Nga Bashkim Kopliku*
Rënia murit të Berlinit, pati pakë influencë tek ne.
Komunizmin, në Shqipëri, e rrëzuam të gjithë, e në radhë të parë komunistët.
PD e 1991, dha kontribut më të madh në rrëzimin e Enverizmit, sepse ishte partia që ishte e hapur për njerëz me prejardhje nga të gjitha shtresat, mjaftonte që të pranonin idetë e djathta evropiane.
Por edhe PS, pavarësisht se formalisht, për arsye llogarish elektorale, fillimisht e formalisht dukej si një vazhdim i PPSh (Partisë Komuniste), në fakt, pas humbjes dërmuese në zgjedhjet e viti 1992, vit pas viti, u kthye në një parti të qendrës së majtë evropiane, sa që, sot, nga komunizmi nuk ka më gjë në të.
Ata nostalgjikët enveristë, kanë mbetur në parti të vockla, që nuk arrijnë as 0,3 % të votave, kurse marksistët e rinj janë veç pakë individë ekscentrikë, që nuk mblidhen dot as “5 vetë”.
Enverizmi u rrëzua në 1991-2, nga të gjitha shtresat e popullit shqiptar, e natyrisht edhe nga shumica e komunistëve, të cilët, pra shumica e komunistëve, e kuptuan se i kishte ardhur fundi atij regjimi enverist, pjellë e veçantë e komunizmit.
Rënia e murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989, por edhe ngjarjeve ditët para e pas këtij momenti, nuk pati tek ne atë jehonë që pati në vendet e Evropës lindore, sepse ne kishim pothuaj 30 vjet që ishim vetëizoluar nga ta, e që prej më se 12 vjet përpara, edhe nga Kina; ne ishim albanizuar.
Pushkatimi publik në Rumani, i çiftit Çaushesku, nga fundi i vitit 1998, po, ai ishte një sjellje në realitet, sidomos për udhëheqjen komuniste shqiptare, për secilin individ të saj: “i ndihmoi të kuptonin mirë” se si mund të shkonin punët nëse nuk lëshonin.
Baza, shumica e komunistëve, e kuptuan se tashmë komunizmit i kishte ardhur fundi, edhe si teori, prandaj filluan të përqafonin, ose ide socialiste (që për komunizmin ishin njësoj anatemuara–bile mos më shumë se ato të djathtat) ose ide të partive popullore (të djathtave) evropiane.
Ka shumë që sot i bien gjoksit duke thënë, “ne, antikomunistët e rrëzuam enverizmin”, duke synuar ekskluzivitet që nuk e kanë pasur fare, fare. Bile mos qoftë e kundërta, që kontributi i antikomunistëve shqiptarë, pra i shtresës së pasardhësve gjenetikë të antikomunistëve të Luftës së Dytë Botërore, të ketë qenë më i vogël se i çdo shtrese tjetër, sepse regjimi enverist “i kishte rrahë për së vogli”, siç thuhet nga veriu… Vetëm nga 1992, me zgjedhjet e dyta demokratike, filloi në masë e me vrull t’u dalë frika…
Gjithsesi, merita e rrëzimit të enverizmit, por edhe e komunizmit, ishte si e komunistëve, që ishin shumica në Shqipërinë e 1991, si dhe e antikomunistëve, si e “të djathtëve”, si dhe e “të majtëve”.
Eksperienca atyre viteve, 1990-92, por edhe e vrojtimet e reagimeve të shtresave të ndryshme pas 1992, të bindin se faktet shkurt janë si më lart.
Sot njerëzit kanë qëndrime të ndryshme, pavarësisht cilës shtresë i përkasin si prejardhje.
Nuk është e thënë se janë të djathtë (me bindje të partive popullore) ata me prejardhje nga shtresa e atyre që kanë qenë antikomunistë para 1990. Jo, e djathta evropiane, nuk është detyrimisht ideologjia e atyre që i burgosi e shtypi enverizmi. Ata edhe para 75 vjetëve, kanë qenë qoftë të djathtë, qoftë të majtë, pa qenë komunistë.
Pra, kanë qenë të majtë, socialistë (kujtoni Myrsine Kokalarin, Skënder Muçon etj.), ose të djathtë (nga ata që përkrahin të drejtat e barabarta të të gjitha shtresave, që sot shprehet nga e famshja “alle Schichten”, barazi në mes të gjitha klasave, apo shtresave, e CDU të Mekelit në Gjermani e gjetkë).
Mos mbesni të fiksuar në ide të “lashta”, se socialistët janë ish-komunistë! Jo, socialistët, sidomos tani, në shekullin XXI, nuk i lidh gjë me komunizmin…
Duhet të shkëputemi nga trajtimi i politikës sot, me njohuritë e shkollimit leninist e stalinist të vitit 1917.
Bota sot është krejt tjetër, e shumë nga ne, mbi 50-vjeçarët, duhet të ristrukturojmë, të përditësojmë konceptet tona politike, përndryshe nuk do të orientohemi dot …
*Ish-zv.kryeministër i PD
Ata po e mbajne dhe u kthyen bllokmenet sheike…..
Po bejne krimet me makabre…
Ja kaluan varferis soc…
Atehere e hanim nje kile mish ne jave,sot pensionistet as nje ne muaj
Sypeshkaqeni sali bllokmenit shetit neper ishuj…
Lalzi u pushtua me vila hajdutesh qe nuk e kishin pare detin as ne tv
Iliri ne calabri,munika ne usa,kokmedhenjt ne londer,pasuria ne Shqiperi,popullit i hoqen trurin
Analizë e saktë.
Eshte 100 per qind e vertete se ishin komunistet e moderuar qe shemben diktaturen komuniste. I pari qe i dha derrmen komunizmit ishte Gorbaçovi ne Moske. Ne Shqiperi rol te rendesishem ne kete proces luajti edhe Ramiz Alia. Te perndjekurit ne ate kohe ishin futur 100 pash nen dhé nga masakrimi qe kishin pesuar nga diktatura komuniste e Enver Hoxhes. Edhe me pare ne historine e vendeve komuniste kane qene komunistet e moderuar qe i jane kundervene komunizmit stalinist. Te kujtojme ketu “komunizmin me fytyre te njeriu” te Dubçekut ne Ceki dhe Imre Nagin ne Hungari. E keqja eshte se ilaçi doli me i keq se semundja. Ne Shqiperi nuk u vendos asnje dite demokracia, por shkerdhatokracia. Prandaj gjendja eshte kjo qe eshte. Komunistet “te mbruajtur me mesimet e shokut Enver” nuk mund te ndertonin dot demokracine.
Kopliku ka thane dicka.Po as pak me rrealitetin.Partia e punes e kryesueme me Ramiz Alin lejoje qe ne cdo organizaten baze te partise te mernin pjese edhe njrez qe nuk kishin te banin asgja me partin.Keto mund te kritikonin e te kundrshtonin cdo gje qe nuk te bindte.Ne keto bledhje ngriheshin anetaret dhe kritikonin c’tu vije per mbare.Kur kete gjendje partie nuhaten te deklasuarit apo te persekutuarit rrahne gjoksin dhe dolen rrugave me protesta dhe thirrje nga ma banalet qe qirreshin si te ishin te sektit DERVISH.Nuk kisht bithe asnji i persekutuar te merrte persiper te ngrihesh kundra qeverise dhe politikes se PPSH,sepse e dinin cfare i gjente.Me kaq mjaftoi shkrumocja e monizmit.Dolen heronjet e krimit e te korrupsionit qe po gezojme gjithe kete tranzicion te dhimbshem.Ku tashti jemi ne pritje te burrnise dhe trimrise te SPAK-u dhe BKH.
Bota sot eshte ajo qe ishte dhe perpara 2500 vjetesh, Por nuk eshte me roma por eshte Amerika.dhe te gjithe te tjeret vetem se pergatisin gladiatore per arenat e ndryshme. E vetmja gje qe ka ndryshuar eshte vetem koncepti i te qenit njeri dhe kafshe pune.