Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç bisedoi përmes telefonit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, lidhur me përgatitjet për takimin e dytë trepalësh në Ohër, në të cilin ata duhet të vazhdojnë bisedimet për krijimin e një “mini Shengeni” midis tre vendeve.
“Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”, shkroi Vuçiç në profilin e tij në rrjetin social Instagram.
Vuçiç, më parë, tha në një konferencë për media, se bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të vazhdojnë, dhe më pas edhe me vendet e tjera, për heqjen e pengesave të lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit.
Samiti i parë midis tre liderëve u mbajt në Novi Sad të Serbisë, më 10 tetor, me ç’rast ata nënshkruan një deklaratë e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
Në konferencën e përbashkët për media, Vuçiq pati thënë se synim i kësaj nisme është që deri në fund të vitit 2021 të krijohen kushtet që qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të kalojnë kufijtë e tri vendeve me letër-njoftime.
Ai ka thënë se me masa “më konkrete” të zbatimit të kësaj nisme, përfaqësuesit e tri vendeve, do të dalin në takimin e ardhshëm, që do të mbahet në Ohër, më 10 nëntor.
Nuk ka vetem 3 vende Ballkani. Duhen edche Kosova…mali i zi…bosnja… apo jo?
Shqiptaret mezi shkojne deri ne Prishtine, le mo ne Beograd. As i bje menja njeriut me shku anej. Keto jane shou veç ne tregu sa shume po duhen keta politikanet e popujve miq shqiptar e serbe. Fallsitet komplet.
“Bisedat” KOKE-ME KOKE, te ketyre te mesiperme…NA PRISHIN Pune…
1-Ska pse kemi “Minishengene”….kur TE TREJA Shtetet Respektive kane nje Synim:Hyrjen ne Be…athere pse keto Lloj Inicjativash?????????
2-Jane Pikerishte keto “Inicjativa” qe bene edhe France qe, te ti lere Jashte Eu-s Vendet e Ballkanit Gjasme me “Status-Specjal”??????SHKURT…Inicjativa..e mini-shqngenit nuk eshte Produktive…..por “Futja Vetes”..thote Mileti…lol
Nuk eshte nisme e keqe. Pse te mos vine serbet e maqedonsit ne Tirane apo Adriatik dhe anasjelltas? Do levizin njerezit e kapitalet dhe do krijohen raporte dhe opinione konkrete.
une them te behemi te gjithe 1(nje) ..Shqiperi,Greqi,Turqi,Maqedoni,Serbi,Bullgari etj tregeti multi miliardeshe,pak a shume si ne kohen e Perandorise Osmane,keshtu shuhen edhe inatet mes njeri tjetrit hahah
Asnje pune nuk na prish miqesia midis popujve. Eshte politika ajo qe ka mbjelle armiqesi per vitesh. Nese te gjitha palet bien dakort per nje shengen ballkanik pervec perfitimeve te ndersjellta asnje te keqe nuk ka. Nese politikanet e vendeve respektive ju bejne thirrje popujve te tyre per qetesi atehere do shikoni qe c’do gje do shkoje perpara. Normal qe do kete shume probleme pasi jo te gjithe njerzit jane njesoj. Krimi do zhvendoset nga njeri shtet ne tjetrin per te humbur gjurmet njesoj sic bene kriminelet shqiptare qe u larguan ne vendet perendimore pasi atje nuk i njihte askush ndersa ne shqiperi njiheshin si parja e kuqe. Uroj qe c’do gje te shkoje mbare dhe pervec tre shteteve,Shqiperi,Serbi,Maqedonia e Veriut ti bashkohet edhe Kosova,Mali i Zi dhe Bosnja.
As Enveri nuk i mbajti syte nga Serbia. Ky i nderuari yne me zemer e ka transferuar seline e tij ne Beograd.
UNË USHQIM SERB NUK FUS NË GOJË…bëjani 0 doganën sa të doni!
Nuk jam shumë inteligjent po nuk jam as debil total
MARDHENIT I SHERBEN POPUJVE ,SE SA PER POLITIKANET SHKOJNE E VIJNE SA HERE QE TE DUAN.MUNDE TE SHIKONI LULIN E VOCERR ,DHE PERGJIGJET I KENI TE GJITHA MBRENDA.TE ISHTE KRIJUAR PERPARA MINISHENGEN I BALLKANIT ,EUROPA DO TA FUSTE SHQIPRINE PA MEQEDONINE E VERIUT NE EUROPE.EDHE PSE GJERMANIJA NUKE E DONTE.SA PER USHQIMET JUGOSLLAVE ,SHQIPTARET MJAFTONE TE KALOJME LIRSHEM NE KUFIJTE JUGOSLLAVE DHE MOSE TE PRESIM 4 ORE NE MESE TE VAPES. TE TJERAT ZGJIDHEN FARE THJESHTE.
ESHTE NJE IDE E MIRE ,SEPSE SHTOHEN SHTETET E BALLKANIT QE MBROJNE INTERESAT E TYRE.NUKE E BESOJE SE SALIU DO TIA SHESE SERBISE ISHULLIN E PASHEALIMANIT,PER TE NDERTUAR KALANE E TIJE NE VICIDOLE TE TROPOJES. AJO DO TE BEHET NJE NGA BAZAT ME TE RENDESISHME TE NATO .