Policia ka arrestuar si të dyshuarin kryesor për atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Rrajën.
Ai është kushëri i deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Redjan Rraja ka një klinikë dentare në Fushë Krujë dhe jeton mes Shqipërisë dhe Kanadasë.
I dyshuari për atentatin ndaj prokurorit Ndoji është një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë ndaluar edhe për disa ngjarje të tjera në vitet e fundit.
Redjan Rraja ka qenë i pranishëm në tavolinë me Elton Çiçon (burri i motrës) në Tiranë në 1 maj 2016, kur ky i fundit u ekzekutua te lokal “De Niro” në zonën e ish-Bllokut.
Mjeku u akuzua se mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, ka fshehur celularin dhe pistoletën që mbante viktima, Elton Çiço, ndaj dhe u dënua me 8 muaj burg, për prishje provash.
Ai ndërkohë, është përmendur edhe në rastin e e Xhisiela Malokut, e cila e përmendi në një intervistë, pas denoncimit se ishte përdhunuar nga kushëriri i tij, Rexhep Rraja.
“Rreth orës 20:00 ka ardhur te banesa ime, në fshatin Nikël, Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe Redjan Rraja dhe më kanë marrë me zor duke më thënë “Na hape punë””, deklaronte Xhisiela Maloku.
Oficeri Emiljano Nuhu përmendi emrin e Redjan Rrajës si një prej njerëzve të deputetit Rraja që e kishte kërcënuar për shkak të hetimeve që po kryente pas denoncimit të shtetases Xhisiela Maloku.
Tashmë dentisti Rraja akuzohet për përfshirjen në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
Rrahja është arrestuar teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.(TemA)
E paska krimin ne tru. Dhuna e terheq me teper se jeta. Te qenurit I lire, mjek apo ne Kanada, nuk mjaftojne, I pelqen burgu.
Ore ky rrahman rraja ka na nji fis qe nuk merret me krim, ju qifsha mu ne lista, njeri me kriminela tjetri me debila dhe injorante.
Jeni per tu djeg te gjalle me benzine
Eh, po ç’të bësh! I voton populli. Rrahman Rraja, para se të zgjidhej deputet në zonën e Niklës, ka qenë i zgjedhur dhe tre herë kryetar i asaj komune. Sepse nuk i thonë kot atij SOVRAN. Ky ‘sovran’ zgjodhi edhe Berluskonin deputet për Parlamentin Europian, megjithse 82 vjeç edhe i akuzuar e i dënuar nga drejtësia italiane. Në këtë aspekt, pra të civilizimit demokratik, ku ne dhe ku italianët! Nuk duhet diskutuar ky aspekt. Të zgjedhurit janë tjetër gjë, sepse janë të përkohshëm, pra aq sa marrin besimin e elektoratit, ndërsa kriminelët janë kriminelë, nuk kanë ngjyrë por zgjyrë, ndaj duhen kapur dhe ndëshkuar si të tillë. Mos harrojmë se nga jugu thuhet: ” Berri varet nga këmbët e veta!”.
E po cfar te besh… , ata jane te gjithe kriminele ! Rrahman
Rraja ishte ” me i miri ” i tyre , se te tjeret jane bloze !
Rrace muti….malokeri hesapi…
Interesant. Eshte vrases me pagese apo larje hesapesh? Te shohim se cfare do dale nga hetimi.
Tipik malok , koke vic … , c`mund te presesh nga ajo zone ?!
Kishte te drejte Dash Shehu ku tha qe ne i mesusn keta te PS me mbajt qeverine me krimin po keta po ja kalojne dhe mesuesit???