Kërkimi shkencor: Nëse hani më pak do të jetoni më shumë

9 Nëntor 2019, 17:24Shëndeti TEMA

“Nëse hani më pak, do të jetoni më shumë” – Ky është thelbi i një kërkimi shkencor prestigjoz, me të cilin biologu austriak i qelizave Austo Guido Kroemer sapo ka fituar çmimin “Lombardia Ricerca”.

Një vlerësim i promovuar nga rajoni i Lombardisë që i siguroi atij një çek për një milion eurosh, të cilin do të jetë në gjendje ta investojë tek studimi që tashmë ka dhënë rezultate të shkëlqyera. 70% e këtij çmimi ekonomik, të dhënë nga 15 shkencëtarë të lartë italianë, do të investohen në bashkëpunim me qendrat kërkimore në Lombardi.

Studimi i Guido Kroemer ka zbuluar një mekanizëm aq të thjeshtë sa është i rëndësishëm: kur i fusim më pak kalori trupit, ndodh natyrshëm fenomeni natyror i autofagisë: qelizat e organizmit tonë “hanë” elementët e dëmshëm të pranishëm në trup.

Rezultati? Një lloj vetë-riparimi spontan i trupit, i cili bën të mundur zgjatjen e jetës mesatare. Reduktimi i kalorive të marra mënyrë të përditshme, nga sa tregon studimi, aktivizon mekanizmin që degradon proteinat e tjetërsuara dhe e mban kështu organizmin më të shëndetshëm.

3 komente në “Kërkimi shkencor: Nëse hani më pak do të jetoni më shumë”

  1. Xha Ferry says:

    Aha!
    Prandaj besimet fetare perdorin agjerimin.

  2. kakashi pavdekshem says:

    Neqoftese nuk hani fare ……….do te rroni perjetesisht ……….. ne zemrat e te afermeve tuaj !!!!!!!!!!

  3. Agim says:

    Spaska pas faj Enveri pastaj. As doktori qe dilte ne tv Dhe thonte te hanim Kos per darke qe te flinim rehat pa endrra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje