Ka vijuar në Ohër takimi me kryeministrit të Shqipërisë dhe Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të “Mini Shengenit Ballkanik”.
Në fund të takimit Rama-Zaev dhe Vuçiç nënshkruan një deklaratë të përbashkët me listën e përparësive për forcimin e bashkëpunimit rajonal. Ndër pikat kryesore të dokumentit janë lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, njohja e diplomave etj.
Në dokument theksohet qartë se anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i Ballkanit Perëndimor.
Dokumenti i firmosur në Ohër nga Rama-Zaev dhe Vuçiç
Ne, liderët nga Ballkani Perëndimor, u takuam sot në Ohër për të diskutuar avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal duke eliminuar barrierat e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, dhe për rrjedhojë deklarojmë si vijon:
1.Objektivi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbetet qëllim i Ballkanit Perëndimor 6, dhe asnjë alternativë tjetër për këtë synim nuk është e zbatueshme për rajonin.
2. Përderisa të gjithë ndajmë vlerat evropiane, kemi punë për të bërë drejt sjelljes së standardeve evropiane në shoqëritë tona respektive. Si përfundim, ne përsërisim përkushtimin tonë që të implementojmë të gjitha reformat e domosdoshme dhe të arrijmë gradualisht të kemi përafrim të plotë me këto standarde.
3. Ne konfirmojmë që procesi i pranimit është mjeti më i mirë transformues në dispozicion për të siguruar prosperitet dhe progres në shoqëritë tona, por po ashtu sigurues i një konvergjence më strukturore dhe efektive mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
4. Në të njëjtën kohë, ne theksojmë se bashkëpunimi rajonal, përfshirë integrimin ekonomik është pjesë integruese e të gjitha përpjekjeve tona për të siguruar progres, prosperitet ekonomik e luftimin e sfidave aktuale; duke kujtuar edhe rëndësinë e shtimit dhe lehtësimit të kontakteve mes njerëzve.
5. Kemi konfirmuar se këto përpjekje shkojnë dorë për dorë me ambiciet tona për anëtarësim në BE.
6. Kemi mirëpritur arritjet e bëra në fushën ekonomike rajonale përmes Planit Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, si dhe punën që po bëhet aty, por edhe në iniciativat e rëndësishme rajonale, përfshirë RCC-në dhe Ceftan.
7. Kemi theksuar dhe mirëpritur rolin e Procesit të Berlinit si katalizator i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal.
8. Prandaj, jemi pajtuar të përshpejtojmë integrimin rajonal përmes masave tashmë të vendosura në mënyrë që të arrijmë rezultate praktike dhe të dukshme për qytetarët tanë sa më shpejtë që të jetë e mundshme. Për më tepër, jemi të vendosur të sigurojmë se këto masa po implementohen në mirëbesim nga të gjithë ne, brenda strukturave aktuale (për shembull, MAP REA, Cefta, RCC etj).
9. Ne konfirmojmë që kontakti qytetar-qytetar është një hapësirë ku mund të kemi rezultate të shpejta dhe të shohim beneficione të dukshme për qytetarët tanë. Prandaj, ritheksojmë vullnetin tonë që të punojmë me prioritet në arritjen e Marrëveshjes për kalimin e kufijve në rajon me letërnjoftime, ashtu që kjo marrëveshje mund të nënshkruhet gjatë Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në verën 2020. Ne kërkojmë nga Maqedonia e Veriut të udhëheqë përpjekjen dhe ftojmë Këshillin për Bashkëpunim Rajonal të angazhohet në përputhje me kompetencat e saj. Angazhimi me Ballkanin Perëndimor. Kjo përpjekje konsiderohet gjerësisht qenësore në krijimin e mundësive të reja të zhvillimit dhe rritjes së kapaciteteve për gjenerimin e niveleve të larta të zhvillimit në rajon.
Rama vinte në Kosovë e bënte shqiponjën nja dy tre herë dhe kështu tallej me “KOSOVARËT E TRASHË” duke mos zbatuar asnjë marrëveshje për lehtësira me tregun e Kosovës
e tani del e hap tregun me Serbinë edhe pse është e sigurt se kjo marrëveshje do të shkaktojë rrënimin e bizneseve shqiptare.Të vetmin përfitim do ta kenë bizneset e e Vuqiqit
Erdoganit në Serbi ku mbase edhe Edi Rama është oratak me ta.
Për bizneset shqiptare do të jetë shkatërruese sepse serbët si urrejtës të shqiptarëve nuk do ti blejnë produktet shqiptare .
Ky palla nuk ka bërë asnjë punë këto 6 vite përveçse ka vjedhur ashtu si edhe bëri edhe ato 17 vite përpara këtyre. Të rinjtë e të rejat shqiptarë dhe gjithë intelektualët po largohen masivisht nga Shqipëria e ky vazhdon bën vetëm propogandë të paparë as në kohën e Enverit. Të paktën në kohën e Enverit filloheshin dhe finalizoheshin projekte reale , kurse ky bën propagandë me projekte boshe. Kjo është një emergjencë kombëtare dhe nuk ka ku të shkojë më keq. Gjithë shqiptarët kudo që janë duhet të çohen e ti shporrin gjithë këta politikanë të këtyre 30 viteve e ti nxjerin përpara gjyqit e tu konfiskohen pasuritë dhjetra miliarda euro që i kanë vjedhur popullit.
Po su bë kjo Shqipëria me shqiptarë nuk do ekzistojë më brenda 20 viteve të ardhëshme, sepse qëllimi I këtij dhe i të gjithë politikanëve shqiptarë është ta boshatisin Shqipërinë nga njerëzit duke përdorur ‘mjetet e tyre’ …mafiozët dhe drejtësinë shqiptarë që janë të lidhur mish e thua dhe blejnë tokat e konfiskuara, tokat e njerëzve të thjeshtë duke i kërcënuar me jetë , me gjyqe etj . Pastaj do tjua shesin tokat grekëve , italianëve, turqve, serbëve, malazezëve dhe rusëve.
Gjithë armiqëve të kombit shqiptar.
KËSAJ i THONË, 600 mijë shqiptarë në Evropë, dërgojnë pjesëm më të madhe të fitimeve në ATDHE,
dhe atje (në Shqipëri) malli i Serbisë, për shkak të krahut më të lirë të punës atje, del me cmime më të ulëta, më konkuruese, se ata, eventualisht, të perëndimit dhe vargu i nënshtrimit ekonomik (pos rreziqeve të tjera…) zgjatet në favor të Serbisë.