FOTOT: Pamjet shokuese nga kryeqyteti më i ndotur në botë, mbyllen shkollat e parqet nga ndotja ekstreme

4 Nëntor 2019, 10:57Lifestyle TEMA
FOTOT: Pamjet shokuese nga kryeqyteti më i ndotur në botë,

Ndotja e ajrit në Nju Dehli dhe qytetet përqark tij, kanë arritur këtë të dielë të 3 nëntorit, nivelin më të lartë për vitin 2019.

Autoritetet në kryeqytetin më të ndotur në botë, kanë shpallur emergjencë të shëndetit publik, si dhe kanë urdhëruar mbylljen e shkollave dhe parqeve publike.

Indeksi që mat cilësinë e ajrit, matur që në orën 2 të mëngjesit, ka tejkaluar nivelin 900, kur alarmi shpallet që në nivelin 500. Çdo banor i kryeqytetit indian thith çdo ditë ndotjen e barasvlershme me 50 cigare.

Në Nju Dehli jetojnë 40 milionë banorë, pjesa më e madhe e të cilëve vuajnë nga probleme të mushkërive dhe frymëmarrjes ndërsa gjatë orëve të fundit, autoritetet kanë anuluar mbi 30 fluturime nga aeroporti i Nju Dehlit, për shkak të shikueshmërisë së dobët.

Rrugët janë boshatisur pasi pjesa më e madhe e banorëve kanë qëndruar në shtëpi, për të mos ekspozuar veten.

7 komente në “FOTOT: Pamjet shokuese nga kryeqyteti më i ndotur në botë, mbyllen shkollat e parqet nga ndotja ekstreme”

  1. ABC KORCA says:

    Mos harro:
    India para 20 viteve ishte nder shtetet me te varfera ne bote
    Te “medhenjet” u mblodhen dhe rane dakort qe te zhvillohej ky shtet
    U zhvillua …..e u katranos
    Mos harroni kurre….:
    Zhvillim pa projekte,zhvillimi vetem e vetem per ekonomine….çon ne katastrofe njerzore.
    “Gjella me krip e kripa me karar”…thote populli

  2. Olimpia says:

    Per vendet e varfera ka vetem nje rruge….Rruga kineze…shtet autokratik…ekonomi tregu por me planifikim dhe drejtim nga shteti,….zhvillim industrial hitech me ndotje minimale,vendet e superpopulluara..bllokim te rritjes se popullsise,,,20…30 vite vetem nje femije,….shkollim masiv te mesem teknik.Eshte e vetmja menyre per te dale nga varferia dhe mjerimi.,,Demokracia,,,ne varferi eshte thjesht nje iluzion .Kjo rruge nuk eshte teori por e vertetuar…brenda 40 viteve Kina arriti ta coje te ardhurat neto per njeri nga ,300 …400 dollare ne vit ne 18000 dollare ne vit dhe ne 2030 synon te arrije 30000 dollare per njeri ne vit.Ne se ish BS dhe vendet Eurolindore do te kishin rrugen graduale te ndryshimit te sistemit tani do te ishin vendet me te pasura ne bote.Por idiotizizmi i Gorbacovit dhe élites politike eurolindore si dhe histerizmi kolektiv i turmave e shnderroi ndrrimin e sistemit gati ne katastrofik.Dhe nga e gjithe kjo perfituan vendet e zhvilluara.Por liberali ,,revizionist,,,Ten Hsiao Pin nuk e hengri ,,karamelen,, e helmuar,i fshiu studente anarkiste me dhune pasi i duroi mbi nje muaj ,nderkohe qe punetoret dhe shumica derrmuese e popullit nuk i ndoqi studentet.

    1. Peço says:

      Ti moj/mor Olimpia qënke tipik komunist shqiptar. E them këtë se të ka edukuar Partia qysh në vezë për të bërë politikë globale. Dukesh sikur e ke të përgatitur vehten për të qënë udhëheqëse e “ndritur” për Kinën, Rusinë dhe Indinë të marra së bashku. Kështu ka qënë edhe shoku i “lavdishëm” Enver, udhëheqës i përmasave botërore, por që ktheu në nevojtore të madhe vëndin tonë të vogël. Pra, ne kemi lindur për ti dhënë mënd botës, kur nuk dimë të lidhim as brekët tona. Ndaj duhet theksuar me forcë, se vetëm kur të largohemi nga thelbi i bindjes që na kanë mësuar, se ne jemi qëndra e botës dhe gjithçka rrotullohet rreth nesh, vetëm atëhere ka për të ardhur shpëtimi për këtë vënd fatkeq. Dhe ju pleq të currufjasur, (sepse e tillë duhet të jesh me psikologjinë që shpreh në koment) është mirë të mblidheni dhe të flisni për gjëra që ju takojnë, për rrugën tuaj ku kaloni çdo ditë, për të ujitur ato pemë që ju mbjell bashkia, për të mos hedhur letra dhe pisllëqe rrugëve, për nipërit dhe mbesat që çoni në shkollë, e plotë gjëra të tjera që përbëjnë jetën e përditshme të njeriut të thjeshtë. Merruni me vogëlsirat e jetës tuaj të përditshme dhe keni për të qënë të lumtur, pa stres dhe tension. Lëreni politikën globale dhe punët e botës, bota e njeriut është atje ku kalon jetën e përditëshme, hallet e tij të përditshme, komunikimi me ata që çdo ditë ju thotë “Mirëmëngjes”. Është vërtetuar katërcipërisht, se lumturinë njeriu e gjenë vetëm në çikërrimat e tij të çërditshme, në ato vogëlsira që përbëjnë të tërën, jetën e tij.

      1. bbbbb says:

        Olimpia ka dhene argumenta qe qendrojne, ti nga ana jote ja fut pordhes dhe ben moralistin, akoma pas 40 vjetesh na pasksa faj Enveri se gjerat shkokan keq.

    2. valer% says:

      Ne fakt edhe Enveri nuk beri ate, qe beri Kina: te reduktonte popullsine shqiptare. Per shkak te atij ne jemi sot 3mio. varfanjake. Shtresa e ulet eshte goxha e madhe dhe nuk ka fare perspektive per jeten.

  3. TIRANA says:

    Nuk jemi larg!!

  4. ZIGUR QARRI says:

    Mire e ke o “Peço”, merru me cikerrimat e mengjezit, se per politike te madhe ke lexhenden Sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje