Përgjaken sërish rrugët: Aksident i rëndë në Librazhd, tre të plagosur nga parakalimi i gabuar

3 Nëntor 2019, 18:37Kronika TEMA

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të qytetit të Elbasanit.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar. Edhe mëngjesin e sotëm po në këtë aks rrugor ndodhi një tjetër aksident,ku mbeten të plagosur 3 persona pasi automjeti i tyre doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur ne rrjedhën e një përroi.

Burime nga vendi i ngjarjes i thanë gazetarit se të plagosurit janë nga qyteti i Elbasanit. Policia dhe grupi hetimor aktualisht ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje