Ambasada e Shteteve të Bashkuara vazhdon të ofrojë asistencën për të gjithë ata që duan të shkojnë në SHBA, nëpërmjet mënyrave të ndryshme ligjore.
Ambasada deklaron se ka shumë mundësi që dikush në Shqipëri të ribashkohet me partnerin në Amerikë.
“??️ | Ka shumë mundësi për ju që të ribashkoheni me partnerin tuaj në Amerikë. Zgjidhni se cila nga to është më e mira për ju. Nëse keni paqartësi, më pyesni. #PyetAnen
Vizë fejese apo martese? Viza e fejesës është më e shpejtë, por ka më shumë procedura pasi ju të hyni në SHBA. Për çiftet e fejuara koha e përafërt e udhëtimit 9 muaj. Për çiftet e martuara koha e përafërt e udhëtimit 18 muaj”, shkruan ambasada e SHBA.