Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, shprehet se opozita do dyfishojë pagat, kur të vijë në pushtet.
“Edhe pse nuk jemi më pjesë e parlamentit, në mendjen tonë ndërtojmë buxhetin që do bënim ne. Është ende e vlefshme ajo tezë që kam thënë një vit më parë, ne do i dyfishojmë pagat brenda një mandati.
Me rrogë më të larta do balancojmë pagën minimale me vendet e tjera ballkanike.
Kjo lloj reforme do të përmirësojë edhe situatën e pensioneve. Është bërë e domosdoshme, dhe jashtë kësaj skeme nuk ka zgjidhje tjetër”, tha Shehi në studion e Top Talk.
Ish deputeti ka folur edhe për ndërprerjen e protestave duke u shprehur se opozita merr hapa siç i merr çdo opozitë në botë, duke reflektuar mbi realitetin dhe interesat e Shqipërisë.
“Ne duhet të bëhemi gati për një politikë serioze. Ne i ndaluam proceset se kishte gjëra me të rëndësishme, integrimi në Europë. Integrimi është detyrë për gjithë palët e politikës.
Integrimi është ndihmë jo vetëm për shqiptarët por edhe për opozitën se është një lloj kontrolli”, tha Shehi.
Bravo Dash Shehi! Dyfishim page dhe nje shishe raki dhe fitorja eshte e sigurt. Vetem se rakija duhet te jete pa hile, safi rush. Paga edhe mund te jete me hile ska gjo. Po pati raki ka parti. Po pati faqore ka edhe fitore. Yxhym perpara trimat e saliut.
E po shyqyr,brenda nje mandati do na dyfishohet besoj dhe neve pensions,atehere do kemi mundesi qe kur te hame dreken,Jo qe ne mengjez,te pime ndonje gore…
Kur e beri kete deklarate dhe ishte esell apo I mbathur qe menate?…
Mire e ke ti o Dash por sa me shume qe kalon koha aq me shume po shtremerohesh dhe je i pabesueshem.
sa paske pire mor dash.po i dyfishove do pime me teper.do hame dopio plonz
shume pak dyfishimi i pages, ne se je ne dopjon e peste duhej te thoshe qe do i pesefishojme qe te behesh i besueshem, gjithe keto te ardhura qe do realizoni ku do i coni po nuk rritet pagat, Forca dasho faqorja edhe nje dopje tjeter, dhe yyp xhixhi
MOS O GJO I BOM , KY ??
Us cfare koronaci pse dyfishim, beje dhjet fishim Cte pengon te thuash sa te doje qejfi.
Dru me pré raki me pjelle,sa me shume raki aq me mire per dashin dhe desht e tjere.
ne tavolinen e tv e te rakise i dyfishoni rrogat e e beni Zero taksat.nqs ka akoma njerez qe i votojne keta b…ga kemi kapur fundin .pastaj ne shqiperi mund te drejtoje prape pergjegjesi i tragjedive kolektive 94,96,97,98,2008,2011,2019 e tere ushtria e m…t.uroj te kemi pak kujtes
PO CMIMIN E RAKISE ?
do dyfishojme rakine ,nga teke do e bejme dopjo