FOTOT: Aktori i njohur shfaqet për herë të parë me të dashurën në publik, në moshën 55-vjeçare

5 Nëntor 2019, 11:06Lifestyle TEMA
FOTOT: Aktori i njohur shfaqet për herë të parë me të

Aktori i njohur Keanu Reeves është një ndër njërezit më diskret të Hollywood sa i përket jetës private.

Ndonëse gjatë gjithë karrierës së tij 35 vjeçare ka patur zëra, apo thashetheme se aktori i famshëm ka krijuar lidhje të shkurtra me Sandra Bullock apo Amanda De Cadenet, e vërteta është se askush nuk ka parë asgjë konkrete.

E dashura e vetme me të cilën Reeves ka patur me të vërtetë një marrëdhënie dashurie ka qenë Jennifer Syme, e cila për fat të keq u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti me makinë në vitin 2001, kur ajo ishte vetëm 28 vjeç.

Që atëherë duket se për aktorin e famshem nuk ka patur më asnjë lidhje serioze, duke u kthyer kështu në ndoshta të vetmin aktor Hollywood-i që nuk ka bërë asnjëherë një parakalim në tapet të kuq me ndonjë partnere…

Në fakt deri këtë fundjavë! Pasi për surprizën e të gjithëve 55- vjeçari u shfaq në eventin “LACMA Art + Film Gala” prezantuar nga Gucci, dorë për dore me partneren e tij 46 vjeçare Alexadra Grant.

Çifti dukeshin të qeshur e të hapur për të pozuar para qindra fotografëve në tapetin e kuq, pasi siç duket ata nuk kanë më asgjë për të fshehur, perveçe t’i tregojnë botës për dashurinë e tyre.

 

1 komente në “FOTOT: Aktori i njohur shfaqet për herë të parë me të dashurën në publik, në moshën 55-vjeçare”

  1. Nick says:

    Shume keq qe paska ndryshuar mendim per diskrecionin….kjo qenka si nona e dreqit!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje