Mesa duket, cirku shqiptar është ‘në krizë’! Pavarësisht se cirku mund të jetë një nga format më interesante të argëtimit, të shpërqendrimit nga rutina e përditshme, apo faktit se çmimi i një bilete për të ndjekur një shfaqje, mund të arrijë vlerën e një kafeje të shoqëruar me ujë, duket se interesi ndaj tij po bie çdo ditë e më shumë.
Ndoshta, shqiptarët ‘nuk e kanë në gjak’ cirkun, ose janë ‘të ngopur’ me cirkun e përditshmërisë. Sipas publikimit më të fundit të bërë nga Instat lidhur me statistikat e kulturës, 3 mujori i tretë i këtij viti, ka ndjerë një rënie të theksuar të spektatorëve, saktësisht, 89.7% më pak se për të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Në periudhën korrik- shtator 2018, cirku ka pasur 9 mijë e 721 spektatorë. Si spektatorë, bënë një rënie spektakolare gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2019, duke e zbritur numrin nga 9 mijë e 721, në vetëm 1 mijë ‘dashamirës’ së cirkut.
Sipas Instat, edhe vetë numri i shfaqjeve në cirk ka rënë, duke kaluar nga 14 që ishte në T3 2018, në vetëm 6 për T3 2019. Megjithatë, a mundet që 8 shfaqje më pak, të përkthehen në 8 mijë e 721 vizitorë më pak?!
Instat po ashtu, në raportin e fundit mbi kulturën, tregon se edhe vetë numri i shfaqjeve kulturore për këtë periudhë të vitit ka rënë me 11.6%. Numri total i shfaqjeve për korrik- shtator 2019 është 61.
Për shkak të mungesës së shfaqjeve në Teatrin Kombëtar Popullor, pjesëmarrja mesatare e spektatorëve për shfaqje, në të gjithë institucionet kulturore, gjatë tremujorit të tretë të 2019 ka pësuar një rënie në masën 48,6 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.(scan)
Cirku shpeton po te beje ate qe bejne te gjithe cirqet ne bote dhe ate qe bente para 1990.
Te zhvendoset neper qytete gjate pranvere-veres. Ndoshta dhe jashte…
Gjate dimrit oferta ne shkollat e Tiranes per organizime ne grup.
Me renien e numrit te lindjeve do te jete gjithmone dhe me e veshtire t’i vijnë klientet e vegjel se te rriturit jane te painteresuar.
Duhet te shkojne keta prane klientit…
Sali cirku nuk ka shpëtim nuk ka asnjë shans të mbijetojë në shoqërinë perëndimore (aaaaa në ndonjë Pakistan apo Bangladesh ndofta lulëzon)
Jetojmë në epokën e internetit or njërëz. .të shkosh në cirk është kohë e humbur të shikosh kllounin gjynafqar të lyer ngjyra ngjyra për të tërhequr vëmendjen me ato skeçet e tija të dala boje, apo të shikosh kur fshikullohen kafshët për të bërë figura që të qeshin apo duartrokasin fëmijët. .nuk e di se çfarë niveli ka cirku shqiptar por pak rëndësi ka. .unë çova çunin para pak kohësh këtu në Athinë tek një cirk italian. .mendova si baba ti bëj qejfin një fëmije 5 vjeçare. .kur u futa brenda ishin apo nuk ishin 15 vetë. .përpara fillimit kllouni vinte pranë çdo fëmije të bënte foto për t’i shitur. .aty e kuptova që cirku i përket një epoke të shkuar dhe me kalimin e kohës fjala cirk do harrohet dhe vetëm nëpër fjalorë do gjendet. .për çudi edhe çuni im nuk ishte entuziast thjesht e kishte idenë nëpërmjet filmave që ndjek në TV dhe në fund kur ikëm më tha :ky ishte cirku baba?..po i thashë por tani është fundi i sezonit dhe të gjithë fëmijët e kanë parë nga 5-6 herë shfaqjen prandaj edhe nuk vijnë më. .me mëndjen time thashë se cirkut ia paska marrë ferra uratën. .po kam një nostalgji për cirkun se më kthen në kujtimet e asaj kohe. .ja imagjinojeni. .enver qoftëlargu i bëri 100 të zeza atij populli dhe përsëri gjen nostalgjikë të tij..e jo më cirku. .nejse i përket të shkuarës..për atë kohë i mirë ishte. .për këtë epokë nuk ka vënd është diçka demode apo kiç. .
Cirku nuk eshte me argetim qe terheq spektatorin si dikur kur nuk kishte televizor . Kur ishte alteranative argetimi sebashku me kinemane. Pastaj cirku shqiptar nuk e di se ka qene ndoneher aktivitet me fitim. U krijua dhe u financua nga shteti i ekomis se çentralizuar siç edhe kinematografia me qellim propagande dhe jo qellim fitimprures. I gjithe aktiviteti artistik dhe sportiv qe u zhvillua te ne ne ate kohe nuk kishte qellime fitimprurese. Keshtu qe edhe cirku si te gjithe te tjeret opera, baleti, teatri i kukullave, grupet dhe ansamblet artistike , qofte ai shteteror qofshin ato te ndermarjeve qe quheshin amatore te cilet nga ana artistie nuk ishin fare amator ,asnjeher nuk kane nxjerre parate per tu mbajtur ne kembe e jo tw realizonin fitime. Pra me renien e skemes ekonomike qe e mban ne kembe nje aktivitet edhe aktiviteti natyrisht mbyllet “vdes” falimenton. Shikoni kinematografine vdekur e pa kallur , operan , baletin, ansablet artistike , estrada e dikurshme.
Turp ,
dekadenc shoqerore ,
keqardhje per ate Cirk te mrekullushem ,
qe ka len gjurme ke gjith ai brez para ktij sistemit te Shkerdhatave .
E ashtuquajtura Demokraci paska qen nji arme e cfarrosjes ne mase te
gjithckaje ne shqiperi .
Dhe si ne gjithcka kane degjeruar e shkaterrruar ne venndinn tone,
askush nuk gre zerin ,
askush uk mban pergjegjesi ,
dhe Cirku aktual i Politikes me aktoret e saj kriminnela majmune
e qen kazanesh vazhdon sikur mos te kishte ndodhur asgje ne kte Apokalipse
Shqiptare prure ga djalli qe te Huajt nxoren ga shpella dhe na i vune e krye
te venndit ,duke e shndruar Shqiperine si ka edhe shpirtin e surratin e tij !
TURP TE KENI BASTARDE ANTISHQIPTARE
Kot me shku ne cirk. Shqiptaret kane cirk perdite ne parlament dhe qeveri me palacot e kajmakut gjizes gjalpit dhe kosit.
Kush e tha kete?Ne cirk kemi cdo jave,jane larguar disa por cirku vazhdon
Sa keq!Sa kushtoi bileta ,Aq dhe kokoshkat(imagjino sa lodhen akrobatet).
Eshte nje mundesi shume me e mire se në kafene me femijet
Përshëndetje,
Shumë me keqadashësi e keni skruar këtë shkrim,
Për statistikë Cirku në muajt Korrik-Gusht është pushim,
Në mes të muajit shtator rifillon sezoni artistik.
Ai numër i madh spektatorësh në muajt Korrik-Gusht 2018
janë si pasoj e nismës së ish drejtorit për ta shëtitur cirkun nëpër rrethet e shqipërisë, dhe një bravo për të gjithë trupën artistike që ishin në punë. Në 2019 nuk u orgazua, pra janë spektator në sheshe jo në arenën e Cirkut Kombëtar.
Merreni mirë infon dhe mos gënjeni e shkruani palaçollëqe,
që keqinformojnë publikun dhe artdashësit.
Për më tepër vizitoni faqen e fb dhe insta të cirkut, bëni dhe një vizitë në cirk, e pastaj shkruani o gazetaruc të paformuar profesionalisht.
Cirku Kombëtar do ekzistoj dhe pse nuk doni ju,
Artin e bukur dhe të vështirë të cirkut e duan artdashësit e vegjël dhe të mëdhej.