VIDEO/ Përmbytjet përfshijnë Durrësin, kaos në trafik dhe ujë në banesa

7 Nëntor 2019, 09:15Sociale TEMA

Reshjet e shiut që kanë vijuar me intensitet përgjatë gjithë natës kanë krijuar probleme në pothuajse të gjitha rrugët e Durrësit.

Rrethrrotullimet hyrëse dhe dalëse në qytet, kryqëzimi të stadiumi, kryqëzimi pranë lagjes 17, aksi i brendshëm nga Torra Veneciane, në drejtim të Currilave, janë disa prej pikave më problematike, që vijojnë të jenë nën ujë që prej mbrëmjes së djeshme.

Pavarësisht se dy hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë, po  ashtu edhe shërbimet zjarrfikëse të qytetit dhe të Portit,  situata vijon të jetë e përkeqësuar.

Kaos në qarkullim, ujë brenda banesave, kryesisht në zonën e lagjes 13 në Plazh dhe Shkozet dhe probleme me mjetet, është panorama me të cilën janë zgjuar qytetarët durrsakë.

3 komente në “VIDEO/ Përmbytjet përfshijnë Durrësin, kaos në trafik dhe ujë në banesa”

  1. perla.com says:

    ah…..betoni i Gjushit sa i mire eshte.

  2. perla.com says:

    ah ,,, betoni i gjushit sa i mire eshte.

  3. shqip says:

    Po pse kaq te thjeshte e menduan keta? Po te ishte keshtu beheshim te gjithe qeveri e kryeministra. He plera. Do hosten bualli, do thoshte S.Prosi i madh. He pra, bejeni shtetin. Mos me dil aty si trap me dy gishtat si cfurqe. Dhe me uleret; “liri demokraci”. Se mos me thote ndonje shqupas qe, ja, edhe ne bote ka permbytje. Ka o lumadh, ka. Po fillon shiu te Henen e mbaron te Henene tjeter. Kurse tek ne 10 minuta dhe dalin fekalet mbi rruge. Kap e prish sheshe, prish parqe, e nderto sa te mundesh. Nderto mbi kolektore, hidh mbeturinat kuturu, futi leket ne xhep e mos i perdor per sherbimet. Po domosdo qe do permbytet. Dhe me problematike eshte qe zgjidhja eshte gali zero. Ku te nderhysh? Te prishesh pallatin qe e legalizuan edhe pse ishte pa leje? Apo ti fusesh ruspen rrugeve pasi i ke hapur nja 10 here, e i ke shtruar nja 12 here. Shqiperia po lulzon, me hekur e me beton. Pa vizion fare. Dalin ne fushata para zgjedhjeve, dhe asnje plan konkret per te zgjidhur problemet gangrene te territorit. Po shyqyr qe ndodhin keto vrasjet dhe harrohen problemet tona. Media nga mengjesi ne darke vetem “rrumin e Sukthit ” trasmeton. Do bejme shtet , keshtu thote nje ish doktor politikan. Kurse nje piktor shtetin e ka vetem ne tabllo. Ç’me duhej sheshi ne Durres ? E kishte projektuar Italiani qe para 80 vite. Leket ti perdorte per sistemin kullues. Po keshtu Tirana. Njeri nderhyri e beri si panoline. E la kalin e Skenderbeut te kulloste ne mes te ares. Pastaj vjen tjetri, ndryshon mendim, dhe i fut nje beton per qef t’vet . Po nese donin nje shesh atraktiv, mjafton te pezulloje trsfikun e maknave, dhe ja u krye. Sheshi e kishin bere talanet, keshtu thonin pleqte, talanet. Dhe ishte ne sinkron me godinat perreth. U shtuan dhe shatervanet, bukuri. Jo, do ti prishim thane talebanet. Dhe ja rezultati. Permbytet Durresi, permbytet edhe Shkodera. Permbytet Tirana, permbytet edhe Vlora. Del Vjosa, del edhe Buna. “S’ka me bukur ” ? Hotele ,vila , resorte , mundesisht o ne maje te kodres, e cila rrezikon erozionin nga prerja e pemeve. O ngjitur me lumin a me detin, qe po ashtu rrezikojne erozionin. Pasi i lane ne meshire te fatit territorin, kur e pane qe bunkeret kishin hyre ne uje nja 30 m, atehere u kujtuan te hidhnin ca gure per te krijuar diga. Shqiperi e varfer thuaj. Ka toke, po s’ka zot toka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje