Nga Altin Ketro
Dua të them qysh në fillim që Partia Demokratike e ka më të fuqishme propagandën për të goditur kundërshtarin, sesa Partia Socialiste. Kur zbulon qoftë edhe inkriminimin sado të vogël të një përfaqësuesi të mazhorancës, i qepet me bukë në trastë, deri sa ta shohë atë të rrëzuar nga funksioni si i emëruar apo i zgjedhur.
Bie fjala, kryebashkiakut të Vorës, ndonëse ai rezultoi i pafajshëm nga drejtësia greke, PD-ja arriti që ta kompleksojë mazhorancën qeverisëse, me një sulm të vijueshëm kundrejt tij dhe PS-së dhe si rezultat sot Agim Kajmaku nuk edhe më në detyrën ku e zgjodhi vota e popullit më 30 qershor. Dhe e gjitha pse ai nuk kishte shkruar në formularin e dekriminalizimit se ishte ndaluar nga policia greke përpara 16 viteve.
Nga krahu tjetër, ai i mazhorancës, ka nje mefshtësi kur bie fjala për politikanë nga krahu i opozitës për t’i vënë ata me shpatulla pas murit kur kundër tyre ka akuza për afera të dënueshme penalisht. Rasti më i fundit është ai i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me financimet ruse për lobim në SHBA.
Nëse për eksponentë të PS-së, Partia Demokratike investohet fuqishëm me njerëzit e vet për t’i gjetur problematika kundërshtarit, nga ana e saj, Partia Socialiste, është shumë indiferente në këtë aspekt, ndonëse duke qenë në pushtet ka më shumë instrumenta për t’u informuar.
Në rastin e Lulzim Bashës ishte një investigim i një gazete amerikane, “Mother Jones”, e cila arriti të zbulojë një shume prej 650 mijë dollarësh të padeklaruara nga Partia Demokratike për lobim në SHBA. Pra, po të mos kishte qenë kjo gazetë, kjo aferë nuk do merrej vesh në Shqipëri.
Partia Demokratike, në lidhje me këto para, akuzon kryeministrin Rama se ka shpifur duke stisur një histori të paqenë. Në fakt, ai që e nxorri zbuluar Lulzim Bashës ishte vetë lobuesi i kontraktuar prej tij, Nick Muzin. Ai fillimisht kishte depozituar në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së shumën prej 25 mijë dollarësh, shumë e cila ishte deklaruar edhe nga PD-ja në KQZ. Por, i frikësuar se mos diferenca prej 650 mijë dollarësh zbulohej nga autoritete amerikane, Nick Muzin u detyrua vullnetarisht që të bënte një deklarim të dytë duke treguar këtë shumë parash si dhe PD-në dhe Lulzim Bashën si pagues të saj.
Prokurorët që e hetuan këtë çështje e lanë në hije këtë deklarim zyrtar të Nick Muzin, duke anashkaluar ngritjen e një akuze penale. Prej kësaj ndihme që mori prej tyre, Lulzim Basha, ashtu si i mbyturi që kapet pas fijes së barit, po përpiqet që të krijojë alibi se gjithë këto akuza që rëndonin mbi të i ka ngritur kryeministri Rama. Strategjia e Bashës është që këtë çështje ta politizojë duke e zhveshur nga akuzat penale dhe duke i dhënë zë akuzave politike.
Në fakt, Edi Rama dhe gjithë kupola e mazhorancës e kanë lënë në dorë të drejtësisë këtë hetim dhe veç disa deklaratave sporadike, kurrë nuk e ngitën në rang kauze për ta fundosur Lulzim Bashën. Duke parë se çfarë Partia Demokratike i bëri një të pafajshmi me vendim gjykate si Agim Kajmaku, fundja një kryebashkiak tejet periferik për staturën e papërfillshme që ai kishte në PS, krahasoni se sa butë është trajtuar Lulzim Basha nga mazhoranca duke mos e mbajtur për asnjë çast, as atë e as drejtësinë, nën trysni.
Gjithsesi, pavarësisht këtyre, por duke u nisur nga alibia që Lulzim Basha kërkon të ngrejë, e sfidojmë me një pyetje konkrete e cila kërkon përgjigje të menjëhershme prej tij.
Ju, Lulzim Basha, kur jeni kaq i sigurt se nuk keni kryer në emër të Partisë Demokratike asnjë transfertë të paligjshme për llogari të lobistit tuaj Nick Muzin, përveç 25 mijë dollarëve tashmë të deklaruara, përse nuk e keni paditur atë për shpifje në lidhje me shumën prej 650 mijë dollarësh?!
Përse u dashka të konsiderohet prej PD-së si shpifës kryeministri Rama apo kushdo tjetër që ia thotë të vërtetën në sy Lulzim Bashës, duke u bazuar tek ajo çfarë shkruan “Mother Jones” e cila nga ana e saj citon dokumentet e Nick Muzin, dhe të mos konsiderohet drejtpërdrejt si shpifës nga PD-ja vetë Nick Muzin i cili është burimi kryesor nga i cili merr zhvillim ngjarja!!!
Në rast se Nick Muzin-it ato para i kanë ardhur nga burime të tjera, atëherë Lulzim Basha e ka shumë të lehtë ta fitojë gjyqin kundër tij. Biles kjo do kontribuojë që edhe drejtësia amerikane të shtojë një akuzë të re ndaj Nick Muzin-it, për deklarim të rremë të burimit të të ardhurave.
Nëse Lulzim Basha nuk ndërmerr asnjë hap për ta paditur për shpifje lobuesin e vetë, Nick Muzin, atëherë Lulzim Basha do të mbetet përgjegjësi i vetëm dhe kryesor i pagesës së 650 mijë dollarëve. Rrugë të mesme në këtë rast, nuk ka!
(TemA)
Ja ke fut kot shoku se nuk paske kuptu qe PD eshte nje fosil, paramendo, ende e komandon nje krimjnel si SB, pra nuk ka elasticitet, nuk ka tru, eshte insekt, vetem instikt…
Nuk ka rruge te mesme thua por prokuroria e ndaloi ceshtjen ,e mbylli,e pastroi lulin.Ne diskutojme kot.
⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️
PS-ja e ka per detyre ta ndjeke dhe te sqaroje akuzen qe ka bere se pastaj del qe ose ka shpifur ose akuza eshte e vertete por e beri thjesht per presion.Nuk mund te thote qe nuk nderhyjme te gjyqesori sepse nuk ka pse nderhyn.
Pyetja eshte ekzakte dhe nuk mund ti levizesh asnje presje. Ai qe ja fut kot je ti. Dhe ai qe nuk do te behet drejtesi por te thuhen llafe boshe per te bere tym qe te mbulohet pyetja je po ti me nickname “Drejtesi”. Ti vetem drejtesi nuk do.
Zoti Ketro! Keni plotesisht te drejte,por kesaj pyetjeje mund ti pergjigjet vetem nje njeri qe eshte me te vertete i pafajshem dhe i ndershem dhe jo nje kopil qe genjen dhe per oren (kujtojme ketu thenien e me demek presidentit like sheikut te floririt dhe jo vetem).Lulezimja dhe padroni i tij ,,agjenti i UDB-se Berishovici,me pseudonimet “Bisturia”nga UDB-ja,,Penicilina”nga ish sigurimi shqiptar etj etj)te cilet drejtojne apo me mire te themi semurin dhe e thellojne me tej gangrenen e bandes se madhe,sic e etiketon me te drejte i madhi Agron Duka (dhe jo se banda tjeter,e vogla e ciftit te semure rende nga korrupsioni dhe prapaskenat presidencial ka qellim te ndryshem nga i ketyre banditeve me kullaro)nuk mund te gjykojne si ju apo si cdo njeri tjeter normal qe mendon te miren e vendit e te popullit te tyre.Ata mendojne vetem te miren e tyre personale,te fisit dhe klanit te tyre ne parti e jashte saj dhe per pasurimin e tyre,duke uzurpuar sa me shume pushtet.Keto qe thua ti e qe themi ne te tjeret jane jashte llogjikes se tyre dhe prove per kete eshte pervoja jone e ketyre 30 vjeteve te me demek demokracise alla berishiane,e gatuar ne zyrat e UDB-se…!Ata kane ngrene joluge,por me garuzhde corbe te prishur dhe vetem kur te mbyllin syte do mund te gjykojne ne tjeter menyre.Kjo eshte fatkeqesia e kombit tone dhe mallkimi yne,qe keta vemje kane arritur te jene ne krye te shtetit e te partive tona!
Per Bashen keni te drejte, por qe Rama nuk ben shume pyetje, ndoshta edhe ai e ka nje hall.
Ketro ka plotesisht te drejte kur veren se propaganda e PD-se eshte 10 here me e fuqishme dhe rezultative se ajo e PS-se. Kjo e fundit eshte e pergjumur, pa nerv dhe profesionalizem. Pergjegjesia bie teresisht te I Gjati dhe megollomania e tij e pasherueshme. Megjithese konstatimi i Ketros nuk eshte zbulim i tij! E kane deklaruar dhe nenvizuar te tjere para tij. Por Ketro ka po aq te drejte kur shtron pyetjes se perse Lul Basha nuk e hedh ne gjyq Muzin-in ne rast se eshte i pafajshem?!
Po pse si kujton ti se PS nuk di ta zbertheje lobimin e Lulzim Bashes!? Po nuk do Edi Rama qe t’i hyje gjemb ne kembe Lulit, se me te po mbahet e me te ndan parane e vjedhur ne kurriz te ketij populli.
Mos prisni me kot te paguaje njeri demet qe i kane bere ketij populli ata Jane nje soj ajdute te pa ngopur