Investigimi: Lulzim Basha ia mori me "qera" vilën luksoze ish-drejtoreshës që kishte në Bashki

5 Nëntor 2019, 13:32Politika TEMA
Investigimi: Lulzim Basha ia mori me "qera" vilën luksoze

Lulzim Basha është kthyer në qendër të vemendjes mediatike pas zhvendosjes në kompleksin e vilave “Long Hill” në periferi të Tiranës.

Kryetari i PD nuk jeton më në apartamentin e tij në katin e 12-të të kullave afër stadiumit “Arena Kombëtare”, pasi sipas një njoftimi nga selia blu, shtëpia e Bashës është dëmtuar nga tërmeti, gjë që është mohuar nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet shtetërore.

Kompleksi super luksoz, ku po jeton aktulisht Lulzim Basha, është ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, që është akuzuar vazhdimisht nga PD-ja si oligark pranë Ramës.

Basha, me qira në vilën e ish-drejtoreshës së tij

Gazeta SHQIP ka investiguar më tej rreth këtij rasti dhe ka mësuar se vila lukzose ku po jeton Lulzim Basha është në pronësi të Migena Vrapit.

Migena Vrapi ka punuar si drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur ishte kryebashkiak Lulzim Basha.

Vilat “Long Hill” janë në një prej zonave më të lakmuara në Tiranë, ku jetojnë diplomatët, të pasurit dhe bankierët. Një shtëpi në këtë zonë kushton të paktën 410 mijë euro, ndërsa qiraja mujore mbi 2 mijë euro. Nuk dime nëse kryedemokrati paguan qira, apo është favorizuar nga ish-drejtoresha e tij, në këto kohë që ka mbetur pa shtëpi.

Bie kauza e luftës ndaj oligarkëve?

Në mënyrë të paprecedentë, Lulzim Basha prej vitesh ka nisur një luftë të ashpër ndaj biznesmenëve, të cilët i quan oligarkë të lidhur me Ramën dhe që i shërbejnë atij. Basha dhe PD kanë denoncuar me emra në Kuvend, disa prej tyre.

Njëri nga biznesmenët e denoncuar është edhe Agron Papuli, ‘oligarku’ që ndërtoi kompleksin ku Lulzim Basha është zhvendosur për të jetuar.  Papuli, u vu në shënjestër të akuzave nga Partia Demokratike dhe është akuzuar direkt nga Flamur Noka se mori 1.6 milionë euro për tënderin e dhënies me qira të makinave për policinë e Shtetit. Sipas PD, në vetëm dy vite Papuli kishte marrë 4.3 milionë euro nga OSHEE.

Por Lulzim Basha, që kërcënonte me burg dhe konfiskim pasurish “oligarkët”, sot fle në banesat e tyre. A është tërhequr kryedemokrati nga kauza kryesore e tij gjithë këto vite? “Ne nuk jemi të varfër, ne vidhemi nga oligarkët”, artikulonte vazhdimisht ai, poshtë zyrës së Ramës, gjatë protestave të verës.

14 komente në “Investigimi: Lulzim Basha ia mori me “qera” vilën luksoze ish-drejtoreshës që kishte në Bashki”

  1. LABI says:

    VETINGE DHE PER POLITIKANET NGA SHIPETARET,DILNI ME LISTA TE HAPURA PO UA MBAJTI DHE DO TE SHIFNI QE DO MERNI ATE QE MERITONI PS,PD,LSI,,,

  2. D says:

    Po mire kjo drejtoresha e ketij krimineli nga i gjeti 410 mije Euro qe ka blere kete vile dhe e jep per bamiresi tek ky muti? Ajo paska dhe nje shtepi tjeter ku jeton vete, pra nga burojne gjithe keto para. Mos valle keto jane emra qe i perdor ky klouni per te shperndare pasurine e vjedhur? Mos vall ky dhe drejtoresha kane bashkepunuar dhe vjedhur bashke ne kohen e bashkise Tiranes?

    Pra ketu kerkohet nje hetim i thelle i prokurorise per te zbuluar rrenjet e korrupsionit. Mos harroni kjo eshte pasuria e popullit, pra e jona qe kane vjedhur keta maskarenje dhe duhet te japin llogari deri me nje. Prokuroria duhet ti sekuestroj ato vilat sepse jane pasuri e vjedhur, pavaresisht se te kujt jane te drejtoreshes apo te kllounit, ato jane pasuri qe keta ja kane vjedhur popullit.

  3. Agim Deliallisi says:

    Eshte idiotizem te komentosh ne gazetat shqiptare. Te gjitha jane balte, majtas e djathtas. Si edhe te gjithe politikanet, perfshi Bashen e Ramen.
    Ky artikull eshte ekzakt nje FLETERRUFE e kohes se xhaxhit.
    C’lidhje ka lufta kunder oligarkeve me marrjen me qera te nje shtepije qe e ka ndertuar vite me pare njeri prej tyre, partia e te cilit eshte vetem FITIMI?!
    Gimi

    1. Nick says:

      …dhe thuaj shyqyr qe eshte vetem FITIMI, me ndertime e me ppp-ra!!!!
      Se keta te tjeret edhe djegin per se gjalli gra, femije dhe burra per ate te shkrete FITIM!!!

  4. Peço says:

    E “hëngri” Migena Vrapi, prit kur ta shohim deputete të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhëshme, ose kandidate për Kryetare Bashkie në Tiranë !

  5. Illi says:

    Po kjo Vrapi dihet gje ku i gjeti leket?! Ajo eshte e Para qe duhet hetuar,?!

  6. Qorri says:

    O lylzim ore Lylxim
    Hajt ma ha kte karin tim..
    Po knote memeci.

  7. Sali rama says:

    Demokratet duhet te kuptojne se ku krye hajdut me parat e vjedhura , nderton shet dhe ven pasuri , mbase migena eshte perdorur ne fillim sa per te kaluar Lulja lumin , tani lulja fillon te korre sukseset e mbjellura ne emer te tjeter kujt

  8. Fatos says:

    Po ju kaq pertace jeni aty qe nuk shkoni te beni foto reale te vilave/kompleksit?

  9. BRSS says:

    ATO VILA JAN NDERTUAR ME PARA KOKAINE DHE PRONARI I VERTET ESHTE ANONIM LUL GRUAQIRI DUHET TA DIJ PERDERI SA KA MAR DY VILA NGA ISH DREJTORESHA E BASHKISE

  10. dorjani says:

    Ju duhet te rripeni së gjalli, kemi punuar me breza dhe vila nuk kemi. Mir nave beni, perderisa ka nje popull ku perfshihem dhe une, qe votojme. Sa here qe kerkoni vota, ju talleni dhe injoroni popullin. Nje hu ne bythe te gjitheve duke filluar tek presidenti e shoqja dhe luli e edi e me rradhe dhe ne turren e druve per t’ju bere kukurec per qente e rruges.

  11. Jimi says:

    Mos i bini me qafe kesaj te ngrates, drejtoreshes se bashkise, te kohes se Lules ! Ajo e di c’ka hequr per te siguruar ato “cika”leke per te blere kete “palo kasolle” te cilen sot ne shenje “mirenjohje” po ja jepe me qera keti fakirit te pastrehe. Ne fund te fundit, miku i mire njihet ne dite te veshtire ! Ajo vete e di se c’ka hequr kur punonte ne bashki, diten dhe naten, me orar, pa orar. Nje zot ja di hallet !

  12. Hetues says:

    Cdmth “investigim”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje