VIDEO: Nuk iu bind urdhrave, polici qëllon për vdekje gruan

5 Nëntor 2019, 11:33Lifestyle TEMA

Një video rrëqethëse e publikuar në internet shfaq momentin kur një zyrtar policor qëllon për vdekje një grua, e cila besohet se ishte nën ndikim të lëndëve narkotike dhe refuzonte të ndiqte urdhrat e policit, i cili i bënte thirrje që hidhte në tokë gërshërët.

Kamera e vendosur në uniformën e policit shfaq incidentin në qytetin Bossier të Louisiana, ku Patrick Edmonds Jr qëllon për vdekje Shannon Rupert, 45-vjeçe, në një korridor të hotelit LaQuinta.

Polici fillimisht i afrohet tavolinës ku ajo po qëndronte, ndërsa ajo vazhdimisht mbante në duar një palë gërshërë dhe nuk dëshironte t’i largonte nga dora.

“Duhet të më qëllosh”, dëgjohet ajo duke i thënë policit i cili i kërkon që t’i vendosë mbi tavolinë dhe të largohet nga ai vend.

Por, ajo refuzoi ta bëjë një gjë të tillë edhe më pas  i vërsulet me gërshërë policit, duke u detyruar që ai ta qëlloj me pistoletë, shkrepje këto që ishin fatale për këtë grua. (TemA)

2 komente në “VIDEO: Nuk iu bind urdhrave, polici qëllon për vdekje gruan”

  1. Jimi says:

    Pavaresisht se polici duhet te ezauronte te gjitha mundesite per ta neutralizuar por pa e asgjesuar, ngjarja edhe pse makabre, por polici kreu detyren!

  2. Ilia Toli says:

    Kishte në dorë gërshërë. Ta provojë një polic i bardhë të vrasë një zezak me gërshërë në dorë dhe e sheh si vete puna. Ça po bënte ajo me ato gërshërët? Polici aq i pastërvitur sa s’e përplaste dot përtokë atë të droguar?

    Sa herë më çon puna me policinë amerikane i mbaj duart në dukje dhe s’bëj kurrë lëvizje të shpejta. Janë arsye të mjaftueshme që të të palosin. Më kanë ndaluar kot, ma kanë drejtuar pistoletën kot. S’ta përtojnë. Leqë policë bëhen ushtarët e kthyer nga lufta, të gjithë me PTSD. Kush është ai që është sagllam nga fiqiri dhe vete e bëhet polic?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje