Ndërhyrja ruse në Shqipëri, përplasje mes Bushatit dhe Ballës në komisionin e Jashtëm: Sa e konsultuar është rezoluta, të mos futemi në ujra të turbullta

6 Nëntor 2019, 11:04Politika TEMA

Ka nisur sot për diskutim në Komisionin e Jashtëm projektrezoluta për “Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare”.

Në fjalën para Komisionit, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka prezantuar sot nismen dhe tha se shkas për këtë është bërë rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian.

Kreu i grupit parlamentar të PS pohoi se ka pasur qasje të ndikimeve ruse mbi vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe kjo sipas tij, është faktuar nga studimi i kryer nga fondi “Marshall”.

“Shkas për këtë nismë u bë rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian. Ka pasur qasje te influencës ruse në vendet e rajonit te Ballkanit Perëndimor. Ka një studim për ketë influence dhe studimi i kryer nga fondi Marshall. Është argument pa bazë që Shqipëria është imune nga influenca ruse”-tha Balla.

Gjithashtu Balla shpjegoi edhe arsyet të cilat e kanë detyruar të ndërmarrë këtë projektrezolutë.

“Fonacioni “Konrad Adenauer” në studimin e tij thotë se influenca ruse ecën me moton: përça e sundo. Meqenëse vendi ynë nuk mundet të jetë imun ndaj dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja, kam ndërmarrë ketë projektrezolutë”-shtoi ai.

Ditmir Bushatj replikon ne komision me Ballën, duke kërkuar mbështetjen e rezolutës në strategjinë kombëtare të sigurisë.

“A është konsultuar iniciativa me qeverinë shqiptare? Duhet të kemi një opinion të firmosur nga qeveria, pasi është njëlloj sikur ne të marrim një nisëm dhe të mos ketë opinion nga qeveria?

Pa pasur qëndrimin e qeverisë nuk dua që parlamenti të futet në ujëra të turbullta. Cilat janë vendet që e kanë marrë një nisëm të tillë.

Ne marrim drejtimin e OSBE-së për pak kohë dhe kemi marrë disa zotime, prandaj te materiali që duhet të vijë nga qeveria duhet të dimë qëndrimin e Italisë dhe Sllovakisë.

Bie dakord me Ralf Gjonin, se të gjitha ata që janë marrë me përkthimin e rezolutës së PE kanë bërë disa gabime, sepse rezoluta e PE ka 20 dokumente ku nuk përmendet vetëm Rusia.

Është kollaj kur kryetarja na drejtohet ministër, ministër, por ka qenë vetë ministre për katër vite. A është kjo rezolutë në përputhje me strategjinë kombëtare të sigurisë?

Këtu mungon prania e Shqipërisë në NATO, pasi nëse sillni tre pika; ndërhyrja në zgjedhjet, sulmet kibernetike dhe dezinformimin.

Në rezolutë nuk thuhet sa është në përputhje me sigurinë kibernetike të miratuar nga qeveria shqiptare, apo axhendën dixhitale të Shqipërisë”, reagon ish ministri i Jashtëm.

2 komente në “Ndërhyrja ruse në Shqipëri, përplasje mes Bushatit dhe Ballës në komisionin e Jashtëm: Sa e konsultuar është rezoluta, të mos futemi në ujra të turbullta”

  1. Albann says:

    Cfare budallalleku…Te krijosh armiqte vete….Nderkohe qe Evropa te mbyll dyert ti i mbyll dyert Rusise nje treg potencial per prodhimet bujqesore qe sot perfundojne ne kanal se nuk shiten,nje treg potencial turistesh(Mali i Zi e Greqia u shembenme turiste ruse ju mbyllni dyert).Gjirhmone te paret ne budallallek…S hoqet dore ju nga parimi “jemi fanar ndricues “. Pupupu sa thelle ka hyre idiotlleku ne ate vend.

  2. Kodra says:

    Byth lepirsat e peshtire te cifuto amerikaneve.

    Te vene ne krye prej tyre dhe te mbajt ne pushtet prej tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje