Nga Astrit Patozi
Pothuajse po mbyllen zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste dhe nuk ka asnjë vëmendje mediatike. Sot lajmi ishte që në takim mungonte Edi Rama dhe jo se çfarë po ndodh realisht me forcën politike, që mban e vetme prej më shumë se dy vjetësh timonin e qeverisë.
Mos i kërkoni më kot arsyet tek frekuenca e lartë e ngjarjeve të pazakonta, që ne prodhojmë si shoqëri dhe aq më pak tek shtypi si pasqyrë e deformuar e tyre. Nuk është faji i publikut që njeh edhe detajet më të imta të jetës së Bledian Rrahjes dhe nuk ka asnjë informacion për të ardhmen e partisë më të madhe në vend, sipas zgjedhjeve të fundit.
Dikush mund të thotë se është zbehur interesi i shqiptarëve për politikën në këto vitet e fundit, por kjo është shumë larg të vërtetës. Sepse, është e kundërta, për sa kohë që politIka vijon të mbetet shumë përcaktuese për fatet e tyre.
Problemi është se të gjithë e kanë kuptuar se gjithçka është teatër, ndaj edhe nuk kanë asnjë lloj kurioziteti për ta ndjekur shfaqjen. Sepse në partitë tona nuk bëhet zgjedhje, por emërime, dhe kjo epidemi ka prekur të gjithë sistemin politik. Sepse e njëjta histori vijon më pas me listat e deputetëve, emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe me çdo të zgjedhur tjetër në këtë vend.
Ndaj edhe lajmi sot ishte që në mbledhje mungonte Edi Rama, dhe jo se çfarë thanë, bënë apo vendosën gjithë të tjerët, që presupozohet të jenë rreth 100 mijë burra dhe gra në partinë e vetme qeverisëse në Shqipëri. Sepse gjithë të tjerët nuk kanë asnjë vlerë, ngaqë secili prej tyre e ka emrin më laps dhe karriera e gjithëkujt varet thjesht dhe vetëm nga humori i “udhëheqësit”.
Është pikërisht kjo arsyeja pse refuzimi për të reformuar sistemin tonë të dështuar politik vjen kryesisht prej aty, ku gravitacioni i pushtetit të kryetarokracisë është më i fortë. Nga shefat e partive kryesore, të cilët sot mund të jenë të gatshëm të zihen për gjithçka në këtë botë, madje edhe për datën, por jo për ruajtjen e statukuosë, për të cilën duket qartë se ka një pakt të heshtur midis tyre.
O Astriti i maleve te Saliut, ju keni nje zakon qe behi merak per te tjeret dhe e late veten ne fund te kavallit. E di ate historine e gjitonit ti? Filloi te thinjet per bemat e gjitones. Dhe ju do vdisni praptas se ç’bejne te tjeret. Ik, je i konsumuar tani ti dhe sera jote megjithe ate idiotin qe fle ne kembe:Lulezimin. Moniken e lini vetem pa breke se çizmet i la ne parlament.
Po shiko partine tende o filozof.
CDO ORGANIZATE PARTIJE KA KUPOLEN E VETE . KUPOLA MENDON SE SI TE VIJE NE PUSHTET ME PROGRAME MASHTRIMESH DHE PASTAJ MENDON PER TE SUNDUAR. MBASI NGOPEN MIRE E MIRE ,FILLOJNE E MENDOJNE PER DEMOKRACINE.NDERSA POPULLI ESHTE I DESTINUAR TI NDJEKE NGA PASE. JU ASTRIT E KENI KETE EKSPEINCE TE MIRE PORE PER VETE ,DHE JO PER NJERZIT.
Ke te drejte kjo PS nuk po ben zgjedhje. Ja merr PD-ne , ben gjithmone zgjedhje dhe ato i fiton gjithmone Luli
Mos ia ha hakun. Dy here i ka fituar me ” meriten” e tij. Nje here ndej Olldashit edhe nje here ndaj Selamit. Fitorja, madje ndaj ketij te fundit u dokumentua me votime nga tre here te militanteve te Lulit. Goxha zgjedhje apo jo, per ti patur zili edhe ju.