Për idiotët që më quajnë tradhtar e serbofil, dhe që kanë serbizuar shqipen

9 Nëntor 2019, 10:07Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Kam ndjekur me vëmendje reagimet ndaj monologut tim të fundit mbi tekstet e hip-hopit kosovar. Dhe jam kapur në befasi. Kanë qenë reagime të çuditshme.

“Mos përça shqiptarët”, thoshin disa, që janë më vulgarë sesa tekstet që unë kritikoj. “Mos i përça shqiptarët!!!”

Janë të njëjtët njerëz të cilët prej muajsh më quajnë renegat, tradhtar, serbofil, serboman, e nuk lënë fjalë tjetër të ndyrë pa thënë në adresën time, ngaqë kam zgjedhur për titull të programit tim termin Provokacija.

Përfytyroni se çfarë mund t’i quaj unë këta njerëz, nëse do të shtija në punë logjikën e tyre. Unë thjesht një term kam zgjedhur, ndërsa ata kanë bërë shumë më tepër. E shumë më keq. Gjithnjë, me logjikën e tyre.

Ata e kanë dëmtuar në strukturë shqipen e tyre, e kanë përmbytur me forma e shprehi serbe. Shprehjet “një muj ditë, “kjo gjë nuk vihet në pyetje”, etj, janë struktura serbe.

Ka pafundësisht të tilla. Përsëris, për mua nuk ka asnjë problem, por me metrin e tyre këta janë renegatë e tradhëtarë.

Por në fakt nuk janë të tillë. Janë thjesht idiotë. E meqë ra fjala, duhet të punojnë pak me shqipen e tyre, s’ka gjë se janë idiotë.

Duhet ta deserbizojnë shqipen që flasin. Në vend që të harxhojnë kohë duke më sharë mua, e të tjerë si unë, le të merren pak me derbizimin e shqipes së tyre.

Dhe të kuptohemi, qëllimi në vetvete nuk është deserbizimi i gjuhës. Jo, është pastrimi i shqipes prej formash e shprehish të huaja, e sidomos prej huazimeve që kanë të bëjnë me strukturën e thelbin e gjuhës.

Dhe të folmet vernakulare të Kosovës janë plot me huazime të tilla. Dhe janë këto të folme që përdoren në tekstet e këngëve të reperëve kosovarë.

Ka edhe një reagim të dytë: “Muzika kosovare është më e mira”, thoshin disa.

Por në këtë pikë unë bie dakord. Kosovarët janë duke bërë me të vërtetë muzikë shumë të mirë.

Më të mirën. Dhe ja një shembull: Kënga Jam ushtari i rrugës. Po ju ftoj që ta dëgjojmë së bashku.

Sepse është një këngë që ia vlen të dëgjosh. Edhe shqipja është normale.

Por edhe frazat janë të bukura, mendimet e shprehura janë të thella e mesazhet që përcillen janë pozitive, edukative e patriotike.

40 komente në “Për idiotët që më quajnë tradhtar e serbofil, dhe që kanë serbizuar shqipen”

  1. mik says:

    Zoti Nano ne parim ka te drejte por, duhet shikuar edhe rrethanat.
    Po te jete per pasterti gjuhet, edhe pse kemi 107 vjet pamvarsi, Shqipja e Shqiperise ka mangesi te jashtzakonshme ne fjalorin e saj. Asht e mbushur me fjale Turke, Italiane, Greke, Sllave e kohet e fundit, me fjale Anglishte qe jane komplet te pa nevojshme, duke e komplikuar edhe ma teper gjuhen dhe komunikimin tone.
    Shqiptaret e Kosoves kan qene per nje kohe te gjate nen nje trysni te ashper te Serbise, e kjo gjendje asht e pa-shmangshme.
    Gjithsesi, nuk me pelqen fakti qe zoti Nano mundohet me hape debate ne kete kohe krize. Gjithcka ka kohen e vet.

    1. Miku mikur says:

      Or mik meso shqipen pastaj bej komente.

      1. mik says:

        Me komentu asht e drejta e cdo njerit, pa kritere rregullash gjuhesore, por me hanger mu… t si ti, duket se asht vetem e drejta jote.
        Te fala t’gjithve.

        1. Raimond vlonjati says:

          Muci nuk eshte tradhetar , Muci eshte nje sharlatan dhe pikerisht kjo eshte gjeja qe demton me shume vendin

          Sepse ky idiot duke qene nje trap flet pro Serbise per tu dukur gjasme modern , dhe nuk e kupton qe ben shume dem per kombin tone

          Ndersa po te ishte tradhetar nuk do fliste kaq japur pro Serbise , se do e kuptonte qe bente dem e do kish frike nga reagimi
          Ndaj do ishte me i permbajtir

          Mirepo soc thashe , Muci duke wene hajvan nuk permbahet dhe shkon ne ekstrem ne ligesine e tij, ndaj duhet goditur

          Nderkaq qe serbet ne mediat e tyre , vetem shajne Shqiptaret

        2. I.Hoti says:

          Mustafa Muci (muti) na humburorientimin! Shume heret por truri i eshte thare..Nuk i uroj gje te keqe shendetsore(krisje..) por shenjat jane te keqia! Armik nuk eshte! dyshoj shume per semundje ……….se eshte tjtersuar ! mbivlerso vehten pa asnje merite, nenvlefteso tjeret…. pa asje arsye..do te duket i pari… i vecante……….. dhe vertet mund te dalin i vecante …por per……….. Si mund nje popull 7 milionesh te flase a te kendoj si Fshati i Mucit prej zones Skraparit ????????????// (sqaroj eshte zone e nderuar shqiptare) Ne cilin vend europian e ka pare a degjuar nje gje te tille? Ne vende qe kaner universitete prej me se1000 vitesh. (psh dialekti i Leeds, Newcastle me jugun London…….) etjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj

  2. pato says:

    O Muc ndaje mendjen se le nam me kete inferioritetin tend njeher del me ngjyra e njer pa ngjyra, njeher myslyman e njer kristian, njeher gay e njer analizon gjoksin e Ilda Bejlerit, njeher demokrat e njer socialist, njeher geg e njer tosk, njeher internacionalist e njer nacionalist…. Cdo jave del me nje teori te re , paske ngel keq pa vemendje ne pleqeri.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Ky Muqi di çfarë bën mor zotni. ..bën lodra fjalësh apo pelihvanin. .unë nuk të kam dëgjuar për këtë hip hopin kosovar mër Muqi por kam lexuar opinionin dhe mendimet e tua në lidhje me Skënderbeun. .ti vetë me ato që shkruan ke plotësuar portretin tënd dhe shumë thjeshtë shqiptarët të quajnë tradhëtarë pavarësisht se ti na quan idiotër. .ti Muqi bashkë me shefat e tu duheni skuqur me bojë. .jo ashtu si skuqën ata bolivianët por ashtu siç skuqte Çerçizi..tju vijë turp që çoni ujë në pusin e grekofilëve dhe sërbo fileve. .ti Muqi nuk je historian apo jo? nuk ëshë puna jote të prononcohesh se nga është prejardhja e shqiptarëve apo e skënderneut ti je analist politik shumë bukur mund të shkruaje dy rreshta për varrezat masive që rrethojnë Beogradin dhe në të njëjtën kohë Daçiç insiston se shqiptarët duhet të kërkojnë falje. ..besoj më kupton drejt se je burr i qut. ..mendimin tim e kam ripërsëritur shumë herë mor muqi se ku është problemi i shqiptarëve. .ju përfitoni se jeni në ofensivë kundrejt këtij populli të shtypur të rraskapitur, fukara dhe të tradhëtuar keq prandaj edhe krekoseni dhe ofendoni pra jeni në pozita superiore veç mos harroni se takografi i ka regjistruar të gjitha dhe kur të vijë ora do bëni hesapet me ‘hanxhiun’..asnjë gjë nuk e kthen dot rrjedhën e lumit or muç as ti as shefat e tu..
      shokë kemi në mes tënë/…

  3. LULJA says:

    M. NANO JE SHUME PRIMITIVE NE MENDIME OSE NE RETARDE NUK TE GJYKOJE NGA GJYKIMI KOSOVARIT SE ATA JANE ME ANALPHABÈTE SE TY E JU NE NJE FARE MERYRE JENI PROFESORE PER ATA PO JE SHUME I PRAPAMBETUR DHE KONFUSE NE VEHT-VETE AS VETE JU NUK E DINI KUJTE RANGU I PERKISNI ATYRE ME XHINSE APO TRIKO LESHIT QE ZBARLUAN NE TIRANE .
    NUK TE GJYKOJE NGA EMRI QE I KE VENDOSUR PROGRAMIT SE NE GJUHEN SHQIPE KA SHUME FJALE TE HUAJA KE TE NJEJTIN NIVEL SI ARJANE CANI TE ROJE INJORANCA NE SHQIPERI QE JU USHQEHENI PASI UNE PERSONALISHTE NUK DENIOJE AS CAFFE TE PI ME JU E JO TE DEGJOJE POLI-LLOGJET E TUA

  4. Deti says:

    Muci merret me gjuhen kur kjo nuk eshte fushe e tij po e gjuhetarve. Pergjithesisht merret me gjera qe nuk Jane pjese e kultures se tija. Kjo sepse Muci vjen nga nje kohe tjeter, me nje formim Jo solid, po me copa kulturash te mara andej kendej e te vendosura mbi shtreseN e pare te efukimit te tij komunist.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      ‘Deti’ nuk mendoj se është aq naiv ky muçi. ..jo absolutisht jo. .ky mor daku ka thënë gjëra shumë të rënda për një analist politik..lexova shumë replika këtu në forum dhe pashë që të gjithë e shajnë por mendoj se naiv nuk është aspak, ai para pak ditësh bëri një shkrim ku i thurte lavde heroizmit grek dhe luftës së tyre kundër italisë por edhe skënderbeun na e ka quajtur sërb. .nuk është historian ky mor daku. .nuk i takon të futet në ato ujra pra dikush e ka shtyrë, pastaj emri i Nanos u ‘lakua’ nga skandali i ministrisë së jashtme greke. .nuk e di nëse është e rastësishme por di këtë fjalën e urtë popullore që thotë se në shtëpinë e të varurit nuk flitet për litarë..media në Shqipëri është totalisht e varur nga politika dhe ata dinë shumë mirë se çbëjnë, janë të gjithë pengje të agjenturave serbogreke. .greku e tha hapur :’investojmë ‘në Shqipëri të kapim median politikën dhe kishën..është skandal megatone dhe Muqi në vënd që të prononcohet hesht apo hidhet degë më degë për të humbur gjurmët..hë pra a je analist politik bëj punën tënde lërja historinë historianit mos na fol për hetoizmat e ushtrisë pushtuese greke që ka në fuqi ligjin e luftës ..mos propagando në median shqiptare se Skënderbeu është me origjinë sërbe por vëri me shpatulla pas muri kolegët e tu sërb dhe thuaju të shkojnë të gërmojnë në rrethinat e Beogradit se sigurisht do të gjejnë ndonjë varrezë masive të tejmbushur me shqiptarë. .jo or njërëz jo ..muçi e di shumë mirë se çfarë bën, ne nuk dim gjë, jemi ‘idiotër ‘ se heronjtë gjenden në sërbi dhe në greqi. .të paktën këtu në greqi ku jetoj nuk e merr dot guximin gazetari dhe të shkruaj diçka analoge si shkruan muçi ynë. .këtu minoriteti turk i thrakës flet vetëm turqisht mbajnë flamurin turk dhe media dhe politika greke i quan mysliman grek ..a kuptoni mor njërëz, janë shumë serioze gjërat,grekët dhe sërbët janë armiqtë tanë dhe e dimë shumë mirë se si duan të na shohin por këta që i kemi këtu në mes nesh. .këtyre si u bëhet halli. .këtyre nuk u bën dot derman as avni rustemi se këta janë shtuar shumë dhe e kanë gjunjëzuar këtë popull. .a nuk e kuptoni që këta na e ulin kokën gjithmonë përball gjotonëve tanë grabitqar? Çfarë duhet të bëj akoma kjo kastë sharlstanësh që dikush të shkoj mbas hekurave? Ku po shkojmë me një president hajdut? me një kryeministër trafikant?me një opozitë të shitur tek rusi? nuk paska fund mizerja ku na kanë zhytur? kaq të verbër jemi? mos vallë vërtet jemi idiotër që nuk ja shkërdhejmë brinjët këtyre qelbanikëve? mendoj se është çështje kohe.shqiptaret do marrin fatet e vendit herët a vonë dhe do tu tregojë vendin të gjith sharlatanëve që fryhen ekraneve TV. .

  5. Alfred says:

    Mucit duhet t’i beje pershtypje edhe italishtja e shqiperuar qe “derdhet lume” ne cdo forum mediatik e me gjere! Sesi imitojne si majmuni neper studio televizive personazhe te televizionit italian. Deri edhe intonacionin e fjales dhe te fjalise. Nuk e dallon te e folura e kryeministrit?!’.. Apo kjo nuk eshte per t u kritikuar?!..E sheh si forme emancipimi,iluminimi,apo integrimi?!..’ Po emrat e femijeve?! Asnje emer shqip! Prindet,ne dukje te arsimuar,por qe mendojne “ne perspektive” te ardhmen dhe fatin e femijeve te tyre qe ne pagezim!. Me emrin Frenkie femija ka me shume shanse te perfundoje ne Usa apo Kanada sesa me emrin Fatmir!…Qe ketu shpresa per kete vend ka vdekur. Dhe ne vazhdojme te derdhim lot krokodili….

  6. the curaçaoan says:

    nje idiot qe kujton se eshte gazetar…

  7. Vjosa says:

    Fjlale te huaja ose huazime cdo gjuhe ka, sado te rreken mbrojtesit ose puritanet e idese se pastrimit te gjuhes. Shume fjale ne gjuhet latine apo saksone e kane bazen nga latinishtja apo greqishtja. Persa i perket sllavizmave edhe keto nuk i shmang. Aty ku ka shkembime kulturore ka edhe mbishtresim fjalesh. Per gjuhetaret e shqipes do ishte me vend qe disa nga keto fjale ti fusin ne fjalor, ku edhe te jepet shpjegimi i ketyre huazimeve.
    Leksiku pasurohet jo vetem me fjale te huaja por edhe krahinore, te cilat perbejne nje pasuri. Bota vepron ne kete menyre. Nese gjuhetaret e nje vendi shohin se aksh fjale, qofte edhe fjale rrugesh hyn ne perdorimin e perditshem, ata e kthejne ne norme, duke e perfshire ne botimin en fjalorit gjuhesor te radhes.

  8. hahahahahahaaa

    eh mer Bajge e qelbet ,
    ka edhe humor prej idioti !
    hahahaha c’fund jave e dhjer

    1. Sofo says:

      Te marte e mira spo e mbaj dot te qeshuren. “Fundjave e dhjere”, je i madh.

  9. stark says:

    Për atë që je serbofil, nuk ka dyshim. Mos u kap atje ku nuk ke ku mbahesh.

  10. tropoja 12k says:

    cfare krriçi mbete more njeri,po pse eshte serbisht shprehja nje muj dite? kjo me shqip nuk ka per ate qe din te pakten bazen e shqipes, nje muaj dite ok ne standarte muaj, muj gegerisht por jo serbisht

    1. Eu says:

      Eshte serbisht qe cke me te . Mjesec dana, mos te duket gje dardanisht?

    2. Shqip says:

      Allahile o tropijano, kam tash e 46 vjet qe ne shqipnine e mesme ku kam jeru, nga kusherinjte e mi ne Jug e nga plot miq shkodrane e veriore nuk e kam nigju kurre kte shprehjen vallahi.
      E kam mbaruar edhe fakultetin filologjik. Kam punuar e lexuar boll besa, po kete shprehje nuk e kam hasur me pare perveç se tani, ne tekste pa asnje respekt per gjuhen shqipe

  11. Oparaku says:

    Respekte per Mustafa Nanon.

    1. Iliri says:

      NQS ke ‘respekt’1?//!!! mendoj ‘meshire’ per ku eshte katandisur ky gomar katundi….qe i duket vehtja ‘intelektual’…. Per semundjen me vjen keq….dhwe i uroj kthim-sherim!

  12. Kosova says:

    Pa shihe ti tani idiotin i cili kritikon dike per strukture serbe dhe vete shkon e emeron emisionin fund e krye ne gjuhen serbe. Tutje, ky moron i koheve te reja, do duhej fillimisht te deitalizonte shqipen. Nuk thuhet Kë (loje, shok) por Cilin. Theksi ne fjalite e gjuhes shqipe bie ne rrokjen e parafundit ose te fundit dhe jo ne te paren, si ne italishte. GOOOmar.

  13. muci-muci says:

    ktij koqe kandarit dialekti geg, i duket si serbisht…cfare mentalitetit provincial qe ka, i pelqen 1 kenge atij dhe duhet t’i pelqeje te gjitheve…mentalitet provincilao komunist…
    ky ben si i ditur por ne fakt eshte nje idiot dhe injorant klasik…
    a degjon kenge rrep, pop etj ne anglisht ky fshatar ?! ato nuk po japin mesim te shqipes ne shkolla, por po bejne kenge me rime dhe ritem te caktuar…
    serbizim me te madh se po i ben shqipes me fjalen “provokacija”, nuk po e bejne Kosovaret…ky eshte paradoksi dhe fetyra e vertete e MUCIT..
    MUND TE THUASH Anglishtizimin e dialektit geg…merr shembull prej Kosovareve, gjthe emrat e femijeve jane emra qytetesh dhe krahinash shqiptare…si gjithmone je shume siperfaqsor dhe prandaj nuk ka mbet asgje ne kujtese nga ato qe t’i gjoja i ben si zbulime te medha…ne fun ke per te thene , me falni se gabova, aq dija…tung MUCI
    E FUNDIT, a ka arabizim me te madh te shqipes se emri MUSTAFA…apo ate ta kane vene prinderit dhe nuk jane idiote

  14. Detari says:

    imagjino ta kesh emrin MUSTAFA hahaha

  15. Meri says:

    Ti or Mu. nuk je as serbofil as tradhetar por ti je nje cop katunari idiot qe brenda vehes ke padashur edhe serbofilin edhe tradhetarin !Ndaj edhe njerezit te akuzojne padashur!Ti hyn te lategoria e Mark Markut,A.Gjekmarkut,Y.Raqipit dhe F.Lubonjes or lum miku ,ndaj mos u merzit por krenohu qe njerezit te kane vene epitetin qe meriton!

  16. sinoni says:

    Une per vehte nuk do te quaja filoserb por PALIKARRR o Muç Nano!

  17. ana says:

    hahahah Muco, te paska pelqy konga “jam ushtar i rruges” qe vetem konge nuk eshte. Eshte thjesht nje poezi e recituar me sfond muzikor. Dukesh qe je katunar ne shije. hahahahahahahahahahah

  18. Eu says:

    Pavaresisht sharjeve personale, Nanoja ka te drejte ne te gjitha ato qe thote. Shqipja e folur dhe e shkruar ne Kosove ka ndikime te fuqishme nga serbishtja, ndersa ato dy shprehjet qe ka perdorur per ilustrim jane kalke serbe te thena fjale per fjale ne shqip. Nuk behesh patriot nese shan ate qe te thote kujdes se po rreshket!

  19. Evgjit grek says:

    Idiote jane ata qe te japin mundesine te besh gazetarin opinionistin gjitholog kur ne fakt je nje rror karri

  20. E èma e Zeqos says:

    MUSTAFA,,,,,,a ka emèr mè ILIR se ky?
    Kèndej turqizimi me dèshirè. Aq me dèshirè saqè edhe 500 vjet mè vonè, akoma mbajmè MUSTAFANÈ gjallè. Andej “serbizmi” me dhunè dhe makineri ushtarake.
    Pasi zbriti me kuç e maç nga fshati nè Tiranè, Mustafai mendoi se shqiptaria kishte pritur atè pèr tè marrè kèshilla se si tè “deserbizoheshin” shqiptarèt e Kosovès.
    Mustafa xhan, “o yll i shterpèsisè”, o tallava e identetit, lèri gjethet e fikut aty ku janè dhe mos e fshij me tè.
    Çabejin, nuk e kemi mè. MUSTAFANÈ, do lèmè tè na kuvendojè. Ata, midis nesh, qè thonè se u katandis kaposhi njè thelè, ia fusin kot.
    Tè na rruaç MUSTAFA.

  21. nord.al says:

    Alfred, ke hapur nje teme qe ia vlen te diskutohet. Te diskutohet me seriozitetin me te madh dhe nga intelektuale te vertete, por per fat te keq te tille nuk ka ne Shqiperi

  22. luani says:

    Po mite more z. Nano po ato kan qene nen rregjimin serb dhe bravo u qofte qe kan ruajt gjuhe e tradita po sikur te kishim wene ne kndej kufirit ne ato kushte ti nuk do kishe fol shqip por kushedi çfare gjuhe do flisnje . A shikon qe ne tash 30 vjete e shkatrruam gjuhen shqipe duke perdorur fjale te huaja vend e pa vend sidomos nga ju te medjave dhe deputete qe gjoja na hiqeni sikur jeni te zgjuar . A shikon more çfare shqipeje perdoret ne televizoret privat e gaxeta te ndryshme ku edhe gjeja me e lehte qe eshte shenjat e pikezimit nuk dine ku vihen e nuk i perdorin hiç dhe dalin fjali pa kuptim . Pa permendur ketu zgjedhimet lakimet vetat e gjuhes te bukur shqipe

  23. USA says:

    ku ka idiot si ty mer derr katunari

  24. Drita Aliu says:

    Te them te drejten muc nanua ka nje cike te drejte , ne KOSOVE KJO NDIHET EDHE NE LIGJERIMIN ESHKRUAR ,por jo ne ate te akademikeve dhe profesoreve .dhe kam shprese se kjo do te vije duke punuar fort me ARSIMIN, ME SHTYPIN NE TERESI,ME TELEVIZIONET .PO KESHTU EDHE MELIGJE .GAZETARET,CU ITPAT ESPEKTAKLIT,MESUESIT ME LIGJ DUHET TE LIGJEROJNE NE SHQIP. NE ITALI TELEVIZIONI UNIFIKOI GJUHEN ITALIANE,Kosovaret ishin fqinje meserbet per100 vjet nen thundren serbe,edhe jane asimiluar shpesh gjate qindra veteve Lerini kohe te marrin fryme ,sepse vetem plaget e disa viteve me pare nuk jane mbyllur ende.

  25. Nik says:

    Ne parim jam dakord me Z. Nano por Z. Nano duhet ta filloje nga vetja qe ne se hiqet si gazetar duhet te pastroje Shqipen e tij nga gabimet dhe shtremberimet! Ne strukturen e saj Shqipja nuk ka fjale te formes “deserbizim”.

  26. Beni USA says:

    Mos i bini kot ne qafe Muc Nanos, ai e di vet sa vuan, atje ku eshte nuk eshte vetevetja, pse nuk e di ai se kush eshte Rakipi Fevzua, Cani, Zheji,Sonila,Qimi,etj etj kazanxhinj,po duke u bere nga halli pjese e Kazanit, eshte i detyruar te luaj si ata, se ndryshe Frangaj nuk e mbane asnje dite ne pune.Ju lutem, lereni ne hallin e tij.

  27. Debatik says:

    Keto peson kur tallesh me historine Skenderbeun e quajte Serb Tani o Muci perballu me pasojat por me pare na sqaro i bie bythes apo jo

  28. meçoja says:

    Muçi eshtë një “MUÇO” i gjuhes shqipe.
    (P.s. muço,detarët i thonë fillestarëve,atyre që pastrojnë kuverten e anijes me “RRADACE”.

  29. Miku says:

    Ky fshatare nga Skrapari, do te duket sikur gjithe jeten ka jetu ne Tirane.Kete inferjoritet kerkon ta kompesoje me rrumpallhane ne te folur e ne te shkruar.Ky dordolec thote me vehte: Cfare ka Iliri me shume se une qe u be president?Te dy fshatare te trashe nga Skrapari e mund te behen vetem xhandare se per gje tjeter nuk i ke.Te dy mundohen te duken se jane dicka por ne fakte nuk jane asgje.Ky Mucua del ne tv dhe thote idiotizma dhe kerkon pse e shajne.Ti Muc je pa byth ke vajtur ku te con era , dmth. interesi.Nga komunist i lepive bythen Sales u bere demokrat.Tani lepin bythen e Ilirit qe te marresh ndonje kocke.Me nje fjale Muc je njeri me disa shkalle lirie, ti Muc je si xhiroskop.

  30. Don says:

    Muci edhe pse u rrite kurre nuk u poqe,
    Sepse nga mendja mbete thjesht loqe.
    Me shume se kaq nuk meriton
    Edhe si plesht plehu tokes i rendon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje