Nën hetim në tre shtete për lobim në SHBA me para ruse, Basha: Mbështesin totalisht ngritjen një orë e më parë të SPAK-ut

5 Nëntor 2019, 21:55Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Partia Demokratike mbështet një orë e më parë krijimin e SPAK-ut për t’i dhënë fund sipas tij pa ndëshkueshmërisë.

Gjatë një interviste për gazetarin Lutfi Dervishi në TVSH, Basha i cili eshte nen hetim ne tre shtete per lobimin ne SHBA me para ruse, thotë se kjo është garancia e vetme për të hetuar korrupsionin në nivele të larta.

Basha: Dua të gjej rastin këtu, meqë jemi në këtë bashkëbisedim të shpërndaj çdo dilemë të mbjellë nga propaganda qeveritare që, Partia Demokratike dhe opozita mbështesin totalisht ngritjen një orë e më parë të SPAK-ut dhe mbështetjen e SPAK-ut në të gjitha burimet njerëzore dhe financiare.

Dhe për këtë kemi insistuar edhe me partnerët tanë strategjikë të SHBA-ve sepse kjo është garancia e vetme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të hetuar korrupsionin në nivele të larta, që është hapi i parë për barazinë para ligjit. Pa patur këtë themel, barazinë para ligjit, ta harrojmë se do të na hapen dyert e Europës.

Nuk hapen dyert e Europës për një vend që nuk ka sundimin e ligjit, por ku sundohet me ferman. Sot Shqipëria sundohet me fermanin e kryeministrit fuqiplotë, fuqi të cilat nuk ia jep Kushtetuta, nuk ia jep ligji, pra nuk ia japin qytetarët shqiptarë, por me fuqi që i ka marrë, i ka grabitur pikërisht me ndihmën e atyre që duhet të jenë të parët para drejtësisë, krimit të organizuar dhe bandave kriminale

-A është opozita shpresë?

Basha: Opozita është gjithçka. Opozita është forcë, opozita është revoltë, opozita është denoncim, opozita është vizion, opozita është program, është alternativë.

3 komente në “Nën hetim në tre shtete për lobim në SHBA me para ruse, Basha: Mbështesin totalisht ngritjen një orë e më parë të SPAK-ut”

  1. Veshgues says:

    Shyqyr or Lul qe ke qellu tek nivelet e ulta, pa ta shifje mire kete punen e SPAK!
    Bene keshtu se ke pashaporten e Hollandes. Luli thone se dikur ke pase njed 5 lloj pashaportash! Na thuj ndonje interesante!

    1. vang says:

      pse qenka Luli ne nivele te ulta,pse 250 milionet e rruges se kombit,po parate ruse dhe ti leme ato politiket se lista del e gjate.

  2. Jam saliu nga tropoja says:

    TI NUK JE OPOZITE NUK KE DEPUTET NUK KE TE ZGJEDHUR LOKALE TY TE GENJENE MENDJA SIKUR JE DICKA TI JE THJESHTE SINDIKATE PA ASNJE FORCE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje