Buxheti, fonde për 10 rrugë: Pjesën kryesore e merr rruga Kardhiq-Delvinë dhe Unaza e Tiranës

9 Nëntor 2019, 20:05Ekonomia TEMA

Për herë të parë investimet e koncesionarëve private në ndërtimin e rrugëve pritet të kalojnë ato me fondet e brendshme të qeverisë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në buxhetin e vitit 2020, investimet me fondet e brendshme në transportin rrugor janë parashikuar 9.8 miliardë lekë ose rreth 80 milionë euro.

Por nga këto investime, 5.1 miliardë lekë ose 52 për qind do të vijnë nga koncesionarët privatë, ndërsa vetëm 48 për qind janë investime të prokuruara nga vetë qeveria.

Sipas tabelave të buxhetit, gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojnë investimet në 4 kontrata koncesionare si rruga e arbrit, ajo Milot-Morinë, Orikum-Dukat dhe Milot Balldrenë. Në total investimet koncesionare në këto projekte për vitin tjetër parashikohen 5.1 miliardë lekë, por pjesa dërrmuese e tyre gati 75 për qind do të investohen vetëm nga koncesionari që po ndërton rrugën e arbrit.

Ndërsa për kontratat e tjera të koncesionit investimet pritet të jenë relativisht të ulëta, ndërkohë që për disa prej tyre është e paqartë nëse do të arrijnë të sigurojnë financimin nga bankat private.

Vetë qeveria ka programuar të vazhdojë ndërtimin e 10 projekteve rrugore me fonde të brendshme gjatë vitit të ardhshëm, mes të cilave përfshihen rruga Kardhiq-Delvinë, ajo Fushë Krujë-Milot-Morinë dhe Unaza e Tiranës. Në total për këto projekte buxheti i vitit 2020 do të financojë 4.7 miliardë lekë, ku pjesën më të madhe e marrin rruga Kardhiq-Delvinë dhe Unaza e Tiranës.

Veç investimeve me fonde të brendshme buxheti parashikon dhe 6.6 miliardë lekë të tjera investime nga donatorët, të cilat do të financojnë baj pasin e Fierit, atë të Vlorës dhe segmentin Qukës-Qafë Plloc.(TCH)

2 komente në “Buxheti, fonde për 10 rrugë: Pjesën kryesore e merr rruga Kardhiq-Delvinë dhe Unaza e Tiranës”

  1. Kush kontrollon punimet says:

    As 10 % te standarteve nderkombetare nuk plotesojne rruget ne Shqiperi. Pergjegjesit qe marrin ne dorezim keto rruge jane per burg.
    Rruga e Llogarase qe sapo u asfaltua eshte bere me asfalt qe perdoret per brenda qyteteve, dhe jo me asfalt te ashper qe duhet aty ne menyre qe mos rreshqasesh.
    Rruga e re qe po behet Fier-Vlore nuk shikon fare puseta, as ne mes as anash rruges, pra do mbushet me uje.
    Te pakten per kontrollin e ketyre punimeve te marrin specialiste te huaj

  2. Leni says:

    Deshtimi me i madhe i kesaj qeverie eshte infrastruktura,…
    Si ka mundesi ky vend me kete pozite gjeostrategjike te mos kete nje strategji te infrastruktures rrugore! Investimet e vogla jan deshtim total. Duhet te kete alokime te medha bugjetore per cdo vjet per rruge dhe te behen prioritetet e duhura. Autostrada Shkoder-Tirane, Thumane-Rrogozhine zgjerimi i autostrades Tirane-Durres duhet te kryhen brenda 3-4 vjetorit te ardhshem. Rruga veri-jug pergjate bregdetit per zhvillimin e turizmit poashtu. Ka shume pune,….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje