Bashkia e Tiranës merr mbështetjen e BERZH-it për financimin e Pyllit Orbital

10 Nëntor 2019, 18:25Sociale TEMA

Veliaj: “Bashkëpunim i suksesshëm, do ta bëjë Tiranën një qytet të gjelbër”; Drejtoresha e BERZH: “Bashkia e përkushtuar të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve”

Pas bashkëpunimit të suksesshëm për ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve, Banka Europiane për Rindërtim edhe Zhvillim (BERZH) do të financojë Bashkinë e Tiranës në projektin e saj ambicioz për Pyllin Orbital. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtoresha Ekzekutive e BERZH-it, Charlotte Ruhe, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit që synon që deri në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2 milionë pemë të reja.

“Është një ditë e jashtëzakonshme për Tiranën. Sapo kemi dakordësuar që me Bankën Europiane për Rindërtim edhe Zhvillim, të futemi në një ‘aventurë’ tjetër, atë të Pyllit Orbital, për t’i kapur deri në pemën e fundit ambiciet tona për të mbjellë 2 milionë pemë në Tiranë. E filluam me forcat tona, pastaj secili duke mbjellë një pemë për ditëlindje, ose për përvjetor a përkujtime. Por, sot bashkojmë dy fuqi të mëdha, fuqinë e Bashkisë së Tiranës me fuqinë e BERZh-it”, tha Veliaj.

Falë kësaj marrëveshjeje do të realizohen disa investime të rëndësishme në gjurmën e Pyllit Orbital të Tiranës. “Kjo do të jetë një vepër që do të ngelet. Unë besoj se koha më e mirë për të mbjellë pemë ishte dje. Koha e dytë më e mirë për të mbjellë pemë është sot. Nuk duhet të humbasim më shumë kohë. Sot firmosëm marrëveshjen e parë për të filluar një plan, i cili do të përfundojë në disa investime kyçe në të gjithë gjurmën e Pyllit Orbital dhe do të kemi mundësi që të kthejmë kokën mbrapa dhe të themi se këto pemë u mbollën kur Bashkia e Tiranës dhe BERZH-i vendosën të vënë të gjitha forcat për ta bërë Tiranën realisht një qytet të gjelbër”, tha Veliaj.

Ai shtoi se kjo marrëveshje pason bashkëpunimin e shkëlqyer me BERZH-in për  investimin në Bovillë dhe në sistemin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve që ka rezultuar një histori suksesi. “Arsyeja pse kjo na jep shumë optimizëm dhe shumë kurajo për të ecur më tej, është se tashmë e kemi një projekt të suksesshëm bashkë. Në 28 gusht sollëm një tubacion të dedikuar nga Bovilla në Astir, për t’i hequr nga uji i puseve të gjithë familjarët e asaj zone. Një histori suksesi! Në fund të vitit, falë financimit të BERZh-it, do të hapim shtesën që i kemi bërë impiantit të Bovillës për filtrimin. Në të njëjtën kohë do të ketë mbaruar edhe investimi i Qeverisë dhe i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për linjën nga liqeni i Bovillës deri tek impianti i filtrimit”, tha Veliaj.

Ky është projekti i parë i BERZH i bazuar te natyra dhe klima. Drejtoresha Ekzekutive e këtij institucioni të rëndësishëm financiar, Charlotte Ruhe, vlerësoi përkushtimin e Bashkisë së Tiranës dhe të kryebashkiakut Veliaj për të përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve të saj. “Është kënaqësi që jam sot këtu për të nënshkruar këtë marrëveshje për një projekt të rëndësishëm. Jemi të lumtur për këtë bashkëpunim me Tiranën sepse ky është projekti ynë i parë i bazuar te natyra dhe klima. Është një eksperiment shumë i rëndësishëm, por jemi të entuziazmuar dhe të sigurt se do të shkojë shumë mirë. Jemi shumë të entuziazmuar për përkushtimin tuaj për të përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve të Tiranës, për t’i bërë kështu 100 vitet e ardhshme të Tiranës, vitet më të mira për qytetin”, deklaroi Ruhe, e cila siguroi se ky bashkëpunim i suksesshëm që ka nisur me ujin do të vijojë edhe me projekte të tjera.

“Duam të vazhdojmë me projekte të tjera, që filluan me ujin dhe do të vazhdojnë me pyjet. Tirana është një nga qytetet e gjelbra më të rëndësishme që duam ta bëjmë edhe më të gjelbër”, tha Drejtoresha Ekzekutive e BERZH-it.

Projekti për Pyllin Orbital parashikon shtimin e gjelbërimit jo vetëm në periferi të qytetit, por njëkohësisht edhe brenda zonave urbane.

6 komente në “Bashkia e Tiranës merr mbështetjen e BERZH-it për financimin e Pyllit Orbital”

  1. Belina Budini says:

    Perserisa ky arkitekt eshte miku i lali Erit domosdo duhet te mare jo çmimin e kaloresit francez por te Ambasadorit te Botes. Te dy jane vellezer siameze ne mashtrime si Erjon Veliaj si ky sharlatani spanjoll qe ben teatrin vitrine per brekushet e Mjaftit dhe G99.

    1. Qytetar says:

      Ku do mbillen pemët? Në Tiranë nuk ka më lulishte. Midis pallateve nuk ka sheshe bosh. Kodrat mbi kopshtin botanik dhe zoologjik po I “pyllëzon” kompania Agikons me të famshmen rezidencë “Kodra e Diellit”. Pasi, mbaroi rruga e ashtëquajtur “unaza e madhe” që u hap vetëm në shërbim të TEG-it dhe, u mbullon ca pemë anash saj dhe u pastruan plehrat, Po mbijnë si kërpudha pas shiut pallatet nga liqeni i thatë me drejtim nga TEG.
      Nëse me pyll orbital nënkupton betonizimin ka shumë të drejtë. Edhe parkun e Farkës që e trumbetoi, e rregulloi sa për ti dhënë një dorë atyre që kishin ngritur një rezidencë aty dhe duan të shesin apartamente. Përveç asaj kanë filluar edhe të tjera rreth liqenit të Farkës.

    2. Zagora says:

      Mjaft me mashtrimet orbitale,universale,hapsinore apo nevojtore o mashtrues!
      Po ti nuk ke mbjelle ne Yzberisht(KMY) asnje lule e jo me peme,ku jetojne 50 mije banore dhe paguajne miliona me taksat vendore,por Veliajt i duhen ato per reklama mashtruese vetem atje ku bie me shume ne sy investimi!

  2. Belina Budini says:

    Perserisa ky arkitekt eshte miku i lali Erit domosdo duhet te mare jo çmimin e kaloresit francez por te Ambasadorit te Botes. Te dy jane vellezer siameze ne mashtrime si Erjon Veliaj si ky sharlatani spanjoll qe ben teatrin vitrine per brekushet e Mjaftit dhe G99.

  3. Qinani says:

    E ku do mbjellsh pem n tiron.
    S ka ven
    I kan xanun prej kohsh .
    Tash jan legalizue hajnit.
    Vec me mbjell plepa n çatija…
    Tirona oshr qytet i mor fund.
    Nji termet e ndreq.
    Ku,t rrafshohet gjithçka dhe t zhduken tiranasit e rinj.
    Pastaj?
    Le t vijn edhe zezak e kinez.
    Veç çeçen jo .kurr.

  4. Soni says:

    Bashkia Wiene e quan sfide mbjelljen e 20000 pemeve te reja….pra nuk eshte e lehte….shikoni se nuk me duket shume reale kjo puna e 2 milioneve….histori Shqiptare pa frike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje