Arjan Ndoji, ekzekutimi i Skerdilajd Konomit dhe përfolja e Blendi Fevziut: Një histori me shumë pikëpyetje

6 Nëntor 2019, 22:59Politika TEMA

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ka nxjerrë në skenë një histori të frikshme, që tregon përfshirjen e shtetit dhe mafias në abuzimet me pronat.

Përveçse udhëtonte me një kriminel, që ka bërë “luftë” për tokat në Gjirin e Lalzit, ajo që të bën përshtypje, është fakti që prokurori Ndoji në makinën e tij mbante një thes me dosje të vjedhura apo nën hetim nga Prokuroria, në makinë  e tij.

Pra Prokuroria, dhe në këtë rast prokurori Ndoji, del qartë se janë përdorur nga mafia e pronave për interesa të tyre.

Interesant është fakti se në makinë, Ndoji kishte edhe dosjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze në mes të Vlorës disa vite më parë.

AFP pak kohë më parë i ka kushtuar një shkrim të gjatë historisë së abuzimeve me pronat në bregdetin shqiptar.

Mes të tjerave, aty shkruhet edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë në vitin 2011.

“Hetuesit besojnë se ai pagoi çmimin pasi refuzoi të firmoste dokumente false për toka pranë qytetit port të Durrësit, thotë një burim ligjor nga zyra e Prokurorisë për Krime të Rënda”, shkruante AFP.

Për vrasjen mafioze të Konomit në mes të Vlorës, në media atëhere doli disa herë emri i Blendi Fevziut, pasi thuhej se kishte konflikte për disa prona me gjyqtarin.

Fevziu nuk u thirr asnjëherë të pyetej për këto akuza, ndërkohë që vrasësit e Konomit nuk janë zbuluar ende.

Ndoshta atentati i Ndojit do të zbardhë gjithë historinë e abuzimeve dhe atentateve për pronat në Gjirin e Lalzit.

Edhe pse, vështirë të besohet se ai do zbërthehet dhe tregojë çfarë ka ndodhur realisht.

Kjo, pasi në lojë është jeta e tij.

28 komente në “Arjan Ndoji, ekzekutimi i Skerdilajd Konomit dhe përfolja e Blendi Fevziut: Një histori me shumë pikëpyetje”

  1. Keni says:

    Zoti do vere drejtesi me kete Turimiun dhe gjynahet qe ka bere kur thote se e mbaja dosjen e Konomit per konsulence. Plehre i pabese sepse kane qene edhe te njohur bashke! Eshte i zhytur ne shume zullume ky bastard mendjeprishur!

    1. vang says:

      Akuzojne Ramen se duke e denoncuar hapur Ndojen u dha krahe atentatoreve per vrase.Le ta leme anen e drejte te cilen ai e ka te akuzoje,,se ne nuk e dime ne se i ka denoncuar ne prokurori etj etj POR KAM NJE PYETJE: Rama e ka fajin qe ai drekon me kriminele dhe e ka makinen te mbushur me dosje te vjedhura???? Do donja nje pergjigje nga ata qe akuzojne Ramen.

      1. Kuq e zi says:

        I nderuar vang
        Pse nuk e ben ndryshe pyetjen a eshte rama dhe ndoja ne nje grup apo grupe te ndryshem?
        Me sa shoh une ndoja dhe miqte e tij ne makine eshte nje grup ndersa brace,pula,rama nje tjeter ndersa me sa duket te perbashket kane vetem pronen ne fjale per te cilen po luftohet
        Pra morali eshte se per popullin keta jane i njejti turi derr

  2. shqip says:

    Ptu fare e keqe ! Tere jeten mish – mash ky vendi yne i uruar . Po 20 a 30 vete ishin te kamur , ne kuptimin qe zoteronin siperfaqe tokash apo objekte . Nga na dolen me prona keta katunaret e maloket ? Nuk eshte edhe faji i tyre . Gjithe kete rremuje e beri Sali gurori . Ata zapto , ky thoshte ; “Shqiperia 1 € ” . Po se mos eshte vetem “rrumi”. Me 1000% Shqiperia eshte abuzive . Qe nga pronat si u ndane , e si u vodhen , te aktivitetet private , etj . O me korrupsion , o me prostitucion , o me droge , o me grabitje , vrasje , etj . Ça lesh vetingu per drejtesine . Aty duhet veting per treçerekun e popullit. Mos thoni qe eshte e egzagjeruar . Nga ata qe u trasheguan si kontigjet kriminal para 90es , eshte e frikshme sa mund te jete shtuar nr i krimineleve ne gjithe territorin . Burgjet ne vend dhe jashte jane plote . E sa te tjere livadhisin te lire , duke vrare njeri tjetrin per “pronat qe u a lane gjysherit me benevreke te arrnuara “. Po armata e administrates ? Nga 91 e ketej zor se mund te shpetoje nje 30% qe nuk e ka ngjyer doren . Po kete zesh , apo ke te lesh perpara ? Policet “me mire 5 lales , se 10 Sales ” . Apo mjeksia , apo universi-plepat ? As me dhimbset jeta e ketyre bastardeve . Eshte dizumane , po jane tipa ( specie ) , qe e kane ne gen krimin . Keshtu qe si ti fusesh e burg , si tu konfiskosh pasurine e vjedhur , mos mendon njeri se do ndryshojne karakter ?

    1. fishman says:

      jo po u qurraviten shqiptaret se nuk na do europa popull me mafioz e indiferent ska ne rruzullin tokesor

    2. Loku says:

      Ke shum te drejt Jam me ty ???? por vetem shprehjen malok hiqe

  3. Koli says:

    Peta e pare e byrekut, Ndoja u hoq. Tani ky byrek i mire stazhionuar ka ardhur koha qe ti hiqen edhe petet e tjera nga e shkuara. Te rihapet ceshtja e Halil Cobes qe gjasme u vetvra pasi shkruajti nje mesazh per te birin ne telefon dhe cuditerisht pasi vrau veten i vuri zjarrin makines se tij. Cfare roli luajti Ina Rama per zbulimin e ketij krimi. Apo iu vu nje emer lavire sharje qe sherbeu si imunitet per tu lene e qete nga pjesa e popullit qe kerkonte shpjegime nga kjo prokurore qe nuk zgjidhi asnje krim makaber te asaj kohe. Ina Rama tani duhet te thirret ne cilesine e te pyetures per shpjegime nga prokuroria. Kjo eshte nje pus qe di shume te fshehta te pathena.

    1. LORA says:

      Koli,duhet korrigjuar,Isa Copa (jo Halil Coba) eshte oficeri i inteligjences, i masakruar ne makine,ne ushtrimin e detyres se tij..Detajet i ke te sakta.

  4. Virusi says:

    Kjo klase prokuroresh e gjykatesish po perfundon ne koshin e plehrave. Reforma po mbrrin piken e vlimit, do kemi nje tjeter drejtesi me tjeter mendesi e sjellje. Kriteret e pranimit dhe vlersimit per drejtesine Jane te forta. Diploma, ajo qe deri tani ishte gjithecka, do jete vetem nje kerkese fillestare.

  5. Olimpia says:

    Natyrisht banditet,hajdutet dhe kriminelet Jane te rrezikshem per shoqerine,shtetin che cdo individ.Por veprimtaria e tyre mund te kufizohet ne se shteti vepron me force,mencuri dhe koordinim.Mirpo kur forca goditese e shtetit dhe shoqerise ,Prokuroria dhe Gjykatat behen aleate me krimin atehere gjithcka shkon drejt shkaterrimit,degjenerimit dhe katastrofes.Eshte e tmerrshme qe nje ,,prokuror,,si ky monstra Ndoja eshte pasuruar ne menyre te jashtzakoneshme,ka miq gangstere te vertete,mban ne makine dokumente sekrete te institucionit i shoqeruar nga mafiose pa iu trembur syri as pas paralajmerimit te kryeministrit…Si eshte e mundur qe hierarkia drejtuese e prokurorise,gjykates,ministrise se drejtesise ,policia apo sherbimet sekrete nuk arrijne te bejne nje kontroll te ,,befasishem,,,apo te thithin informacion te sakte per veprimet e tipave te tillle…? Rama duhet ta kuptoje se nuk mjafton te zbuloje …KCK…Situata te tilla kerkojne veprime te ashpra,radikale.Ndoshta nuk la nevoje per,,veting,,por fshirje e te gjithe trupes se prokuroreve dhe gjykateseve dhe vendosja ne vend te tyre e djemve dhe vajzave te rinj.Le te MOS kene pervoje,asistenca e huaj dhe pagesat e mira do ti shnderronin ATA shume shpejt ne nje force te tmerreshme kunder krimit,korrupsionit dhe banditizmit.

    1. Ina says:

      Jashtezakonisht e sakte!!!!! Respekte !!!

  6. trojani says:

    kini iluzione se ky do filloje te “zgjidhe” gojen dhe do tregoje se kush ishte vertet arsyeja e atentatit , dhe te gjtha ngjarjeve qe mund ta rrethojne kete si person !!
    Te gjitha rruget te çojne ne viçidol , sali gerdalla eshte edhe pas kesaj ngjarjeje.
    Po nuk ngordhi qeni viçidolit nuk ka derman ai vend, ai eshte ne mes te ç ‘do historie terori ne shqiperi.
    Them te ngordhi,se sa eshte gjalle nuk kane tope ti bejne gje, dhe kjo eshte me e frikshmja , qe shteti nuk ka fuqi te bej zap nje zuzar.

  7. Fredi says:

    Si thoshte Fevziu para disa ditesh.Do iki nga Shqipria se nuk dua qe vajza ime te jetoje ne nje vend maskilist.Eehhh more Fevzi po e ndjen eren e mutit ku je zhytur.

  8. prizem says:

    Laku sa vjen e po ngushtohet ne fytin e cdo krimineli…

  9. luani says:

    Aman more ju te prokurorise e te policise na hetoni njehere me rrenje e themel kete Blendi Fevziun dhe Aleksander Frangaj se po ti zberthesh keto dy mire e mire i gjithe filli mafjas shtet zbardhet plotesisht qe nga viti 91 e deri ne vitin 2013 te qe ka qeveris partia demokratike , jo vetem ne mafjen e tokabe por ne çdo sektor .

  10. Enver says:

    ha..ha “..veshtire se ai do te zberthehet dhe te tregoj…Kjo, pasi ne loje eshte jeta e tij.” Njerzit e kohes se Enverit ishtin ekspert per te zgjidhur keto ceshtje te “nderlikuara”, per te zberthyer persona te tille.

    1. Lexusi says:

      U zberthye , se ja ndjeu bytha lageshtiren .

  11. xhulio says:

    Asnje qytetar dhe njeri i gjalle ne kete shtet, nuk mund ta kuptoje perse nuk i eshte komunikuar arresti ketij prokurori me gjith ato ç’ka pasur ne makine. Kemi frike se do thone se e beri Edi Rama, apo klodiana kali,apo Blendi fevziu, çar behet keshtu, nje njeri me status te larte shteteror ne mes te dites, me elemente kriminal, me dosje te vjedhura, akoma ai ben te paditurin dhe do flase ne nje moment te dyte. Te arrestohet urgjentisht, ku te hapen letrat dhe te dalin kryemadhet qe drejtojne keto klane mafiozesh, per popullin dihen, por per drejtesine fshihen.

    1. Ledio KD says:

      Klodiana Kali i ngordhur = 100 pik

  12. shpata says:

    Te gjithe ato medja gazetar, opinonist , qe i kunderbihen Rames kan mizen nen ksul edhe to se i kan ngjyer gishtat ne hale dhe kane hall mos te kapen edhe keto nga drejtesia per perfitime marramendese nga parate e popullit por edhe ketyre po ju vjen dita .

  13. free says:

    cdo 50 vjet ka mbivendsje pronaresh ne kte vend se gjithmon prona eshte rrembyer ose blere nga pushtuesi per 2 lek. Na rroft Berisha qe e ri-dhjeu dhe beri pronar njerez pa kriter duke zhytyr sistemin ne erresir te plote. E beri pa dashje me ndikim nga serbia dhe ja ku jemi pas 30 vjetesh me te njejtin problem. Prisni edhe 20 se do mbivendoset serish.

  14. shtypi i huaj says:

    Koka e gjarperit qe duhet shtypur jane bandat e politikes, te gjitha bashke. Trupi qe majmet jane mafia e oligarkeve. U perkasin te dy kraheve. Prokuroria dhe gjykatat jane vetem bishti. Sado t’ja presesh bishtin, gjarperi nuk ngordh.

  15. shtypi i huaj says:

    Koka e gjarperit qe duhet shtypur jane bandat e politikes, te gjitha bashke. Trupi qe majmet jane mafia e oligarkeve. U perkasin te dy kraheve. Prokuroria dhe gjykatat jane vetem bishti. Sado t’ja presesh bishtin, gjarperi nuk ngordh..

  16. Kiri says:

    Perderisa te gjitha halet kane nga nje vile ne lalez asgje nuk do bejne vetem nje tjeter plan per ta hequr qafe kete far prokurori.

  17. Ams says:

    Prokurori ndoja me rrumin kan vite qe njihen,ne pune ndojen e futi rrumi me ane te bamir topit dhe ndoja kishte dhe ka detyrime ndaj tij,rrumi komandon gjithcka ka gjysmen e sukthit ka zaptuar shkollat i ka ber dyqane ka prish pallatin e kultures i ka ber dyqane ka zen rrugicat e pallateve ne sukth per te ndertuar pallate te shkoj ti verifikojn te gjitha kto gjera nuk dihet sa e sa prona ka,por ai neser do dali dhe cdo gje do rregullohet prap sepse ai esht rrumi.

  18. Janaq bilo says:

    Tja qijne motren ktij vampiri se donte lek edhe kur denoi edhe kir liroi per pafajsi nje komshiun tone pasi e denoi per nje krim te pa kryer e me paturpesi kur u vete dorzua autori i vertete i ngjarjes nuk e leshonte pa para egaptas.

  19. suliot says:

    Nuk ka drejtesi ne shqiperi dhe mos shpresoni per kete, politika eshet e implikuar me krimin dhe drejtesia kriminelet jane punetore te politikes dhe drejtesise, te gjithe e dine se cfare ndodhe ne shqiperi dhe cfare bisedohet neper kafene vetem per korupsione dhe padrejtesira per cfare flasim pastaj? aty jemi ritur dhe dime mentalitetin e shqiptarit,si mendon dhe cfare ben, kjo situate do te mbizoteroje ne shqiperi akoma shume gjate, mos kini shpresa thjesht ndryshon politika , thjesht ndryshon krahu qe fiton para , asgje tjeter,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje