Lind “FAUDA” shqiptare: Do merret me të “fortët” dhe “peshqit e mëdhenj”

5 Nëntor 2019, 20:07Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Policinë e Shtetit për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe arrestimin e Redjan Rrajës, ndërsa ka njoftuar se brenda muajit qeveria do të miratojë një ligj special kundër KÇK-së, pra gjyqtarëve dhe prokurorëve të inkriminuar.

“Do t’i nxjerrim ujë të zi” shkruan Rama ndërsa flet për luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit.

Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu”, shkruan kryeministri, ndërsa shton se lufta ndaj tyre do të vijojë deri në fund me zero tolerancë.

Por për çfarë flet kryeministri kur i referohet ligjit dhe forcës speciale anti-krim? Origjina e tij daton 27 tetorin e vitit 2018, kur ministri i Brendshëm dha dorëheqjen. As pesë muaj nga skandali i përgjimeve të Babales, gjithkush mendoi se dorëheqja kishte lidhje me këtë ngjarje, por shpejt u kuptua se ministri i fortë i Brendshëm dhe mbështetja e tij ndërkombëtare e përjashtonin deri diku këtë, si arsyen e vetme.

Ikja e Fatmir Xhafës u mbështoll me shumë mister për muaj me radhë. Thuhej se pati një përplasje mes tij dhe Kryeministrit, i cili u duk se e lëshoi shpejt dhe pa shumë komente largimin e Xhafajt. Po përse?

Burime i thanë Realstory.al se së paku në përplasjen e fundit mes tij dhe kryeministrit kishte qënë operacioni Forca e Ligjit dhe mungesa sipas kryeministrit, e rezultateve të forta dhe konkrete. Të njëjtat burime i thanë faqes sonë, se ministri i Brendshëm ishte përgjigjur se kornizat ligjore nuk lejonin disa herë të arriheshin rezultate optimal, me gjithë indicjet që gjendeshin.

Pas pak ditësh thuhet se kryeministri është kthyer në zyrën e ministrit, me një material propozues të hartuar nga këshilltarët e tij (mes tyre edhe Sandër Lleshaj) ku propozohej krijimi i një forcë të posaçme elitë, në radhët e policisë, por me më shumë autonomi nga komanda e uniformave blu, me fokus të posaçëm “të fortët” dhe aktivitetet e tyre.

Kryeministri gjithashtu propozonte trainim të posaçëm të huaj, uniforma të reja, dhe për më shumë, një bazë të re ligjore të funksionimit të saj. Duket këtu erdhi dhe çarja finale mes tij dhe ministrit Xhafaj, që ndër të tjera pa te kjo nisëm, edhe fundin me dështim të Operacionit Forca e Ligjit, që synonte pikërisht të fortët dhe tek nisma ligjore e saj, tejkalim të kompetencave të tij si ministër i brendshëm nga autoriteti i kryeministrit. Xhafaj u largua.

Në vend të tij mes shumë polemikash me presidentin e republikës, erdhi pikërisht këshilltari i Ramës, Sandër Lleshaj. Një ndër gjërat e para që ai bëri, ishte pikërisht hapja rrugë e kësaj nisme të re. Fillimisht me tërheqjen drejt Policisë të anëtarëve elitë të forcave të armatosura, pjesëmarrëse në operacione ushtarake paqeruajtese apo paqevënëse në Irak e Afganistan. Për të mbërritur më pas tek momenti që po afron: krijimi i bazës ligjore i njësisë elitë. Dhe për këtë tashmë punohet prej disa muajsh.

Realstory.al ka mësuar se tashmë prej disa muajsh, disa dhjetëra oficerë, jo vetëm janë përzgjedhur por dhe janë trajnuar, në mënyrë që në momentin që baza ligjore të miratohej, kjo forcë të hynte mënjëherë në fuqi dhe në operacion. Kryeministri mesa duket e ka patur në kokë dhe modelin. Ai është grupi elitë Fauda i forcave policore izraelite.

I krijuar nga ish pjesëtarë të shërbimeve sekrete dhe ushtarakë, ky grup është i specializuar në Izrael në kapjen apo eleminimin e elementëve të rrezikshëm terroristë në Izrael dhe Palestinë. Subjekt i një seriali të suksesshëm në Netflix ai tregon fabulën reale të kësaj force elitë, që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish nga sulme terroriste, duke eleminuar kokat apo elementët që priteshin ti ekzekutonin ato. Dhe duket se nuk është kopjuar thjesht modeli. Qeveria shqiptare ka shkuar më larg se kaq.

Ajo ka pajtuar pikërisht ish krerët e kësaj force izraelite, të cilët prej muajsh janë në Shqipëri. Ata kanë bërë përzgjedhjen e elementëve më të mirë, policorë dhe ushtarakë dhe mesa duket tashmë janë gati të futen në operacion, njëkohësisht me fillimin e pritshëm të shpejtë të funksionimit të SPAK dhe BKH.

Siç tregoi edhe ngjarja e atentatit ndaj Ndojës dhe dosja e madhe që ajo pritet të zbulojë, lidhjet mes drejtësisë së korruptuar, korrupsionit politik dhe “të fortëve”, janë thuajse gjenetike. Por ndërsa ndaj politikanëve dhe njerëzve të korruptuar të drejtësisë, është e lehtë të operosh, ndaj “të fortëve”, situata është më e komplikuar.

Të armatosur dhe me para, ata prej 30 vjetësh kanë ngritur mitin e tyre, me bandat, aktivitetet, krimet makabre, guximin e verbër ndaj shkeljes së ligjit, pasuritë e mëdha dhe së fundi, përdorimin e të gjithë këtyre “aseteve” për të ndikuar në politike. Vulnerabiliteti i njohur i policëve ndaj tyre, që në vend që ti arrestojnë, shpesh preferojnë ti kenë “shokë”, si duket solli domosdoshmërinë e krijimit të “faudës” shqiptare.

Megjithëse detajet nuk dihen, ngritja paralele e saj, me BKH dhe SPAK, duket se tregon se ajo do të gëzojë status special, ligjor dhe financiar si dy njësitë e reja të drejtësisë. Ajo do të jetë “krahu i armatosur” i saj, njerëzit elitë, që do të mbështesin prokurorët e gjykatësit specialë, që do të prangosin peshqit e mëdhenj dhe eleminojnë “të fortët”. Si duket së pari duke thyer mitin e forcës së tyre fizike e kriminale.

37 komente në “Lind “FAUDA” shqiptare: Do merret me të “fortët” dhe “peshqit e mëdhenj””

  1. Arifi says:

    O loqe po ti luft do besh me kta??? Per se te duhen kta me maska??? Kush pjerdh per ata?? O usta esht ligji ai qe i tremb njerzit jo kta me roba te zeza se na cudite. A ka njeri ta besoj ?? Po seres tende ca do i besh? Po leri kto me uj te zi e me uje me ngjyre se na gajase

    1. Solisti says:

      Po shko mer Arif e kullote dhite, ligji i Gjin Gjonit ia fut friken ne palc ne fakt ?

    2. Arifi ,

      po si s’te vjen keq per lopen qe e le ne stan
      e vet bredh Forumeve te Gazetave ?
      E shkreta Lope .
      Arifi sdo me dit fare ,se ka ngren lopa sote apo jo .

    3. Ardi says:

      Ne kohe te Zogut nje xhandar mbante nje qytet me gjithe katundet e tij. Si Enveri si keta qypat e tjere. Nuk po lejne se krijuari lloj lloj marifetesh qe te luftojne hajdutet dhe bandat.

      1. KORÇARI says:

        Ardi,sa për dijeni në kohë të Enverit një polic dhe ai i pa armatosur mbante një qytet të tërë.

    4. Çami says:

      O Arif nxirre Saliun qe ke brenda

      1. Adi says:

        Po pse me idiotat e rilindjes, ketu paska ngel puna qe nuk kapen peshqit e medhej!!! U dashkan navy seals me kap ata qe i ke perdite para surratit ne qeveri, parlament dhe opozite! Po pse me prandaj nuk e kane arrestu dot saliu dhe meten, se s’kane qene te pergatit fizikisht sa duhet?!!! Po e kuptonj qe kjo eshte propagande bajate e amplifikur nga kurva mediash te tipit balla, fevziu e kompani! Po normal qe Fatmir Xhafa ka qene kunder palacolleqeve! Ai u hoq jo se operacionet s’po jepnin rezultat, por perkundrazi se desh te arrestonte akulloren!

    5. Ari says:

      Kur ka ardhur koha qe te analizosh edhe ti or Arif,beji mender mutin ketij vendi!Prit Arif se s’ka pare gje akoma apo je Bathorist qe s’trembesh ti!Eshte me mire te jeshe Loqe se sa koqe si puna jote or mjeran !Me siguri ty te kap ligji i tokes se xanun ndaj ke frike!Prit dhe shiko e shijo or kafshe qe qytetin e bet pyll e menduat se e zaptuat krejt!N.q.se nu ke pula mos bej shèt or mjeran qe mendon se u be deti kos e shkallet e pallatit te kultures per te shperndare torte me legen per kafshet e zbrituna prej bjeshkeve ne asfaltin e Tirones!

  2. dardan says:

    Po RENEA e ROS ça do i bejne? Apo do i çojne te kosisin hashash?

    1. miti says:

      Ros nuk ben te njejten pune, por merret me gjurmimin dhe ndjekjen e elementeve ne kerkim. Ndersa per RENEA-n duket sikur do e lere ne hije sic la Renea Briskun dikur derisa ky i fundit u shkri fare.

  3. Babale says:

    Arife’! Ligjet nuk kane munguar, edhe pse here pas here kerkojne plotesime e permiresime, por per zbatimin e tyre dhe luften ndaj krimit, duhen njerez te pregatitur profesionalisht dhe psikologjikisht, sidomos per kategori te vecanta te krimit e krimineleve , si keto per te cilat po flasim. Fale me shendet qoftlargut!

  4. tonin v says:

    o llesh po si skeni turp! Po ne vend te investohesh ne inteligjencen e paske bazuar luften ne kapterra po vishi kapterrat si te duash dhe me tanke po spate inteligjencen ke mbaruar! Oficeret me te mire i mbylli xhafa ne akademi e oficere roje dhe ke vene lepuj te drejtojne ! Jazek e shkaterrove policine dallkauk

  5. Kallaman says:

    Pordh e re made in Albania!

  6. Shkodrani says:

    Po o kurve o homo e pjelle e keqe pusht i kuq bashke me pushtat e tjere nga saliu udb nano meta rama basha e shpk e tyre ju jeni banda e vertet jo ata qe thoni ju ata jane kalimtare te momentit gangstera i keni bo juve se nuk e kan merak burgun se dalin sa here e sa te duan fundja ato leva jone ne duart tuaja mafia eshte vet shteti jo mafie po supermafia e pushtave te kuq qe e kontrollojn shtetin qe nga 1945 e deri me tash te tjerat jane bomba tymuese perca e sundo o osmallinj e komunista bashke fara me e keqe e njerzimit hajde tung o homo dhe karagjoz bashke i ke si i ati juaj shpirteror se nga franca na erdhet te dy e cuditshme por reale

    1. Kodra says:

      Pash nderin me kete ‘ UDB’ qe permendni ju fshataret ore e minute.

      Nuk kane pas servet ndonjehere ndikim ne Shqiperi.

      Servet kane cu dhe cojne prostituta dhe striptiste neper pubet dhe hotelet shqiptare ne Shqiperi, Kosove, FYROM dh Ulqinj o Aziz Ndreu.

      Ketu qe ne 1991 ka sundu Amerika ms kemb hapur, cdo qe qe ka ndodh ka ndodh me aprovimin ose planin e saj.

      Keta politikane plehra shqipfoles jane zara te saj.

      Te ishin Osmanllinj keto si shume politikane dhe gjenerale shqiptare dikur do ishte mire se ata drejtonin nje perandori te tere.

    2. Çimi says:

      Komenti më i goditur shkodër locja???????????bravo.. Mos fol më se e prish…

    3. Çimi says:

      Komenti më i goditur shkodër locja???????????bravo.. Mos fol më se e prish…

  7. Milan says:

    Arif ligjin e respektojn popujt me kultur e mentalitet te perkryer e jo njerzit e eger ok

  8. Cudia says:

    Arif o bir!! Po kete ligj kush doe zbatoje…?? Ky ligj i ri do njerez si keta qe te vene me shpatulla pas murir te medhenjte e krimit dhe bashkepunetoret e tyre ne pallatin e drejtesise.

  9. 0sumi says:

    Duro Arif duro….llafosemi mbas ca ditesh.

  10. Ardi says:

    Ne kohe te Zogut nje xhandar mbante nje qytet me gjithe katundet e tij. Si Enveri si keta qypat e tjere. Nuk po lejne se krijuari lloj lloj marifetesh qe te luftojne hajdutet dhe bandat.

    1. Miti says:

      Sa banore kishte qyteti me i madh ne kohen e Zogut?

  11. Deti says:

    Lereni Arifin te kullosi delet. Krimi ne shqiperi eshte I forte e I organizuar dhe nuk luftohet me policat e lagjes. Izraeli nuk I krijon kot forcat speciale. Djemt qe kane qene ne Afghanistan Jane te pergatitur dhe su trembet syri nga ca kriminele alabak.

  12. Emiljano says:

    Ushqim per peshqit e vegjel,propaganda vazhdon

  13. Arber iliri says:

    Urime zgjidhja me e mire dhe efikase.

  14. shabani says:

    Po ik o Rama ku ka te forte me shtetin pse nuk bejne gangsterin keta byth pambuket kur dalin ne itali France Gjermani etj, tani vijne ustallaret amerikane i ke te gjithe ne burgje

  15. Jo per gje... says:

    Analize politike.

  16. Xoni says:

    Pirdh te cfryesh i thone kesaj. Nuk shpeton dot me nje bande ketu e nje bande atje. Ne kohe te monizmit policeve ju ishte ndryshkur pistoleta se nuk ju lejohej ta nxirrnin dhe jo me te tundeshin me mirraloza e me kokore. Keto tregojne se sa te zotet jane. Ne Angli policet kishin vetem nje shkop gome dhe bilbil.Nuk e di pse me njan me Venezuelen kjo histori.

    1. Kodra says:

      Ne Angli qe ta dish ti bandat e rracave te ndryshme tallin trapin me policet.

      Keshtu qe nuk jane shembull per tu ndjek.

  17. Arifi says:

    Ore po te kishit ber te gjithe nga nje tufe me dele si puna ime dhe ta kullosnit e di sa mire do ishit!!! Problemi esht se po ju kullosin juve.

  18. arif lopcari says:

    O Arif lopcari. Gjithe bota ka forca te tilla speciale. Keta qenkan budallej. Ti dhe Saliu jeni te zgjuar. Ik o idiot bej nje gomar me dru.

  19. Studenti says:

    Le ta fillojne punen me ata pordhacet qe rrahen studentet meqe eshte formuar per kete pune.Eshte rast i fresket dhe shqetesoi te gjithe shqiptaret sepse kane femijet neper shkolla.

  20. Haki Cobani says:

    Kjo eshte e vetmja zgjidhje per gjendjen aktuale te krimit ne shqiperi. Ne kushte te jashtzakonshme operohet me mjete te jashtzakonshme. Por do kete efekt vetme ne qofte se ky hap nuk behet per efekte politike. Derri do plumb. Kjo nuk eshte shpikje shqiptare. Eshte zgjidhje amerikane. Amerikanet i bien shkurt.

  21. Qetësusi says:

    Mero kur e pollët FAUNDËN . peshqit e mëdhenj janë nëpër zyra.

  22. qirifiu says:

    “Fauda” is an Arabic word meaning “chaos”, but it is also, apparently, a term that Israeli special forces use when a mission goes wrong

  23. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    Hajde mole hajde, po te fortet jane krahu i armatosur i politikaneve ne pushtet o Ajnshtajni lalit. Kujt i tregon ti jo Fauda jo Famuta, ne momentin e pare qe politikes do ti duhet tja presi krahet kesaj force do te dekonspiroje anetaret e saj, mjafton nje ose dy, dhe Specialet do e kuptojne mesazhin qe nuk duhet te shtyhen deri atje ku nuk duhet. Ketu do jemi e do shohim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje