I dashur Muç, jemi të dënuar të jetojmë në “qenefhane”

6 Nëntor 2019, 17:53Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

I dashur, Muç! Dua ta shtyj më tej monologun e ditës së martë në emisionin tënd « Provokacija », jo vetëm pse tema që ti prek aty është thelbësore, jo vetëm pse gjithmonë monologjet e tua janë klithma të dëshpëruara të një njeriu që po sheh siç thoshte Bogdani se “dijet u vdarën”, por për të të pohuar me dhimbje, miku im, se më duket, tani për tani, jemi të pashpresë.

Ti, me shumë të drejtë, ashtu si një javë a dy më parë, që rebeloheshe për performancën e një hoxhe që zapton ekranin dhe reciton kuranin në arabisht, edhe këtë radhë, vije duart në kokë pasi kishe dëgjuar këngët shqiptare më të ndjekura në Yuotube dhe tekstet e tyre banale skandaloze i paraqisje edhe për ne të tjerët, për të na thënë të gjithëve se shiko ku kemi arritur. Unë do të shtoja se ka kohë që jemi të rrethuar, ka kohë që jetojmë si një një “qenefhane”.

Jam përpjekur dhe unë ta kuptoj se përse po shndërrohemi në një vend që i ngjet një mejhaneje të madhe, ku të gjithë flasin si gjysmë të çmendur, ku nga mëngjesi në darkë flitet vetëm për krime, për trima e kriminelë dhe këngët tona apo arti më popullor, siç quhet, sundohet nga repistat e katundit që aktualizojnë ligjërimin e rrugaçëve dhe të banditëve, të cilët, pasi kanë kryer aksionet e ditës, pra, pasi kanë dhënë porositë për grabitje, për shpërndarje droge e për kërcënime, mblidhen në mejhane dhe nisin i mburren njëri-tjetri se çfarë janë në gjendje të bëjnë me femrat dhe si i nënshtrojnë ato.

Pastaj ngrihen edhe femrat dhe nën modelin e këtyre trimoshave i kërcënojnë se edhe ato mund t’ua shkatërojnë jetën. Kjo është topika e këtyre këngëve. Këto janë historitë që ato tregojnë. Mesazhet merren lehtë me mend.

Të kuptohemi drejt, në çdo shoqëri ekzistojnë grupe të ndryshme shoqërore dhe secili ka të drejtë ta jetojë jetën si të dojë. Fjala vjen, ky lloj kalbëzimi i jetës te ne, gjithsesi, nuk është aq tragjik sa ringjallja e nazizmit në Dresden të Gjermanisë. Por, te ne ka një ndryshim. Vendet e qytetëruara e kanë të shenjtë hapësirën publike dhe hierarkinë e vlerave. Shqiptarët, siç thoshte Dora D’Istria, për të gjitha vendet e Ballkanit kanë vetëm një kult dhe i falen vetëm një perëndije- FORCËS. Kulti i forcës përshkon gjithë veprimet tona dhe është kriteri mbi të cilin ne hyjmë në marrëdhënie me të tjerët. Narrativa e jetës sonë në këta tridhjetë vjet përshkohet vetëm nga rrëfimi për këta heronj.

Po le të vijmë te kënga, i dashur Muç! Ti, ashtu si unë, e di që kënga sot ka rigjallëruar poezinë dhe, siç thonë disa studiues, kantautorët e famshëm po e kthejnë poezinë në origjinën e saj. Siç dihet, në antikitet poezia këndohej. Në Europë dhe Amerikë, çdo brez ka kantautorin e tij dhe identifikohet me të. Ne jemi fatkeqë në këtë pikë sepse i kemi të pakta referenca të tilla. Megjithatë, qoftë në vitete e para të komunizmit, por edhe më vonë, qoftë këngët shkodrane apo edhe lirikat korçare, janë një pasuri e pamohueshme. Traditë do të thotë përsëritje, rikujtim.

Dhe këtu vijmë te defekti i dytë antropologjik që kemi ne, i dashur Muç, që është harresa. Dhe tjetra, më e rëndësishmja, ne nuk kemi respekt për hapësirën publike. RTSH-ja, institucione të tjera publike mund të jepnin një kontribut të pashoq për të promovuar gjithmonë në këtë hapësirë publike vlerat dhe këngët e këngëtarët më të mirë duke krijuar kështu një lloj gare. Po ashtu, organizimi i koncerteve në salla të mbyllura e të hapura me këta këngëtarë, mund të ishte një shpëtim.

Nuk dua të bie në ngasjen për të bërë lista, por do të përmend vetëm një a dy shembuj: Pirro Çako me këngët mbi poezitë e Teodor Kekos ka krijuar një model dhe një traditë të mrekullueshme. Personalisht, çdo pasdite dëgjoj me të njëjtën kënaqësi edhe këngët e tij edhe të ndonjë këngëtari të huaj. Naim Krasniqi në Kosovë dhe grupi i tij Polifonia me këngët korçare janë një performancë e shkëlqyer. Të thashë, i dashur Muç, që po përmend vetëm dy shembuj.

Mirëpo që të menaxhosh hapësirën publike edhe kjo kërkon përvojë, dhimshuri dhe përkushtim. Për fat të keq, ende nuk e shohim atë. Ç’të të them tjetër, miku im! Ah, se desh harrova! Po nja dy emisione të pasdites i ke ndjekur ? Ke parë se në çfarë gare vihen moderueset që për çudi vetëm qeshin se cila femër do të vijë si e ftuar dhe cila do të tregojë më mirë se kush ia paguan pushimet në Dubai, si e ka sfiduar kolegen me pishinën që ka bërë kohët e fundit dhe si ia ka përplasur asaj tjetrës. Po e mbyll këtu, miku im, se më duket edhe unë ashtu si ti po “mih me shatë në ujë”, siç thoshte Fishta. Do të ishte mirë ta sillja të plotë poezinë e Fishtës, “Metamorphosis”, po shkon gjatë.

8 komente në “I dashur Muç, jemi të dënuar të jetojmë në “qenefhane””

  1. Baliu says:

    I dashur Muchacho, jemi duke bere “selfie” me “qenefhane”.

  2. N. Martini says:

    Te dashur Ilir e Muc…..mos mbillni disfatizem…Une personalisht e kam menduar se me ne fund do te vinim ne kete situate. Ne kete gjendje jemi qe plot e 3o vjet, por une shoh se tani plasi qelbi i grumbulluar ne trufin e cfilitur te kesaj te shkrete Shqiperi.
    Tani cdo kush e sheh se ne cfare “qenefhaneje” kemi jetuar per tre dekada dhe tanime jane te identifikuar edhe shkaktaret…ky eshte fillimi i fundit te tmerrit….Shqiperia ka njerez te mire, intelektuale me vlera (sic jeni edhe ju te dy-jam me i madh se ju ne moshe dhe me lejohen te bej vleresime te tilla), ka plot e plot te afte qe do dijne tua thyejne brinjet ketyre qelbesirave qe ne e shkretuan jeten te gjitheve….Eshte krim i madh te digjet nje popull i tere per 25 veta….
    Para nje shekulli ne Shkoder jetonte nje njeri i ndershem, mbante familjen me pune te ndershme, ishte shume inteligjent dhe bejtat e tija ishin shume te bukura dhe teper therese. Aso kohe ligjin ne Shkoder e benin nje grusht bejleresh e agallaresh, mashtruese, njerez pa moral, qe nuk dinin as shkrim as lexim, te lidhur me krimin por qe per shkak te pasurive marramendese, ne cdo event, dasem etj, i vinin ne krye te tavolines.
    Njeriu i mire e bejtexhi me name e kishte emrin Shefqet, ishte i biri i Syles, mullah ne nje xhami te Shkodres. Shkurt ne histori ka hyre si Heti i Mollah Sylos.
    Hetin e fton nje mik ne dasmen e djalit. Heti ulet diku nga mesi i tavolinave, u bashkohet disa shokeve te vet qe edhe ata ishin te ftuar. Fllon dasma. Disa barkmedhenj nga paria e Shkodres, disa fodulla, kapadainj e te urryeshem ne popull kishin xane kreun e tavolinave. Fillon ahengu. keta budallenjt (po themi Berisha, Basha, Meta, Fahri Balliu, Muli, Nardi, Mediu, Dulja e Nikoll Lesi) i drejtohen Hetit: “He more Heti cou e na ban pak me qeshe…”. Heti nuk pergjigjet…Perseri e ngacmojne..Ma ne fund Heti ngrihet. Pushon orkestra. Gjithkush syte e veshet, cfar do thot Heti? E Heti aty per aty nxjerr bejten:
    Prej ketij hallit kur do te dilet?
    Deri kur keshtu ma?
    Kan vue ujqit me ruejt delet,
    Deri sa te mbese vatha pa gja…

    Sa aktuale! Me te vertete vatha e jone ka mbete pa asgja…

  3. LORA says:

    Po te mihesh ne qenef ,
    qenefhanen do t’a kesh te sigurt ,o Yzeir.
    Ka plot shembuj jeta jone te njerzve puntore dhe
    mjaft rezultative ;qofte brenda a jashte Shqiperise,,,,por juve s’u intersojne vlerat dhe doni te mediatizoni qenefet si dominante. Juve po ju rrenon misioni i djallit ,qe e keni marre me vullnetin tuaj.Shkurt e qarte po ju mbulon qenefi,te cilin e hyzmetoni nate e dite
    Ke ne kanalin RTSH muzike sa te doje kokrra e qejfit muzike te vertete, si hapesire publike ,o Yzeir.

  4. mik says:

    Kur para disa javeve ju dha cmimi Nobel shkrimtarit Austriak Handke, i cili konsiderohet si ‘ dishepull ‘ i Miloshevicit, apo kur fitoj votat Albin Kurti, i madh e i vogel shkruajti dicka kunder ketyre dy njerezve ( gja qe nuk jam kundra per shkrimtarin Handke) por, ne kete kaos politik qe ndodhemi sot, dy gazetar M. Nano dhe I. Yzeiri kane marre rrole kritike ne muzike ( edhe pse as njeri e as tjetri nuk kane ndonje kualifikim ne ate zhaner ) nepermjet leterkembimeve teper te varfera artistikisht , qe te kujtojne shekullin e 18 – te.
    A kemi nevoje per keto tema sot, ne kete gjendje ku ndodhet politika jone ? A jane kaq te randesishme keto tema sot ?
    Viktor Hygo thoshte diku : Krimi bahet ne erresire. Nuk asht fajtor ai qe ban krimin, por ai qe krijon erresiren.
    Yzeiri dhe Nano, edhe nje budalla e di se duhet luftuar erresira e jo krimi.

  5. Cipini says:

    I mire komenti E.Martini. Te perdhendes!?

  6. Arber says:

    Per N Martinin. Po u jep keshilla Mucit e Ilirit si ma i madh qe qenke dhe deri ktu cdo gje ne rregull, rregulli prishet kur na zbulon budallat qe sipas teje shkojne nga Berisha te Nikoll Lesi deriktu e shifke te keqen! Po Rama,Tualeti, Brace konia, lal plehu, Ilir Beqja, Shals hajduti qe do vjedhi me stil, ato qe japin 20 min euro nji km rruge dhe kan dhe rrugen si kto pare me dal prej veni me shku ne off-sore kto nuk te bajn pershtypje? Ti o ke qen brigadier ne kooperative ose 80 leksh, nuk ka mundsi tjeter.

  7. return of the saint says:

    Shkrim i mbrekullueshem,pornizimi i jetes publike do te ishte me sakte

  8. emigranti says:

    Ne kohen e diktatures populli nen ze thoshte : ” u ulen malet e u ngriten halet “.
    Sot halet jane ngritur edhe me lart dhe qe aty leshojne jashteqitjet duke ndotur tere vendin.
    Keto jane nje pakice ku me kryesoret jane elita politike, media e cila eshte teresisht e njeanshme e joprofesioniste ne favor te njeres pale apo tjetres parti politike teresisht te korruptuara dhe nje grusht oligarkes qe lobojne si njeren parti edhe tjetren.
    Ndersa ju ” opinionista ” qe u kthyet nga sankylote ne parellinj qe visheni ” trendi ” , me qenefhane nenkuptoni popullin dhe atdheun, duke u paraqitur si kozmopolite.
    Jeni ju qe duke qene afer I beni gjithe diten temena politikes duke bombarduar perdite mendjet e njerezve te mjere tifoze te politikes dhe veshtirosur pjeses tjeter se shendetshme te cilen ju te gjithe e milni perdite.
    Per ju te dy si provinciale te dale nga qenefhanja me kujtohet nje thenie : ” katundari kur zbriti ne qytet u be ( kujtoi ) me qytetar se qytetari.
    Vereni Mucin me veshjet me ngjyra te ndezura dhe me nje emision te emertuar ” provokacia ” ( ke provokon ky hajvan kur dihet se vendi nga ku vjen kjo fjale jo vetem nuk lejon perdorimin e asnje fjale shqipe e jo me emertesen e nje emisioni).
    Qytetar dhe te qyteteruar nuk te ben veshja apo me keq imitimi I cdo gjeje te huaj, perfshire edhe emertesen e emisionit, per te cilen fatkeqesisht nuk jeni I vetem ( si Top Channal, Klan, etj.), por sjellja dhe mbi te gjitha veprimtaria e perditshme ne dobi te popullit e atdheut qe per ju ska vlere.
    Ne Paris per shembull nuk lejohet jo kjo qe ben ti por as emertesa e nje dyqani ne gjuhe te huaj.
    Per nje gje jeni bere mjeshtra, per spostimin e vemendjes se popullit nga problemet kryesore qe e shqetesojne.
    Zaten prandaj dhe zullumqaret tregohen zemergjere me ju , nepermjet favoreve e pagave te majme qe ju japin.

    Documents to Submit: -Current and/or previous passport(s) containing entry and exit stamps from your
    country and other countries
    -Other official documents indicating departure and return to your home country

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje