Nis Vetting-u në Policinë e Shtetit, ja dy emrat e parë

4 Nëntor 2019, 15:43Kronika TEMA

Vetting-u në Policinë e Shtetit nuk do të nisë nga drejtuesit e saj, siç është Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të zhvillojë këtë javë seancat e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme (SHÇBA).

I pari që do të dalë përpara trupit gjykues dhe do të skanohet njësoj si gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, është Oltion Shehu, Shef i Sektorit të Ankesave, SHÇBA. Seanca do të zhvillohet nesër, 5 nëntor, në orën 12:00.

Trupa e vlerësimit do të përbëhet nga: Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj.

Tre ditë më pas, të premten në orën 12:00, seanca dëgjimore do të zhvillohet me Adriatik Ago, Zv.drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA.

Trupa e vlerësimit do të përbëhet nga: Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko.

1 komente në “Nis Vetting-u në Policinë e Shtetit, ja dy emrat e parë”

  1. Agim kanada says:

    Ketyre krimineleve te popullit ti sekuestrohet pasuria dhe te perdoren per ti ngritur rrogat policeve qe Jane ne krye te luftes kunder bandave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje