Deputeti Rrahman Rraja ka reaguar pas arrestimit të Redjan Rrajas si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
Ai ka thënë se nuk ka lidhje të afërta me Redjan Rrajan dhe se lajmin e ka mësuar nga mediat.
“Nuk jam në dijeni të përfshirjes së Redjanit në antetat.
Redjani është më larg se kushëri i tretë për mua.
Gjyshi i Redjanit dhe babai im janë vëllezër për babë me nëna të ndryshme.
Unë nuk përkrah askënd. Kushdo që është përfshirë në aktivitet kriminal, duhet të japë llogari para ligjit.
Lajmin e mora vesh nga mediat, sepse vetë isha në një takim pune”, ka thënë deputeti Rraja për ABC News.
Po jo more xhan si na qenkerka kusheri i trete? Ti me babain e tij jeni djem xhaxhallaresh.
Kur keni para të vjedhura per ti fshehur, ju behen kushërij të afërt që ju bëjnë dhurata të majme.
E ç’ farë kushërit i tretë i bie kur gjyshi i Redjanit është vëllai i babait. Dmth. deputeti me baban e Redjanit kushri i parë dhe djali deputetit ne Redjdnin kudhëri i dytë.Shumë të afërt janë ,po deputeti heq bythën mënjëanë tani.