Ekzekutimi i gazetares malteze, zbulohen lidhjet e frikshme me mafian shqiptare

3 Nëntor 2019, 18:03Kronika TEMA

Në vitin 2017, vrasja e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia në një atentat me bombë, tronditi jo vetëm Maltën por mbarë botën.

Pas dy vitesh hetime, hetuesit kanë arritur në përfundim se ky krim të çon pikërisht në vendin tonë, Shqipëri.

Sipas medias malteze, “Timeformalta”, hetuesit besojnë se dy nga “kriminelët më të rrezikshëm të Maltës” mund të kenë përdorur kontaktet e tyre me nëntokën shqiptare për të blerë një pjesë të bombës të përdorur për të vrarë gazetaren Daphne Caruana Galizia.

Dy burime të përfshira në hetim i thanë “The Sunday Times të Maltës” se pjesë të pajisjes shpërthyese të përdorur për të vrarë gazetaren e ndjerë ishin janë “thuajse identike” me atë të përdorur në një shpërthim të mëparshëm me bombë në shkurt 2017, shkruan dritare.net

Dy vëllezërit e arrestuar dihet se kanë kontakte me krimin e organizuar në Shqipëri, dhe policia po hulumton mundësinë që ky shtet është burimi i makinës bombë.

Ishte një hetim italian që zbuloi shtrirjen e lidhjes së të dyshuarve me botën e krimit shqiptar.

Një burim i lartë hetimor tha se kishte informacione të tjera që çonin policinë të besonte se pajisja shpërthyese mund të ketë ardhur nga Evropa Lindore, shkruan dritare.net

Degiorgio dhe George Alfred janë vëllezërit që besohen të jenë lidhur me mafian shqiptare.

Të dyshuarit gjithashtu përshkruhen si figura udhëheqëse në botën e dhunshme kriminale të Maltës dhe ishin të lidhur me “të paktën dy” vrasje të tjera.(dritare.net)

4 komente në “Ekzekutimi i gazetares malteze, zbulohen lidhjet e frikshme me mafian shqiptare”

  1. Matrix says:

    O debile! Po pse i fryeni kot propagandes anti-shqiptare rreth te ashtequajtures mafie shqiptare. Mafia ekziston, por ajo eshte italiane, ruse, japoneze, kineze, etj. Kriminaliteti shqiptar eshte grupor, klanor, individual por mos i vini atribute te hiperbolizuara qe nuk i ka.
    Gjithashtu, krimimaliteti shqiptar eshte ne shkalle me i vogel sesa ai i vendeve fqinje si Serbi, Bullgari apo Rumani, per mos te folur rreth atij te vendeve te permendura me siper ku mafia eshte nje institucion.
    Po e krijojme vete ate psikoze nga hici.
    Pastaj qahemi se na ka dale nami. Namin ja nxjerrim ne vetes me keto media mazokiste qe kemi. Kesaj medie debile nuk ia kalon as propaganda serbe me ate greke sebashku.
    Turp t’ju vije!!

  2. Tiranas2020 says:

    Ka gishte Edi Rama me siguri

  3. Sali kerma says:

    Iir Meta ka shku nja 8 here ne Malte tek ai nji bythe vend. Per cfar shkohet aty? Per plazhet ekzotike?

  4. TIRONA says:

    tiranas 2020 prej puket: ka gisht dhe shpellarja qe te ka bere !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje