Çlirim Gjata i PD: Rama nuk e ul aq veten sa t’i lutet Metës! Presidenti nuk njeh 30 qershorin, s'do firmosë zgjedhje për Shkodrën e Vorën

3 Nëntor 2019, 22:35Politika TEMA

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka komentuar situatën në bashkinë e Vorës dhe të Shkodrës të cilat tashmë janë kryebashkiakë të zgjedhur.

Gjata e sheh të pamundur dekretimin e një date nga Presidenti për zgjedhje të pjesshme në Shkodër dhe Vorë.

“Sikur zoti Rama të bënte një kërkesë te Meta, por nuk e besoj që ai të ulet aq shumë sa ti lutet Presidentit.Është Rama shkaktari që vendi është këtu ku është. Ne si kemi njohur zgjedhjet e 30 qershorit, as presidenti se ka caktuar një datë tjetër.

Zgjedhje nuk ka pasur me 30 qershor, jo vetëm këta dy që ikën nga halli por të gjithë të tjerët nuk janë në vendin e tyre. Po qëndroj te Vora dhe Shkodra. Shkodra është më e thjeshtë se dha dorëheqjen. Ligji nuk ka kufizim dhe Ademi është e ligjshme, mund të qëndrojë dhe një vit aty.

Ndërsa Vora që u shkarkua, mund të vazhdojë nënkryetari të bëjë detyrat.Po të ishim në situatë normale presidenti do dekretonte një datë dhe do bëheshin zgjedhjet në Shkodër dhe Vorës.Presidenti e di që kanë ikur. Por Presidenti nuk njeh zgjedhjet se i ka çdekretuar 30 qershorin dhe caktoi 13 tetorin.

Në këtë situatë presidenti nuk cakton datë i bëri apo nuk i bëri kërkesë kryeministri. Shkaktar i kësaj është Rama që deshi të bëjë zgjedhje moniste.Jemi në kushtet më anormale që ka qenë ky shtet ndonjëherë. Duhet të largohet Rama që të fillojë të ecë normaliteti”, u shpreh Gjata në studion e Ora News.

5 komente në “Çlirim Gjata i PD: Rama nuk e ul aq veten sa t’i lutet Metës! Presidenti nuk njeh 30 qershorin, s’do firmosë zgjedhje për Shkodrën e Vorën”

  1. H says:

    Qeni pjell vetëm qen. Spiuni pjell vetëm spiun.

  2. cris says:

    Clirim Gjata eshte nje antikapat qe eshte turp qe del dhe flet si jurist, ai vetem jurist nuk eshte. Karieren e beri ne saj te atit Rustem Gjjata spiun i dyfishte i UDB dhe sigurimit te shtetit, qe e ngriti Sali Berisha.

    Degjojeni kur flet dhe e kuptoni cfare niveli ka. Inetelktualet e vertete flene gjume se kane frike te perballen me nje injorant si ai.

  3. likefloriri says:

    Ose me sakte te largohet meta qe te behen zgjedhje normale ne kete vend. Plehra.

  4. alphade says:

    KY Gjata eshte nje sharlatan qe s’e ka shoqin,idem si dajo I tij,rahmet paste !
    Eshte raca…..!

  5. Boston says:

    KY bythlepires dhe I paafte nuk flat me terms juridike por me servilizmin politik…… Armik I betuar I Reformes ne Drejtesi a drejtuar nga USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje