FOTO: Deputeti shqiptar martohet me ish-shefen e tij pas divorcit nga gruaja

3 Nëntor 2019, 16:45Lifestyle TEMA
FOTO: Deputeti shqiptar martohet me ish-shefen e tij pas divorcit nga gruaja

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri është kurorëzuar për herë të dytë në martesë.

Zekiri është martuar me Bisera Jordanovën e cila është e angazhuar në Agjencionin për inovacion.

Muhamedi dhe Bisera janë të lidhur prej shumë vitesh dhe janë njohur që nga koha kur kanë punuar në televizionin Alsat.

Në atë periudhë Bisera ka qenë në pozitën e drejtoreshës gjenerale kurse Muhamedi drejtor i informacionit.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili është fotografuar duke e shijuar çastet e bukura.

Kujtojmë që deputeti ka qenë i martuar më herët dhe nga martesa e parë ka dy vajza.

 

1 komente në “FOTO: Deputeti shqiptar martohet me ish-shefen e tij pas divorcit nga gruaja”

  1. Gjon says:

    Deputeti shqipetar « muhamed «  mire qe na e thate se sdo ta kuptonim qe eshte shqipetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje