Përgjatë intervistimit të deputeti socialist Alket Hyseni, anëtari i Komisionit për Reformën Zgjedhore u pyet ndër të tjera mbi pikat e takimit dhe të ndarjes së PS-PD përsa i përket Reformës Zgjedhore.
Ku bien dakord dhe ku jo, dy forcat më të mëdha politike, kur bie fjala te çështja e sistemit zgjedhor?
Fillimisht, Hyseni u ndal te të përbashkëtat.
“Unë besoj, me aq sa kemi informacionet tona, që brenda radhëve të tyre ka zëra profesionalë , të cilët jam i bindur që do të konvergojnë në të njëjtin qëndrim me ne, që standardet do të realizohen”, u shpreh ai duke u ndalur te standardet e lartpërmendura.
“Barazia gjinore. Pavarësisht se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha ka patur rekomandime për t’i avancuar këto hapa dhe në këtë aspekt, edhe opozitat e të gjitha llojeve, brenda dhe jashtë parlamentit janë dakord. Financimi i partive politike, kemi rënë dakord që kërkon një adresim të ri. Po kështu çështje që kanë të bëjnë me mënyrën e ndërtimit të komisioneve.” shtoi Hyseni.
I pyetur mbi pikat ku dy partitë ndahen nga pikëpamja e filozofisë për Reformën Zgjedhore, deputeti tha:
“Nuk mund të themi se ku ndahemi me ta përveç aspekteve proceduriale sot, për të cilat flas me kompetencë që ndahemi sepse ata kërkojnë që të anashkalojnë kushtetutën, ligjet, institucionet. Në pjesën tjetër janë vetëm me të dëgjuar, nuk kemi institucionalisht asnjë qëndrim.”
Ore Mero, kam kaq kohe qe vazhdimisht pyes se nuk e kuptoj (me mire te mos dishe e pyesesh per te mesuar se sa te nglesh injorante tere jeten), kush do ta votoje reformen zgjedhore te ketyre pd-stave se ata nuk ka kush tu a votoje? Reforma dhe çdo ligj votohet ne parlament. Do te lutesha se u lajthita, me ndihmo ne kete rast, se ne gjithe boten ata qe ulurasin e prishin rruges, nuk bejne dot ligje, perveç se hane nga nje shkop polici. Te faleminderit!
Do e votojne ne te semes vet
Pika qe bashkohen M q esht jo zgjedhje me emra te hapur se na mer lumi basha dhe rama marin 0 vota ikin per lesh ,dhe pika tjeter esht ta shtyj sa me shum pa ber reform PD-PS-LSI shkatrim i vendit ne total hajdut
Nje kusarordiner, nje doganier hajdut. Ketumbaron reforma zgjedhore dhe cdo reforme tjeter.