/ “Emërimi i drejtorëve është kthyer në

Kryeministri Edi Rama duket se do të vendosë vetë për emërimet e drejtorëve në Shkodër pasi sherreve të forta atje mes përfaqësuesve lokalë dhe të dërguarëve nga qendra.

Rama është informuar nga deputetët e tij se nuk ka një konsensus për emërimin e drejtorëve, duke bërë që kryeministri të njoftojë një mbledhje urgjente ditën e hënë në qytetin e Shkodrës, për të përcaktuar nën drejtimin e tij drejtuesit e rinj të qeverisjes qendore dhe lokale.

Ndërkohë, gjatë debateve për drejtorët në takimin e sotëm, një ndër ata që ka reaguar ashpër është edhe Paulin Stëkaj, i cili tha se “është bërë tender puna e drejtorëve”.

“E keni bëri si tender këtë cështje. Secili con emrat e vetë”, mësohet të ketë thënë Stërkaj.

Por Rama iu përgjigj se kjo nuk është e vërtetë.

“Nuk e kemi bërë tender. Musai më ka thënë që i keni çuar nga 7 lista.

Kam menduar që ju do ta zgjidhni këtë gjë. Tani do merrem vetë, meqë ju nuk i dhatë drejtim.

Të hënën mbledhje e posaçme vetëm me Shkodrën për këtë gjë”, theksoi Rama.

Më parë, Rama kishte përcaktuar një grup pune për emërimin e drejtorëve, por baza nuk ka rënë dakord me të dërguarit nga Tirana.

Ndaj sot ai mblodhi deputetët dhe kryebashkiakët e Qakur të Shkodrës, pas debateve të ashpra të një dite më parë.

(TemA)

9 komente në “DEBATET/ “Emërimi i drejtorëve është kthyer në tender”, Rama përplaset me Paulin Sterkajn: Tani vendos unë, meqë s’i dhatë drejtim”

  1. animas says:

    Zgjidhni njerez te afte , te pergjegjshem per detyren , jo njerez partiake qe kane teseren e partise, por njerez me reputacion e te afte te drejtojne, se pastaj dalin si mos me keq, vihen ne poste drejtuese e nuk dine te bejne as firmen e tyre se per gje tjeter nuk behet fjale…. vepra jo fjale se jemi deri ne fyt me modele te shemtuara drejtuesish….

  2. Sqiperia qe duam.al says:

    Normal qe ky Nastrdin i gjithdituri do vendosi. Ne kete vend bananesh ku Skenderbeu do zgjidhte me te aftet me konkurs dhe platformen shqiperia qe duam.al iku per lesh dhe vuri veton, smund tia linte Paulinit kete pune kaq te madhe per fatet e vendit. Topi eshte i Skenderbeut penalltine e gjuan Skenderbeu.

  3. sokrat says:

    Paulini ka te drejte eshte bere tender! Nuk e kuptoj se cfare pune ka Kryeministri te emeroje drejtoret rajonale? Ne cilin vend perendimor ndodh kjo? Administrata eshte mbushur me te paafte! Ju kujtohet skeci i papagajve te estrades se Shkodres per gjuhet e huaja! Keshtu eshte katandisur administrata sot! Te paaftet drejtojne te aftet dhe ju bejne edhe vleresimin e punes derisa i heqin edhe nga puna, pasi me i dituri te hap telashe! Duke qene se jane me shume te paaftet jane bere bashke dhe bejne ligjin! Mbizoteron injoranca! Nje vend nuk mund te ece perpara keshtu!

  4. tani qe dergoi musa ulqinin ne shkoder u be nje lemsh i shpifur qe vetem musa ulqini e ben ! pu pu pu e kane bere ps si fole grenxash

  5. leshi says:

    Ka marre muti rruget.

  6. pyetje says:

    Ka akoma budallej qe besojne se meritokracia eshte kriter ne caktimin e drejtoreve?

  7. Ilir says:

    Ke dhene prova , ZOTERI KRYEMINISTER, qe personat qe ke zgjedhur vete jane top-personat e qellimeve te tua. Keshtu bere me Administratoret e Albpetrolit, persona qe nuk kishin haber, po fare, nga Nafta, Ti i caktove te drejtonin (dhe drejtojne) kete Sektor Strategjik te Ekonomise Kombetare.
    Qellimi dhe Konkluzioni i administrimit 5 vjecar te Administratorit tend te Pare :
    SHKEPUTJA 100% E VENDBURIMIT TE BALLSHIT NGA PRONESI PUBLIKE TE SHTETIT SHQIPTAR,
    FALJA E KETIJ VENDBURIMI TE PASUR, PERSONIT A.PEZA – TEPER BESNIK I ZOTERISE KRYEMINISTER.
    Keshtu beri edhe parardhesi yt, s.berisha, shkeputi vendburimin e Visokes , te Drenoves, te Gorishtit dhe ua fali personave besnik te vehtes dhe i.metes , alias ilir Floriri.
    Rezultati : Miliona euro fitim per Xhepin e Shtetit, devijohen tek disa individe, perse jo shuma me e majme ka kaluar (dhe vazhdon) tek xhepi i yt z.Kryeminister, tek xhepi i ish kryeministrit dhe i ish zv.kryeministrit te tij te veshur me florinjte e Krrabes.
    Sa te kesh yes-man-et qe te rrethojne dhe perkedhelin vazhdo te veprosh duke shkelur cdo norme, parim apo kriter, ne gjithcka.

  8. Vlash gremi says:

    Ne se emerimet vijne nga qendra,Tirana, pergjegjesine per punera te dobeta ta mbaje vete Tirana,por populit te Shkodres I behet keq.Prandaj o z.Rama,lerjani deputeteve te shkodres ta zgjidhin ate pune…Nga Ana tjeter,ne se punet e qeverisjes vendore nuk do shkojne mire, largo si deputation dhe vendoret e zgjedur nga keta…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje