Mirazhi i zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor

6 Nëntor 2019, 17:59Blog TEMA

Nga Taulant Hasa

Eduard (Ted) Heath, presupozohet të jetë një prej politikanëve dhë ish kryeministrave Britanik më eurofil, edhe pse ulej në mes Tory-së. Atij j´u desh të negociojë hyrjen në Komunitetin Europian të Britanisë së Madhe dukë ndeshur në opozitën e fortë të Gjeneral De Gol i cili vetoi për aq kohë sa ishtë në krye të Republikës së Pestë franceze. Vetëm pas vdekjes së tij, dukej se do të plotësohëshin kushtet që perandoria ku dielli nuk perëdonte kurrë, të bëhej pjesë e KE. Britania e Madhe përgjatë vitevë 60 iu desh të ndërmarr një fushatë politike dhe diplomatike nëpër vendët anëtare të asaj kohe, e cila rezultonte si një anomali për politikën e saj të jashtme, të lobonte në vende të sapo dalë nga lufta apo në të tjëra si Luxmeburgu, Belgjika, apo Hollanda që për mentalitetin britanik akoma kolonial, ishte një defiçencë e fuqisë së saj.

De Gol mendonte, dhe të drejtë paskërkish pasur, se Britania e Madhe nuk kishte për ta kuptuar si Luxemburgu apo Belgjika, Komunitetin Europian. Fuqia e saj tregtare dhe politike qëndronin ngushtë përball institucioneve të atërhershme komunitare disi të intimiduara dhe të përqendruara ne disa produkte blegtorie si dhe pa dyshim në qymyr dhe celik. Arsyeja tjetër ishte dhe racionaliteti nuk i mungonte, se futja e Britanisë së Madhe do kishte një efekt disuasore brenda KE pasi mund të mbronin interesat amerikane. Ditën që Gjeneral de Gol u përcoll për në Colombey Les Des Eglises, mori me vete edhe arsyet pse Britania e Madhe nuk duhej të ishte pjesë e KE, pasi tre vjet pas vdekjes se tij, ndodhi dhe zgjerimi i parë i KE me Danimarkën, Irlandën dhe Britanin e Madhe.

Dy vende te tjera që do te vuanin nga bllokimi i Francës për t´u bërë pjesë e Komunitetit Evropian ishin Spanja dhe Portugalia. Edhe pse të dyja vendet kishin shprehur interes për të qënë pjesë e KE, Franca i vetoi, bile as nuk denjojë të kthejë përgjigje formale kërkesës së Spanjës në 1962 për të qënë pjesë e KE. Ne këtë rast, vetua francese ishte më se e argumentuar për arsye se të dyja vendet qeveriseshin nga regjime diktatoriale. Edhe pas ndryshimeve politike pas vdekjes së diktatoreve disi liberal, Salazar në Portugali, dhe Franko ne Spanjë në 1975, Franca vazhdonte të vetonte të dyja vendet derisa arritën të bëhen pjesë e KE në 1986. Ndërkohë Portugalia ishte vend anëtar dhe konstitutiv i NATO-së që prej 1949.

Pa dyshim opinioni akademik por edhe politik nuk e kishin menduar në atë kohë por edhe me vonë që Komuniteti Evropiani i themeluar në 1957 do të arrinte këtë gamë bashkpunimi dhe qeverisje të institicioneve komunitare. Jean Monnet, një prej ideatorve së idesë së tregut të brendshëm rezultonte aq inovator per kohën sa që denjuan edhe ta quajnë si kontrabandistë konjaku, edhe pse ideja e tij mbi tregun e brendshëm janë baza e ekonomise sociale së tregut që janë themeli i BE. Ky projekt i mbrojtur dhe shtyrë më tej nga Gjykata e Drejtësis së Luxemburgut morri nje form politike mbase Traktatit te Mastriht-it në 1992. Pa dyshim, një prej akademikeve më të njohur të functionalism, Hass nëpërmjet skemës “ spillover” parashikoi formën se si ky komunitet do të ecte përpara, por as që i mendonte përmasat e këtij integrimi.

Zgjerimi i BE që prej këtij momenti ka qënë padyshim efekt i filozofise së Mastrihtë dhe një përgjigje logjike e sfidave të Evropës pas rënies së Murit të Berlinit. Pas një periudhe relativisht të begatë për BE në rrafshin ekonomike por edhe politik, fantazma e bllokimit frances u zgjua pas refuzimit të Projektit Kushtetues të BE në 2005, dhe vazhdoi të kishte efekte edhe mbi hyrjen në BE të Bullgarisë dhe Rumanisë. Për periudhën në fjalë edhe pse raportet e funksionarve evropiane të destinuar në Sofie dhe Bukuresht kundërshtonin hyrjen e këtyre vendeve në BE për arsye që lidheshin me shtetin e së drejtës dhe ekspozimit ndaj tregut të brendshëm, një fushatë diplomatike private dhe publike pati një ndikim të jashtzakonshëm në Keshillin Evropian.

Mbreti Simeon i Bullgarisë, gjithashtu kryeministër i Bullgarisë 2001-2005, pinjollë i një prej familjeve mbretërore më të mëdhaja në Evropë Saxe Coburge- Gotha Kothary dhe nip në derën e Viktor Emanuele, gjatë kohës që familja e tij kishte jetuar në Spanjë pas luftës së dytë botërore kishin arritur të ishin një prej familjeve mike së derës tjetër të madhe mbretërore së Borbonëve spanjollë me origjinë franceze. Ndërkohë që familja mbretërore bullgare kishte arritur të jetonte edhe në zonën e Cascais-Sintra afër Lisbonës, që përgjatë Luftës së Dytë Botërore por edhe më vonë ishte bërë streha e një pjese të mirë të familjeve mbretërore evropiane, dhe natyrisht ky element kishte fuqizuar lidhjet midis tyre.

Gjithë kjo histori ka një efekt konjuktural me aplikimin e Bullgarisë në BE, pasi një pjesë e mirë familjeve mbretërore evropiane ushtruan ndikimin e tyre me qëllim që raportet teknike të Komisionit Evropian të ngeleshin në hije, ashtu dhe siç ma ka konfirmuar nje ish-president i Parlamentit Evropian gjatë viteve 2000. Ndërkohë në rastin e Rumanisë, një rol tepër të ç´muar, konjuktural, si dhe një udhë lidhëse për futjen në Bashkimin Evropian luajti komuniteti etnik gjerman në Rumani por pse jo edhe rënjët e familjes mbretërore rumune që rrjedhin nga dinastia tjetër e madhe mbretërore evropiane, ajo e Hohenzollern. Gjithë këto elemente përshpejtuan në mas negocimin e 35 kapitujve të hyrjes në BE, që është edhe barra teknike dhe administrative më e madhe për implemntimin e normave komunitare. Rumania ishte padyshim mbi të gjitha edhe një vend tepër i rendësishëm edhe për tregun e brendshëm.

Franca e viteve 2000 u karakterizua nga një frym proevropiane i cili ishte edhe një moment i mire për vendet që aspironin të bëheshin pjesë e saj. Presidenti i atërhershëm Jaques Chirac pati qënë një shembull tipik i euroskepticizmit gjatë kohës që ai ishte kryeministër i Francës në 1978 duke e quajtur Komunitetin Evropian një “ molusk”. I till ishte edhe reaksoni politik ndaj tij duke marr vetëm 16% të votave për në Parlamentin Evropian, në listën neo Gol-iste më të cilën frymë ai u prezantua në ato zgjedhje. Si president i Francës ai do të pësonte një metamorfosis proevropiane, duke bërë thirrje për të votuar pro në Referedumin për Kushtetutën Evropiane në 2005, por edhe pse pati tundim për të pranuar Bullgarin ë dhe Rumanin në BE, presioni i hirësive të tyre, një pjesë të familjeve mbretërore evropiane, bën të mundur hyrjen e këtyre vendeve.

Edhe pse këto dy vënde u pranuan në BE, ato u limituan në disa prej lirive të qytetarëve të BE siç eshte ajo e residencës dhe punës në një vend komunitar deri në 2014, pasi disa vënde anëtare i shqetësoheshin fluksit së punëtorëve prej këtyre vëndeve, në një kohë krize ekonomike dhe papunësie. Gjithashtu këto dy vende vazhdojnë të jenë nën sitën e Komisionit Evropian nëpërmjet mekanizmit CVM ( Cooperation and Verification Mechanism) që kanë të bëjnë me konsolidimin e shtetit të së drejtës, një proces i ngjashëm më atë në Shqipëri në reformën në drejtësi. Në dryshim nga Shqiperia, në këto dy vende CVM ka të bëjë me rezultate kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për arsye se Komisioni Evropian nuk mund të shkojë aq thell sa në Shqipëri duke kërkuar ndryshime kushtetuese dhe integral të sistemit gjyqësor, apo dhe verifikimin e gjyqtarëve.

Në Tetor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u vetuan nga Franca për të hapur nagociatat për në BE. Brenda lajmit të keq për këto dy vende ka diçka positive. Bashkimi Evropian historikisht ka arritur të shtyjë integrimin evropian nëpërmjet krizave. E till ishte edhe qeverisja ekonomike produkt deri diku i krizës ekonomike evropiane. Me traktatin e Lisbonës kontrolli buxhetor gjithashtu dhe kriteret e konvergjencës i japin një rol më deçisivë Komisionit Evropian. Si rezultat brënda krizës ekonomike BE ka arritur te fuqizojë qeverisjen ekonomike të saj. I njëjti mendim ekziston edhe për Brexit, që pertej trishtimit që shkakton, në rrafshet akademike por edhe politke mendohet se i jep një shtysë së re integrimit evropian.

Mos ndoshta edhe në rastin e Shqipërisë nëpërmjet krizës së negociatave duhet të trajtohet më të njëjtën filosofi? Impakti i parë është që klasa politike shqiptare por edhe ne duhet të kuptojmë më së fundi që proçesi i hyrjes në BE është aksion politik më shumë se sa teknik. Negocimi i të 35 kapitujve së hyrjes mund të jetë një nga proceset më të gjata të reformimit jo vetëm të administratës publike por edhe të qeverisjes publike, e cila mund të kërkojë ndoshta edhe mbi 10 vjet negocim. Shembulli më i qartë është rasti i Malit të Zi dhe Serbisë.

Të gjitha gjasat janë që Manuel Macron nuk mund të rizgjidhet sërish president i Francës, por kjo sdo të thotë që zgjerimi e ka rrugën e hapur. Sipas gazetës Politiko në sondazhin e muajit Tetor, vetëm 30% e francezëve ishin në favor të presidentit Macron, ndërsa Le Pen vetëm dy pikë më pak, 28%, ndërsa pjesa tjetër ka një shpërndarje aspak normale për partitë tradicionalistë evropiane dhe franceze; 9% për Melenchon i krahut socialist dhe 8% për Partine Republikane nën lidershipin e Laurent Wauquiez. Zgjedhja e Macron por pse jo edhe zgjedhjet e 2022, më shumë se një alternative politike do të jenë nje kundërvenie ndaj politikës nacionaliste dhe antieuropiane të Le Pen. Klasa politike francese ka përkuar më një nga ndryshimet më të më dha të saj në 10 vitet e fundit, aq sa ish kryeministri i saj një prej figurave ne rritje nën presidencën e Fracois Hollandë dhe Partisë Socialiste, Manuel Valls ka përfunduar si këshilltar në Bashkinë e Barcelonës, vend i origjinës së prindërve të tij. Të gjitha gjasat janë që Franca nën presionin e një elektorati të traumatizuar, gjë që u shfaqë edhe gjatë revoltave të “ Jelekëve të Verdhë ” ta ketë më të vështirë të marr vendime, në këtë rast mbi integrimin evropian por pse jo edhe për zgjerimin e BE.

Brënda këtij skenari vendet që kërkojnë të hyjnë në BE do të kërkojnë gjithmonë e më shumë të avancojnë në kompleksitetin politik të vendimarrjes në BE. Skenar të ngjashme mund të ketë edhe në Gjermani nëse ekstremi i djathtë në një të ardhme të afërme mund të ketë një pushtet koerzitivë. Hollanda dhe Danimarka padyshim janë në të njëjtën rrymë. Fakti është që efikasiteti i politikës së jashtme së Shqipërisë është një pasqyrim i asaj të brendshme, një ekuacion gati i sakt i diplomacisë publike. Kjo e vështirson një fushatë diplomatike e cila mund ti vi në ndihmë këtij procesi, dhe e mbyt zërin tonë për t´ju mbushur mendjen që hapja e negociatave nuk është hyrje në BE. Ndryshe nga minoriteti gjerman në Rumani, ai grek në Shqipëri në disa raste ka vepruar për të turbulluar ambicien e Shqipërisë, ndërsa përsa i përket mbeshtjetjes monarkike, nuk është rasti ynë, ne nuk jemi pjesë e “Game of Thrones”. Shqipëria humbi trenin e zgjerimit i cili kaloi furishëm dhe bëri shumë ndalesa nëpër Evropë në vitet 90 dhe 2000, dhe tashm duhet të soportoj jo vetëm kërkesat teknike të Komisonit Evropian, por edhe stabilitetin politik brënda vendeve anëtare, dhe sikur të mos mjaftonte kjo edhe konsesusin politik brënda Këshillit Evropian.

Edhe nëse genociatat do të ishin hapur muajin e kaluar i njëjti mekanizëm bllokimi mund të ishte përdorur gjatë rrugëtimit të gjatë të mbylljes së tyre. Në këtë aspekt as kemi humbur po as kemi fituar në rrugëtimin evropian. Në këtë realitet edhe pse ka një lloj pezmatimi me integrimin evropian të rajonit, të paktën vendet që kërkojnë të bëhen pjesë e BE, kane kuptuar se ekplisi total i elementëve politike të vendimarrjes në BE është shumë i vështirë të ndodh. Në këtë skenar një lloj partneriteti me Ballkanin Perendimor si ai i Zonës Ekonomike Evropiane, ( Norvegjia, Islanda, Lihtenshtein) mund të ishtë një zgjidhje alternative. Në anën tjetër hyrja e më shumë vendeve në BE do të avanconte projektin federal europian që padyshim kundërshtohet nga Franca por jo vetëm, e cila kërkon një bashkpunim integral dhe një avancim të diferencuar, por jo një Bashkim Politik, apo federalizëm. Kjo e komplikon akoma më shumë një zgjerim te ri. Përball kësaj panorame strategjitë kombëtare e vëndeve të Ballkanit Perëndimor me apo pa zgjerim në BE, janë të orientuara drejt integrimit evropian, pasi interesi publik dhe social është qartësisht proevropian.

Edhe pse mund të tingëllojë bizarre zgjerimi i BE ne 2004 por sidomos ai i Bullgaris dhe Rumanis na i ka vështisuar rrugën për të qënë pjesë e BE. Nga njëra anë kriza emigratore dhe refuzimi i kuotave të emigrantëve nga Hungaria dhe Polonia, ashtu si problemet me ndarjet e pushteteve në vendet respektive, dhe problemet që shfaqen në Rumani dhe Bullgari edhe pse kanë 12 vjet që janë pjesë e BE, janë arsye që shiten shume lirë nga eurosketiket, dhe blihen shumë shtrenjtë nga vëndet që duan të bëhen pjesë e BE, siç është rasti i Shqipërisë.

2 komente në “Mirazhi i zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor”

  1. Malo Kanina says:

    Tani, shoku Taulant, një gjë vë re unë në diskursin tënd historiko – politik të shprehur këtu; ne të gjithë jemi sëmurur nga mikrobi i gjigandomanisë politike. Ky vënd, me sa duket, është i dënuar të nxjerrë analistë dhe politikan jo në raport me përmasat e tij. Ka pothuaj që kur erdhën komunistët në pushtet në 1944 vetëm nxjerr udhëheqës të përmasave botërore. Merret me mënd, ky është një mallkim i madh për ne. Me gjithçka thua, “na mbushe mëndjen” se shkaku i kundërshtimit duhet kërkuar tek politika e atyre që drejtojnë europën dhe aspak në ecurinë tonë politike brënda vëndit. Pra, sizakonisht, ata që drejtojnë këtë vënd kurrë nuk janë fajtor, fajtorët duhen kërkuar gjithmonë jashtë këtij trualli. Me çka thua, do të mbash akoma të pa varrosur ëndrrën tonë tashmë të vdekur për tu bërë pjesë integrale e shoqërisë europiane. Por harroni, se gjithçka që ju përpiqeni të bëni është kundër rrjedhës natyrale të gjërave. Çdo gje që vdes, si rregull varroset, ose digjet ne krematorium. Ëndrra jonë europiane vdiq zotëri. Dhe kjo nuk është fundi i botës. Mos u përpiq t’na mbushësh mëndjen se duhet akoma ta mbajmë gjallë shpresën që ndoshta ngjallet përsëri. Kurrë nuk mund të bëjë vaki që diçka, e cila vdes, të ngjallet. Vetë Franca, me këtë që bëri ndaj nesh dhe Maqedonisë tregon shkoqur, se edhe vet asaj i është lëkundur besimi në një europë të përbashkët. Ndaj, është mirë ti lëmë përrallat dhe ëndrrat me sy hapur, zotëri, dhe të qeverisim vëndin tonë mbi ato parime që drejtojnë shoqërinë e civilizuar, pa ushqyer iluzione se ndonjë mrekulli do të ndodhte po të bëheshim pjestar të familjes europiane. Ne popullit të thjesht që jetojmë me nder dhe e ngjyejmë kafshatën që hamë në djersën e ballit nuk na ka ndodhur asgjë. Vetëm politikanëve tanë ju hoq një mundësi e artë pët t’na gënjyer në mënyrë permanente. Tani ata janë të detyruar të mendojnë për gënjeshtrën e radhës. Kjo është e gjitha…

  2. ...... says:

    Përse nuk e shfaqni komentin këtu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje