Nga Mero Baze
Betejën e presidentit për të bllokuar formimin e Gjykatës Kushtetuese e tradhtojnë detajet e betejës së tij.
Presidenti duket se ka studiuar gjatë dhe ndoshta është lodhur shumë, të krijojë skema bllokimi, duke shpikur realitete ligjore që nuk janë detyrime dhe duke injoruar detyrime ligjore, siç është vakanca 30 ditore, që tashmë janë bërë realitet.
Fakti që presidenti është foksuar tek detaje të tilla të tipit, “duhet ta bënim me radhë”, “pasi emërova unë një, duhet të kishit emëruar dhe ju një”, janë detaje që tregojnë se ai ka qenë i fokusuar tek bllokimi përmes procedurave kalendarike.
Një tjetër detaj për të arritur tek njerëzit që dëshiron, ka qenë dhe dekretimi i parë i tij i Besnik Muçit, i cili, sipas gjithë gjasave, rrëzohet në Vetting dhe procedura duhet të rihapet, duke vonuar përsëri formimin e kuorumit të nevojshëm për Gjykatën.
Një tjetër detaj ku duket se është fokusuar, është dhe tek miratimi në bllok i Kuvendit i dy kandidaturave që i takojnë Kuvendit, pasi sipas tij, duhet të emëroheshin një nga një, sipas një radhe.
I gjithë ky përqëndrim energjish tek detaje se si të bllokohet formimi i Gjykatës Kushtetuese, tregon se në këtë proces ka vetëm një konflikt interesi, dhe ai është i lidhur me Presidentin.
Gjykata Kushtetuese po plotëson vendet e saj bosh, ndërkohë që është njoftuar zyrtarisht nisma e shumicës për të shkarkuar Presidentin. Shkarkimi i presidentit duhet të çertifikohet nga Gjykata Kushtetuese, që Ilir Meta po e bllokon të ringrihet.
Mjafton ky fakt që Presidenti të angazhohet, siç po bën, në një betejë të paprinciptë antikushtetuese, për të penguar me aq sa ka mundësi, jashtë çdo ligji, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Persiatjet e tij mbi radhën e votimit apo akoma dhe më keq, votimin e dy anëtarëve që i takojnë Kuvendit, janë thjesht përpjekje të tij, për të kalkuluar bllokimin e votimit të Kuvendit.
Ai do të vazhdojë dhe më tej duke mos pranuar që të zgjedhurit të betohen tek ai, ndërkohë që vetë hartuesit e reformës kanë prodhuar një anomali të pakuptimtë.
Kanë krijuar një mekanizëm çbllokues për rastin kur Presidenti çmendet dhe nuk dekreton anëtarin që i takon, siç ndodhi në këtë rast me Arta Vorpsin, pastaj e kanë lënë që e njëjta gjyqtare, e dalë nga mekanizmi çbllokues, të bëjë betimin para Presidentit.
Mekanizmi çbllokues, nënkupton që të mos ngelesh në dorë të një të çmenduri dhe jo të rikthehesh tek derë e tij.
Por sidoqoftë, sot mbasdite Shqipëria ka formalisht 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, një kuorum i nevojshëm që ajo të fillojë punë. Natyrisht do të vonojë dhe ca.
Ilir Meta do bllokojë betimin, Vettingu mund të rrëzojë kandidatin e tij të parë dhe procesi mund të marrë dhe një muaj ende, por nuk mund të ndalet.
Falë vëmendjes së madhe që Ilir Meta i ka kushtuar bllokimit të ngritjes së Gjykatës, SHBA, BE dhe gjithë vendet Perëndimore, janë rreshtuar kundër tij.
Është një përsëritje e skenës para 30 qershorit, por pa molotovë dhe hunj gardhi në duar.
Tani do te kemi nje Gjykate Kushtetuese me gjyqtare qe jane lolo te Rames.
Bravo!
Po ecim perpara.
Tani ka mbetur vetem qe te shpallim edhe zyrtarisht Ramen mbret.
Qe mund te jene lolo ndoshta ke te drejte por ama lolo te Brukselit, ShBA e mbi te gjitha lolo te ligjit.
Kot qe ke vene kete pseudonim IURTI ti qenke nje cope injoranti edhe gomari e merr veshte kete dredhi te Metes.per mos krijimin e GJK .Ndersa ti o nuk e din ose ben sikur nuk e din.Lexoje edhe nje here kete artikull te Mero Bazes se ishalla do te bindesh Tung
Right…
Uroj qe gjykatat e reja ti q… robt kujt e ka plackit Shqipnine keto 30 vjet, duke ja kaluar 200 fisb Enverit…
I Urti , kandidaturat per ne Gjykaten Kushtetuese nuk i dergon Rama , por KED-ja ( Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi ) , qe nuk ka asnje lidhje as me Ramen , as me Meten , e me askend tjeter .
⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️
Banu burre, Meta ! Hape krahin. Mos u merr me marrina. Je i krym. Ala se ke marre vesh. Mos shpik gjana kot, se po e ke hak mbasandej edhe burgun.
“Taraboshi”, i “Urti” jo qe nuk e ka kuptuar po ashtu ja do qejfi. Ndertimi i shtetit ligjor nuk behet siç don Ilir Metua apo siç don Edi Ramua. Avash avash po ngriten organet e drejtesise,dhe pastaj avash avash te gjithe para saj do japin pergjigje per keto 30 vjet shkerdhatokraci.
Kerkohet urgjentsht zgjidhje kombetare.Sekti ogurzi rilindje masone ,plehra , krimba, qelbesira ,pa moral, pa fe , pa atdhe duhet
urgjentisht te shporren nga Shqiperia,skane asgje te perbashket me Shqiperine e shqipetaret. Tani eshte fundi dhe ndarja perfundimtare nga kulcedra Rama-Velija. Dialogu, protesta kane marre fund .Tani shporrje dhe pastrim territori nga kjo rilindje okulte,fare e keqe ,kancer!
Shporrje….
Pse je tmeruar kaq shumë ,ç’ do humbasësh ti nga ngritja e Gjykatës Kushtetuse.Të parët që do humbasin janë të korruptuarit dhe të fituarit do jemi ne populli.
Ti ku e fut vehten ???
Edhe sikur ne spitalet me te mira te Botes te operohesh edhe nga doktoret me duar-arte qe mund te kete planeti asnjehere nuk ka 100% garanci, prandaj te planifikojne edhe vizita edhe ndiekje te vazhdueshme. Por kam deshire edhe shpresoj qe nga njerez me te mire (ndoshta jo me te diturit) do te merren vendime me te drejta per te miren e te gjitheve. Pra. ky nuk eshte hapi i vetem edhe perfundimtar por i pari per te dale nga gropa e Mu… ku na zhyti spiuni i Serbeve edhe pasuesi i anti-shqiptarit tjeter Ramiz Alia edhe gjithe kulishet e tjere si Ilir Meta me shoke.
VERTET BESONI SE GJYQTARET QE PO EMEROHEN JANE TE PA VARUR?KENI PJERDHUR NGA TRURI OSE BENI SIKUR NUK KUPTONI.