Pse opozita e bën hero një prokuror që drekon me një kriminel?

3 Nëntor 2019, 08:57Politika TEMA

Nga Carlo Bollino

Një prokuror i sapopërfshirë në një rrebesh politik, i akuzuar nga kryeministri Edi Rama dhe nga zëvendëskryeministri Erjon Braçe për lidhje me elementë kriminalë, plagoset në atentat, ndërkohë që është bashkë me një eksponent të kriminalitetit, me të cilin sapo kishte ngrënë drekë.

Situata është e paqartë dhe, në fakt, skena duket se është ajo e një larjeje hesapesh mes bandash rivale, më shumë se sa një atentat kundër një prokurori që luftonte për drejtësinë.

Por Sali Berisha nuk ka dyshime dhe, kur fjala është për të mbrojtur interesat e tij personale politike, është i gatshëm të injorojë të gjitha parimet e shprehura deri në atë çast, duke treguar solidaritet të hapur ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe duke drejtuar gishtin ndaj kryeministrit, të cilin e akuzon si përgjegjës politik dhe moral të asaj që ka ndodhur. Në të njëjtën linjë janë edhe Lulzim Basha, eksponentë të LSI-së dhe shumë analistë të opozitës.

Arsyetimi i tyre pak a shumë është ky: duke qenë se Arjan Ndoja është akuzuar nga kryeministri, ai meriton të mbrohet, pavarësisht nga akuzat që i janë bërë. Dhe, në rast se plagoset në një atentat, do të thotë se porositësi është ai që e ka akuzuar. Dhe kështu, kjo opozitë, e cila sheh mafie pas çdo aktiviteti, edhe imagjinar, të Edi Ramës, dhe sheh mafie pas çdo marrëdhënieje personale të Edi Ramës, në mënyrë të cuditshme nuk sheh mafie pas pranisë së një prokurori të ulur për drekë me një eksponent të krimit dhe që, bashkë me të, në fund të drekës, plagoset në një atentat.

Natyrisht që do t’i takojë drejtësisë të identifikojë motivin e vërtetë dhe më pas të arrestojë e të dënojë fajtorët e sulmit kundër Arjan Ndojës, mikut të tij dhe shoferit të tyre. Por reagimi i opozitës, aq i nxituar, zbulon dy probleme, që të dy shumë të dëmshëm për luftën kundër krimit të organizuar, të cilën në dukje e ka kthyer në një flamur të saj.

Problemi i parë është se kjo opozitë duket që bën dallim midis kriminelëve të majtë e kriminelëve të djathtë, sikur një palë janë e keqja absolute dhe pala tjetër janë një problem si shumë të tjerë. Kjo do të thotë që, në rast se një ditë kjo opozitë do të vinte në pushtet, ajo do të kthehej të bënte të njëjtat gabime që ka bërë në të kaluarën, kur bandat nuk goditeshin, vetëm pse tregonin besnikëri ndaj qeverisë, ose pse kishin lidhje me Policinë. Lufta kundër kriminalitetit nuk mund të jetë selektive, pasi kriminaliteti nuk ka ideologji dhe as qendrime politike. Është kriminalitet e aq dhe duhet të trajtohet në këtë mënyrë.

Problemi i dytë është se solidariteti duhet të shprehet vetëm ndaj atyre që luftojnë me të vërtetë krimin dhe jo ndaj atyre që hanë bashkë me të. Nuk kuptohet se përse, sipas opozitës, një kryebashkiak që flet në telefon me një kriminel, është edhe ai kriminel, ndërsa një prokuror që ha drekë dhe lëviz me makinë sëbashku me një kriminel, në të kundërt, kthehet në hero. Në luftën kundër krimit nuk mund të ketë standard të dyfishtë, si ai që Basha e Berisha vazhdojnë të aplikojnë në çdo aksion të tyre politik, pasi, të mos mbash distancë ndaj një krimineli dhe ndaj miqve të tij, kjo të bën të dukesh gjithnjë si bashkëfajtor i tyre. Dhe kjo ka të bëjë si me ata që janë në qeveri, po ashtu si dhe me ata që janë në opozitë.

Në rast se politika nuk arrin të krijojë një kufi të pakapërcyeshëm ndaj së ligjshmes dhe të paligjshmes, beteja kundër kriminalitetit dhe korrupsionit nuk do të fitohet kurrë. Në luftën mes të mirës dhe të keqes, politikanët, mediat dhe opinioni publik një herë e përgjithmonë duhet të vendosin se nga cila anë do të qendrojnë. Dhe kjo duhet të jetë një zgjedhje përfundimtare, pa interesa politike dhe pa kompromise.(shqiptarja.com)

25 komente në “Pse opozita e bën hero një prokuror që drekon me një kriminel?”

  1. Lona says:

    Eshte opozite e perbere prej elemente criminal qysh
    ne krijimin e saje ka qendruar ne pushtet nepermjete crimit .
    Ne époque comuniste kishte dy grupe te shoqerise
    njeri grupe antare e sipatizant te ppsh dhe pjesa tjeter vjdhes te denuar ordiner te pa pune te pa shkolluar pjesa rrugace e vendit te pa kenaqur te ndeshkuar nga rregjimi si kulake balliste zogiste .
    Dhe eshte mese normale sjellje te tilla per ta réhabilité kete parti duhet nje révolution te largohet llumbi duke filluar nga baza por per momentin nuk ka njeri dhe PD do vzzhdoje si e tille déri ne shperberje naturale nga vete votuesi .

    1. Bllokmeni says:

      Opozita ta ben te thjeshte analizen, sepse vepron me llogjiken e biondeve

      1. SHKELZENI says:

        KU E SHIKON JU LLOGJIKEN E BJONDES ? .
        PA MARE NE MBROJTE SISTEMIN E KALUAR DIKTATORIAL MUNDET JU TE ME TREGONI NJE EMER ANTARE PARTIE I DENUAR PSH SALI BERRISHA KA QENE I DENUAR ?
        ME PD U BASHKUAN TE GJITHE TE DENUARIT ORDINER E QYTETEVE FLASE GJITHMONE ELEMENTI VOTUES PASI PJESA ME E KULTIVUAR TI QUAJME ISHIN MBESHTETES TE PPSH . CALCULÉ EST VITE FAIT .
        800 MIJE ANTARE TE PPSH MULTIPLIÉ PER DY NE FAMILJE DEL NJE MILIONE E 600 MIJE NGA NJE FEMIJE DEL FIXE 2 MILIONE ZBRISNI ÉVASION NE PARTIT E TJERA DHE TE GARANTON QE PS ESHTE FITUESE NE CDO ÉLECTION O SHQITARE ME CERVEAUX BLONDE

    2. bureto says:

      Ky/kjo @lona, këtu më sipër, duhet thirur dhe duhet vënë në krye të PD, ose të paktën të LSI. Paska mendje për t’ia pasur zili. Lum ai/ajo për mendjen që ka!

  2. H says:

    Shqipëria është shteti mafjoz që lufton të drejtën dhe popullin.

  3. ose ndoshta sepse keshtu i pelqen Miqeve tane te Medhenj
    ta shikoje Shqiperine ,
    nji vend te destabilizuar ku shteti eshte thjeshte Formal ,
    dhe joexzistent ,
    ku ligjin e beje bandat terrortse islamike te kryesuara nga saleh bin laden brrrisha ,
    Osama al bashah ,
    dhe sadam persidet muta !

    Keshtu e shndroj Miku ýne i Madhe Shqiperine
    ne nji vend terroristesh KU KRIMI TE LULEZOJ ne arabistan !

  4. Artani says:

    PD po perpiqet te na e viktimizoje kete prokuror ‘te pafajshem’. Ndodhi qe prokurori i inkriminuar te binte ne priten e bandave rivale me ate ku ben pjese prokurori, se plani i PD-se, me siguri, ishte qe vezen e nxehte, pra kete prokuror tia hidhte ne duar PS-se. Me keto strategji PD-ja nuk vjen ne pushtet as ne 2031-n.

  5. Koba says:

    Po duhet ta dini Z.Bollino se keta te ashtuquajtur Opozitare jane ma Kriminele se kriminelet qe bejne veprime banditeske.Ata gjithmone kane mbeshtetur Kriminele te rrezikshem per te lare hesapet e tyre..

  6. Piro says:

    Bollino, si perhere I qarte. Ka te drejte kur thote se; krimi nuk ka ngjyra politike, ai duhet izoluar dhe luftuar. Por politika shqiptare nuk rron dot pa krimin.

  7. Po me uren ç'paten says:

    Bravo Bollino.Une kam dyshim se po e perdorin si koke turku,per perfitime politike,ne kete moment kaq deçiziv,ne prag te krijimit te Organeve te Reja te Drejtesise.Ujku mjergull kerkon.

  8. Adi says:

    Z.Carlo , si gjithmone me shqipe te bukur dhe mendimet po ashtu.Kenaqesi kur Ju lexojme…

  9. Arber says:

    Kemi 600 vjet qe luftojme per pronat, e te gjithe sundimtaret dhe pushtetaret pa dallim feje krahine e ideje kane punuar vetem per interesin e tyre dhe familjareve te tyre, e jo te komunitetit. Kjo lufte nuk ka per te pasur fund. Krisma te kesaj natyre do degjohen edhe ne te ardhmen po nuk mori masa pokitika shqiptare. Faji eshte i ligjvenesve qe miratojne ligje per te grabitur pronat e bregdetit. Ne asnje vend te botes nuk eshte bere kjo baterdi. Ne komunizem jo e jo. Nese kane vullnetin e mire politika duhet me patjerer ne menyre urgjente te anullojn ligjet qe u jep per 99 vjet toka hajdudeve dhe te anullohen te gjitha ligjet qe kajne te bejne me prona ne bregdet brenda rrezes 1 km nga deti. Te prishen te gjitha ndertimet ne bregdet brenda zones 1 km,perveç atyre qe kane qene para vitit 90. Po u bene keto nuk do kete vrasje baterdi ndertimesh skandaloze dhe do kete mirqenie per qytetaret.

  10. Ρrushi says:

    ….Sa mire dhe nje i huaj si Z. Bollino, me mjaft aktivitet si gazetar dhe njohes i tradites shqiptare e ndan shapin nga sheqeri. Politikanet tane te opozites gjithmone kane dashur dhe mundur qe sapunin ta shesin per djathe. Po kujt jua thua. nuk e bejne se nuk dallojne sapunin nga djathi e bejne per t’ja shitur sapunin popullit per djathe qe mos i ndalet diareja e tij, natyrisht kush e ha, se jo te gjithe nuk e dallojne kete.

  11. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Eshte njesoj si pyetja qe bej une.
    Pse komunistet dhe sigurimsat e pedhit jane te mire(sipas komunist saliua) dhe komunistet qe ngelen ne partine e tyre PS jane te keqinj..
    Sikur nexhmija te perkrahte komunist saliun si do ishte?
    Prandaj edhe kriminelet(duke filluar nga sist drejtesis) qe perkrahin saliun dhe ben te pasur ilirin me sypeshkaqenin jane te mire,ndersa ata te soc jane e keqja

  12. Komentuesi says:

    Nese,dikush ka ndermend te vras nje njeri,ai nuk mund te thot se do t’a vras.Akuza qe i beri Edi Rama kaq hapur mes parlamentit per Prokurorin Arjan Ndoja,nuk do te thote se e ka vrar ai.E para se Rama nuk eshte Berisha qe te vrist,e dyta ai qe e tha ne parlament e kritikoi dhe ja tha troç qe Ndoja eshte i koruptuar.Kjo doli e vertete.Madje edhe me shume,ai qenka i lidhur edhe me kriminel ha dhe pi me ata ne lokale.Prandaj mos llapeni kot si ata llapaqener te pd-ke dhe te Leshelis.

  13. pijetari says:

    Qendrimi juaj, zoti Bolino, ku theksoni se sipas opozites “nje kryebashkiak qe flet ne telefon me nje kriminel eshte edhe ai kriminel, ndersa nje prokuror qe ha dreke dhe leviz me makine se bashku me nje kriminel, ne te kundert, kthehet ne hero”, eshte nje denoncim qe kthehet kunder vete opozites, si mbeshtetese e krimit.

  14. Aleksander says:

    E thjesht fare . Se kush drejton opositen Shqiptare jane te lidhur me krimin. Pra me kriminelet.
    Prandaj Populli Shqiptar nuk voton per PD e LSI.
    Ne 2021 di shohim kujt ja japin voten Shqiptart. Deri ateher oposita, pra pd e lsi duhet te rrin urt urt shet zito zito

  15. Ben says:

    Nje ndryshim me duket mes dy sistemeve :
    Enveri ngriti sistem prokurore dhe gjykates qe benin sic donte ai me kundeshtaret politike dhe mbronte karrigen e tij.
    Saliu ngriti prokurore dhe gjykates qe mbrojn jo vetem ate,por kriminele te cdo lloji dhe krime pafund.Rezultati?Ska asnje shans ti mberthesh më ata qe kane bere zullume sepse jane shume.Nuk di nga tia fillosh.Keta te Ps,jane kujtuar teper vone per te ndryshuar dicka,a thua se kane qene ne gjume letargjik per 30vjet.Thjesht,nje llum jane ne shume aspekte..por kuptohet qe pergjegjesi kryesor eshte ai qe e ngriti kete tragjedi kombetare qe nga 1990.
    Te provojn te marrin nga 10 prokurore dhe 10 gjykates gjerman a suedez..e shohim cdo ndodhe…
    Rrezik do duhet te merreshin njerez nga rruga per politikan se jane per burg te gjithe..

  16. xhulio says:

    Eshte e thjesht dhe sepse pyetja eshte shum naive, sepse kur kemi kurban(te vdekur), opozites nuk ja ndjen se kush eshte se ç’lidhje kriminale kane, por ja qe , nje prokuror na qenkash i lidhur me krimin, gje qe opozita edhe pse e ka atemuar emrin e njerit prej shoqerueseve te prokurorit si element me rrezikshmeri shoqerore, sot, kerkon pse, ju be atentat prokurorit, sepse i themi Lulit qe 7×7=42 nuk bejne, prandaj qe, shantazhet, gjobat dhe shum gjera tjera kriminale, te çojne aty ky jemi dhe per ç’far flasim. Nese profesionalizmi i trupes do hetoje me shum kujdes, do dalin gjera me te medhaja se kjo e Ndojes. Nuk i shkon nje prokurori te thote se nuk isha une shenjestra, ose, prokurori di shum e shum gjera te tjera.

  17. lenci says:

    @Prushi…
    Site marresh mbi 3 milione euro nga KM Rama, per Bunkerart 1&2, behesh mbrojtes i tij! Bolino i sherben xhepit te tij me leket tona. Kjo dihet nga te gjithe.
    Ky prokurori nuk ka asnje ndryshim nga ata qe kane vjedhur votat ne favor te PS, apo edhe te PD me pare. Prandaj, une habitem se si Bolino nuk sheh trarin ne syrin e KM Rama dhe sheh qimen ne syrin e opozites. Se sot opozita nuk ka sgje ne dore.
    Si qenka e ligjshme qe, pasi denohet drejtori i kadastres ne Durres, ku cfare nuk doli me nfalsifikime, KM del dhe sulmon nje prokuror, kushdo qofte ai. Ai t’i pergjigjet organeve te caktuara per kete qellim nga kushtetuta e vendit, por jo KM dhe zevendesit te tij.
    Dhe nje cudi tjeter: si eshte e mundur qe te gjithe komentueset femra jane ekstremisht pro KM Rama?! Besoj se shume nga keta komentues as ekzistojne, por jane pjese e programit dizinformues te qeverise ne internet.

  18. bureto says:

    Ky/kjo @lona, këtu më sipër, duhet thirur dhe duhet vënë në krye të PD, ose të paktën të LSI. Paska mendje për t’ia pasur zili. Lum ai/ajo për mendjen që ka!

  19. cris says:

    Po edhe ajo prokurorja e pergjithshme nje plehre eshte, keshtu shqiperine nuk e shpeton dot as arta marku , apo ndonje tjeter qe vjen po nga ai llum.

  20. alphade says:

    Z. Bollino ! Lidhjet e PD dhe LSI me krimin i kane rrenjet gneosologjike
    prej afro 30 vjetesh: Po shpjegohem: Berisha me klanin e tij,krahas
    pushtetit anarkist, bajraktarist e kanunor qe pergjithesisht shqipta-
    ret e njohin ,Ai ndertoi edhe nje shtet “underground” ,nje “shtet” ma-
    fioz, ku me vone iu bashkue edhe Presidenti aktual I R.SH .,Ilir Fliriri.
    Nje perputhje interesash ne krim. Aktualisht ky eshte Shteti “under-
    ground” dhe kete nuk e them Une por vete Berisha. Sa here ka de-
    klaruar Ai me plot gojen qe “Une,Sali Berisha, e rrezoj Edi Ramen
    nga pushteti, vetem me ‘djemt’ e Lacit dhe Mamurrasit……..” Dhe
    ciles jane keta “djem” ?! Jane pikerisht ndonjet,muharremet,etj.etj.
    hajnat e Rinasit, Cekajt,Lushajt etj.etj. te gjitha keto Banda Kriminale
    men drejtimin e kryekriminelit e kryemafiozit te Vicidolit. Shqiptaret
    Nuk duhet te harrojne kurre “shnaiperin e peste” te deklaruar nga
    goja e tij, “Kanabisisin e Lazaratit” si “vendi I tij politik” per kultivimin
    e tij ne Lazarat. Ketu nuk po pemend as Gerdecin,21 Janarin, vrasjet
    makabre te R. Hoxhes,Trebickes,Xhundit ……e dhjetra te tjera dhe
    per t’i kurorezuar Krimet e tij te vitit te mbrapshte,gjenocidin e 97-tes !
    Ky eshte kuadri sinoptik I krimeve te Sali Serb Berishes pergjate 30
    vjeteve te pushtetit te tij nentokesor !

  21. alphade says:

    Z. Bollino ! Lidhjet e PD dhe LSI me krimin i kane rrenjet gneosologjike
    prej afro 30 vjetesh: Po shpjegohem: Berisha me klanin e tij,krahas
    pushtetit anarkist, bajraktarist e kanunor qe pergjithesisht shqipta-
    ret e njohin ,Ai ndertoi edhe nje shtet “underground” ,nje “shtet” ma-
    fioz, ku me vone iu bashkue edhe Presidenti aktual I R.SH .,Ilir Fliriri.
    Nje perputhje interesash ne krim. Aktualisht ky eshte Shteti “under-
    ground” dhe kete nuk e them Une por vete Berisha. Sa here ka de-
    klaruar Ai me plot gojen qe “Une,Sali Berisha, e rrezoj Edi Ramen
    nga pushteti, vetem me ‘djemt’ e Lacit dhe Mamurrasit……..” Dhe
    ciles jane keta “djem” ?! Jane pikerisht ndonjet,muharremet,etj.etj.
    hajnat e Rinasit, Cekajt,Lushajt etj.etj. te gjitha keto Banda Kriminale
    men drejtimin e kryekriminelit e kryemafiozit te Vicidolit. Shqiptaret
    Nuk duhet te harrojne kurre “shnaiperin e peste” te deklaruar nga
    goja e tij, “Kanabisisin e Lazaratit” si “vendim I tij politik” per kultivimin
    e tij ne Lazarat. Ketu nuk po pemend as Gerdecin,21 Janarin, vrasjet
    makabre te R. Hoxhes,Trebickes,Xhundit ……e dhjetra te tjera dhe
    per t’i kurorezuar Krimet e tij te vitit te mbrapshte,gjenocidin e 97-tes !
    Ky eshte kuadri sinoptik I krimeve te Sali Serb Berishes pergjate 30
    vjeteve te pushtetit te tij nentokesor !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje