Ruçi: Perëndimi po ushqen steriotipe të rrezikshme ndaj Ballkanit Perëndirmor

5 Nëntor 2019, 10:20Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk po përballen vetëm me rreziqet kibernetike.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Sigurinë e Mbrojtjes, Ruçi tha se Bashkimi Europian dhe qytetërimi perëndimor po ushqen disa steriotipe të rrezikshme ndaj Evropës Juglindore dhe sidomos Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se përballimi i këtyre steriotipeve është një sfidë më vete për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

“Kërcënimet transnacionale, terrorizmi, armët e shkatërrimit në masë, trafikimi, krimi organizuar dhe rreziqet e tij bashkëjetojnë në rajonin e tonë si me demonët e trashëguar qoftë edhe ato që rikrijojmë periodikisht vetë ne. Për arsye që i dimë të gjithë rajoni duke qenë njësoj i rrezikuar ka më pak imunitet mbrojtës nga rreziku kibernetik. Kapacitet më të kushtëzuara vetëmbrojtëse kushtëzohen nga standardet më të ulta teknologjike dhe informatike të të gjithë vendeve të rajonit tonë.

Por do të ishte gjysma e së keqes nëse aftësitë tona më të pakta mbrojtëse ndaj rreziqeve kibernetike të lidheshin vetëm me teknologjinë dhe potencialet e kufizuara financiare.

E them këtë sepse po konstatojmë se pjesa tjetër e kontinentit dhe qytetërimi perëndimor ka krijuar ose ushqen disa steriotipe të rrezikshme ndaj Evropës Juglindore dhe sidomos më shumë për Ballkanin Perëndimor. Përballimi i tyre është një sfidë më vete për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Perceptimi për Ballkanin Perëndimor po merr një negativizëm që tenton të shndërrohet në qëndrime diskriminuese ndaj popujve që kanë kontribut për spikatur për qytetërimin evropian dhe rrethanat historike i kanë lënë prapa pjesës tjetër të kontinentit.

Ballkani Perëndimor nuk është një rajon fqinj i Evropës, por është pjesë integrale e saj. Pjesa tjetër e kontinentit por sidomos ato të vendeve të Bashkimit Europian po mbajnë qëndrime skeptike, përjashtuese. Duhet të kuptojnë se tendenca e pandryshueshme e historisë është afrimi i kufijve politikë dhe kulturorë me kufijtë natyrore të saj.”, deklaroi Ruçi.

1 komente në “Ruçi: Perëndimi po ushqen steriotipe të rrezikshme ndaj Ballkanit Perëndirmor”

  1. Detari says:

    ballkani perendimor po ushqen sterotipe islamike zoti ruci.

    Te pelliti hoxha e lagjes sot? e keni hoxhen dhe prane kuvendit tani me 4 minare/rraketa te vellai erdoqen.

    Nga nje shtet laik e bete shtet islamik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje