Nga Sokol Balla
Nuk ka përkufizim më të saktë të Shqipërisë dhe të situatës së drejtësisë dhe raportit të saj të sëmurë me politikën, sesa ngjarja e të premtes në plazhin e Durrësit, kur një mjet i prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, po me pasagjer jo vetëm atë, por edhe një personazh të botës së errët, u godit me armë, në një atentat mesa duket të mirëmenduar, po ku pati vetëm të plagosur dhe shumë dilema të lëna pas.
Prokurori akuzohej pak javë më parë nga qeveria për bashkëpunim me kriminelë për tjetërsim pronash, ndërsa personazhi tjetër akuzohet nga opozita, po për tjetërsim pronash, në kurriz të një biznesnmeni të madh të huaj, të dhunuar, si pasojë më pas i larguar nga Shqipëria.
Në këto kushte është thuajse e pamundur të kuptosh, nëse atentati kishte për qëllim të njëjtë sulmi të dy, secilin veç e veç apo të dy bashkë. Eshtë e pamundur shkencërisht të provosh nëse prokurori u godit pasi u ekspozua nga sulmi i kryeministrit dhe zëvendësit të tij, apo nëse u godit pasi akuzat ndaj tij janë të vërteta.
Sa për bashkëudhëtarin e tij, nga mënyra sesi atentati është zhvilluar, duket se ai mund të ketë qenë objektivi i vërtetë, dhe kjo sigurisht s`ka lidhje me ekspozimin që mund t`i ketë bërë opozita, sesa me aktivitetin e tij të larmishëm në kronikën e zezë.
Por e frikshme ama është të mendosh, se autorët nuk janë shqetësuar të ruajnë shënjestrën, dhe kanë goditur të gjithë. Çka të shtyn të mendosh se prokurori është quajtur në rastin më të mirë një dëm anësor i parëndësishëm, ose edhe më keq: i konsideruar me indiferencë pjesë e një larjeje hesapesh në parim, mes vjedhësve të mëdhenj të pronave.
Ajo çka e rëndon situatën, janë veprime të tjera para kësaj ngjarjeje, që vejnë fokusin dhe njëherë në tokat e gjera të ultësirës mes Durrësit dhe Ishmit, pronësia e të cilave nuk u zgjidh kurrë dhe si e tillë u la në dorë të bandave dhe drejtësisë së korruptuar dhe përfundoi në rastin më të mirë, në toka për mbjellje hashashi dhe aeropista të sajuara për trafik kanabisi.
Vetëm pak ditë para atentatit gjyqtarja e durrësit Joana Qeleshi, autorja e vendimit të gjykatës që ka ngjallur sherrin mes personazhit të errët që udhëtonte me prokurorin dhe një pale tjetër në fshatin Draç të Ishmit, dha dorëheqjen dhe u fut në punësim privat. Sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Sikur asgjë të mos ndodhte pak ditë më vonë, sigurisht edhe si pasojë e atij vendimi. A është ky shembulli më i fundit i aktivitetit kriminal më të organizuar në vend, dhe a kishte të drejtë Adriatik Llalla, kur e quante Durrësin kryeqytetin e krimit të organizuar në vend?
Mesa duket po. Dhe e pamë dhe e përjetuam të gjithë, kur u mor vesh atentati ndaj makinës së Ndojit. Krimi, Drejtësia, Politika: të gjithë në një makinë. Me emëruesin e përbashkët: Vjedhjen. Tjetërsimin. Grabitjen. Në emër të Ligjit, por edhe me forcën e armëve.
Lajmi i mirë i vetëm është së paku Vettingu do të kursejë shpenzime në shqyrtimin e Ndojit. Siç vetë e ka pranuar, me personazhin në makinë e lidhte njohje e vjetër dhe kaq mjafton, që ai të shkarkohet. Lajmi i keq është se Adriatik Llalla paska pasur të drejtë dhe se Vettingu nuk do mjaftojë për të shpleksur një lëmsh interesash, që nuk dihet akoma se ku e ka lidhur cepin e tij të parë.(Realstory.al)
Prokurori ( ligji),krimineli(antiligji) që janë si mishi me thoin,bashkëjetesë vdekjeprurëse për popullin. Tablloja besnike e realiteit degradant.Ai shtet ka vdekur . Ma tregoni Ku i kalon pushimet karmina.
undefined
Zoti nuk ka meshre jo per ju por per te qjith ata te koruptuar
qe luftojn popullin e tyre
Tup o politikan turp te keni
Jeni me te keq se Enver Hoxha
Si ka mundesi ka njerez si ju ne kete bot
Ca keni ber ju per kete popull
Pa ma tregoni , ja u them un ca keni ber
Keni ngritur ne 88 grupet fame keqe te krimit , me femijet e sigurimcave
I dhat dor te lir te benin masak ne popull
Fidhuan me raje me perdhunime me qjob venje rembime
zdukje eleminime shitje organesh , shitje te armatimeve , shitje te vlerave historike qe nga ikonat skulpturat te qjitha poshtersit i bet , pse i bet pse
Se jeni njerez te shitur jeni shqips foles pa karakter injorand
Jeni frikacak po frikacak
Frikacaku i ben keto qjera jo trimi
Ne te qjitha qytetet e vendit mbizoteron krim se i mbeshtesni ju ju qe i pregatite per kete popull
Historija do shkruaj
Duhet te dini dicka i fort eshte ai qe i bije adhi
Dhe jo ju frikacaker qe beni cdo qe nga frika se jeni te shitur nga frika qe krimi keni ndertuar nga frika e popullit
Turp per ato nena qe ju kan lindur ju kan lindur te vuani ne friken tuaj
Ku ka me bukur kur nje popull ecen perpara me ekonomi me dashuri me respekt me pun
Turp mbani krimin se krimi do tuaje koken me femijet e tyre
Nuk jan ata qe punuan jashte kriminela jeni ju qe i vidhni ata
ju jeni krimi ju jeni skamja ju jeni ici
Turp turp dhe per ne qe ju votojm ju pjedh e se keqes
Jo te shkarkohet…..te futet brenda…burg
Ja paske fut pordhes lali. Koli ik bej are top storyn e mos shkruaj budallalleqe.
Llogjike polici amator dhe merecenari profesionist qe ka si synim final te nxjerre qeverine luge te lare.
E ke qare o Kol Balla kete shkrim!”Po mua a s’po ma jep doren z.President “ke thene kur u be talimi i Berisha Nano!A te kujtohet ,ndoshta perseri ke shkrire doren per tia dhene edhe nje here Berit me ushtarin e Berishes ,Adriatik Dhallen!
Frazologji konfuze.
pushteti i llafazaneve eshte shummmmme i paster.mblidhen neper studio e fillojne e marrin neper goje dynjane
jane te njejtet qe jane po aq pergjegjes sa politikanet ne gjendjen qe ndodhet shqiperia.mediat ne shqiperi pjesa me e madhe kane studiuar nazizmin e fashizmin ska mundesi te mbushen programet me kronika te zeza nga mengjezi deri ne darke.nuk eshte se bejne ndonje hetim e zbulojne korrupsion,po japin lajme te thata pasi ngjarja ka ndodhur.e politizojn cdo ndodhi.duken qe jane o militant o servile thjesht ushtare te pakualifikuar
DREJTESIA-POLITIKA-KRIMI.TE GJITHE BE NJE MAKINE.KONKLUZION I SAKTE.POR KUSH ESHTE PASUARUARE ME SHUNE PREJ TYRE..KJO ESHTE ÇESHTJA.
-UNE THEM SE PLITIKA KA PERFITUAR ME SHUME NE KETO 30 VITE.TASHME PER TE MBROJTUR PASURINE PO VENE NE EFIÇENCE KRIMINELET.DO ZOTI HANE KOKAT ME NJERI-TJETRIN DHE POPULLI TE SHPETOI PERFUNDIMISHT.
-PREKURORI NDOJA & GJYQTARJA WELESHI-MIKJA E ARGITES JANE BANDA E PARE NE DURRES QE KANE BERE NAMIN NE ATE ZONE.ATA KANE FAVORIZUARE BANDEN NR.2-TE FORTIN E SHIJAKUT QE DHUNOI LIBANEZIN NE 2016.SIÇ DUKET KM RAMA PER KETO BANDA E KISHTE FJALEN QE SULMOI HAPT NE KUVEND.
-POR NE VEND QE KLP TE THIRRTE QEVERITARET TE SQARONTE SITUATEN…U HODH NE SULME KUNDER QEVERISE.KJO QEVERI KA 6 VJET QE BERTET “…KAPENI UJKUN..” OPOZITA DHE DREJTESIA E BERE NJESH PO PENGON SA MUNDET.
-TASHME EDHE BD/KOMBETARET-ONM PO VIJNE VERDALLE PER TU LAGUARE.SE KAN 2 VJET QE NUK PO ZGJEDHIN DOT NJE KRYEPREKUROR DHE GJ.KUSHTETUESE.
-Z.KOLI:KM RAMA E KA BERE TE QARTE SE DREJTESIA ESHTE 100 % E DEGJENERUARE QE NE 1992.ME KETE RITEM RINOVIMI I BIE QE AJO TE BEHET(NESE DO BEHET) KUR ZAHO RAMA TE BEHET KRYEPREKUROR 30 VJEÇAR.
Zoti BALLA,MOSE PRITE QE TE BEHEJ FAKTE I KRYER I PROKURORIT I KORRUPTUAR ME NJERZE KRIMINAL.KJO PUNA E PROKUROREVE DIHEJ.
QE KURE PROKURORI I PRGJITHSHEM MORI ARRATINE ,APO KLD ISHTE E GJITHA E KORRUPTUAR ,PERSE NUKE U DISKRETITUA ASNJE PROKUROR NEPER PORTALET E JUAJA?A E DIE SE 70% E PROKUROREVE NE SHQIPRI JANE PA SHKOLLE DHE ME PRECEDENTE PENAL ?
NDOJI ESHTE VETEM FUNDI I TRAGJIKOMEDISE SE PROKUROREVE.
CFARE MUNDE TE NA THUASH PER GJIN GJONIN,SI PERFUNDOI GJYGJI I TIJE NE LIDHJE ME KONTRATEN E AIROPORTIT :NENE TEREZA ;NE TIRANE.?
TE KUJTOHET KURE AMBASADORI DONALD LU FOLI PER PASURITE E PROKUROREVE?MOSE BENIN TE PADITURIN,SEPSE ESHTE AKOMA NJE GABIM I RENDE PER ATE VENDE.TE GJITHE GJETEN SHESHE DHE E BENE PESHESH NE ATE VENDE.TE KA DALE GJUMI ME VONESE ,PO QE SE TE KA DALE.NE ITALI SAVIANO DENONCOI KAMORREN ,DHE QEVERIJA ITALIANE I VENDOSI ROJE PER TA RUAJTUR,KURSE JU PO FLISNI TANI PER KETE PROBLEM.KESAJE I THONE ;SI KOFILI PASE TE VJELURAVE.