Dy të dyshuar nga Fushë-Kruja dërgohen në Tiranë, ngushtohet rrethi për atentatin ndaj Arjan Ndojit

4 Nëntor 2019, 17:34Kronika TEMA

Laboratori Policisë Shkencore pohon se, ka përputhje të lartë ndërmjet gëzhojave të gjetura në atentatin e tipit mafioz në drejtim të prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj dhe armëve të sekuestruara në një automjet në Ishëm.

Ndërkohë janë shoqeruar në drejtorinë e policisë së Tiranës dy persona me origjinë nga Fushë Kruja por, ende nuk dihet roli i tyre në atë ngjarje kriminale ku mbetën të plagosur tre persona.

Armët e zjarrit të sekuestruara në automjetin e braktisur në Ishëm pas atentatit të së premtes në Durrës ku udhëtonte Prokurori Arjan Ndoj dhe dy miqte e tij, sipas Laboratori të Policisë Shkencore kanë ngjashmëri më gëzhojat e gjetura në vendngjaje.

Burime nga grupi hetimor pohuan për “ABC News” se, – nga kryerja paraprake ka rezultuar një përputhshmëri e lartë, pasi gëzhojat e gjetura në vendngjarje janë qëlluar nga armët tip Kallashnikovë të lëna në mjetin e braktisur në Shkafanë të Ishmit.

Ekspertët e balistikës në Policinë e Shtetit do të bëjnë edhe në një krahasim të dytë për të hequr çdo dyshim mbi përputhshmërinë e gjilpërës së automatikut Kallashnikovw model 56 dhe shenjës së lënë në kapsollen e gëzhojeve të gjetura te mbikalimi i Shkozetit.

Në atentatin e tipit mafioz të së premtes ndaj prokurorit Arjan Ndoj, shoferit Andi Maloku dhe mikut të tyre Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi apo me pseudonim “Rrumi” dyshohet se u qëllua nga dy armë të ndryshme.

Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje një numër të lartë personash, ku dy prej tyre janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Automjeti që autorët u larguan në drejtim të Ishmit, tip Mercedes Benz me targa AA 342 LM ishte vjedhur në Tiranë dy javë më parë.

Në të njëjtin mjet gjithashtu u gjetën edhe prova të tjera, si maska, fije floku dhe gjurmë papilare të lënë te një bidon plastike me benzinë.

Për të bërë të mundur identifikimin e personave nëpërmjet analizave të AND-së, Laboratori i Policisë Shkencore do të kërkojë të krahasojë nëpërmjet Interpolit, profilit gjenetik të përftuar pasi, autorët mund të rezultojnë të dënuar në vendet e Bashkimit Europian.

Të gjitha veprimet e zinxhirit komandues në Durrës po verifikohen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pasi zona monitorohet me patrulla të lëvizshme policore gjatë 24 orëve.

Pikëpyetjet e grupit hetior janë të shumta pasi, nga koha kur ndodhi atentati rreth orës 16:25, policia mbërriti rreth 20 minuta më vonesë.

4 komente në “Dy të dyshuar nga Fushë-Kruja dërgohen në Tiranë, ngushtohet rrethi për atentatin ndaj Arjan Ndojit”

  1. kasem gahinji says:

    mendimi im:-shkrimi nxjerr te dhena qe perbejne sekret hetimor.qellimi eshte venia ne dijeni e atentatoreve dhe organizatoreve per ecurine de paralajmerim per largim ose prisni mos ndodhe ndonje atentat tjeter per te fshehur gjurmet.vajtja e makines se policise per 20 min.eshte normale.makinat e policise nuk jane ne cdo kthese,rrotullim,ngjitje,zbritje.mbulojne sektore qe kane trafik apo rrethana qe veshtiresojne veprimet.mbase ka te dhena te tjera por 20 min jane normale.shikoni hyrje daljet ne prokurori,atje fillon meseleja.

  2. Keto informacione dhe publikime ne medie nuk i sherbejne kapjes por marrjes se masave per te krijuar alibira te ndyshme nga autoret e krimit

    1. Mo says:

      Aj qe nxer informata te tilla per sbtypin aj duhet te futet ne burg. Ose Tema ja ka fut kot si shpeshhere qe ndodh me kte portal

  3. Monika says:

    Prokurrori i thencin…ose krimineli bastardi i ligjit…e di sh. Mire…kot lodheni …me policine….apo …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje