IKMT i paralajmëroi të dalin nga shtëpitë, banorët e Astirit protestojnë me sfurqe në duar: Do i mbrojmë me gjak

11 Nëntor 2019, 10:03Kronika TEMA
IKMT i paralajmëroi të dalin nga shtëpitë, banorët e

Banorët e Astirit janë ngritur sërish në protestë këtë mëngjes pas një njoftimi që kanë marrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për t’u larguar nga shtëpitë.

Banorët i kanë bërë pritë inspektorëve të IKMTsë dhe policisë më bishta lopatash dhe sfurqe në duar dhe paralajmërojnë se nuk do lejojnë askënd t’i shembë banesat.

“Kushdo që do vërë dorë në shtëpitë tona do i mbrojmë me gjak”, tha njëri prej banorëve i revoltuar, ndërsa i bëri thirrje policisë dhe IKMT-së të dialogojnë e të gjejnë një zgjidhje pa e përshkallëzuar situatën.

“Këto nuk duan zgjidhje, këto duan përballje me qytetarët e pafajshëm. Kush ka gjë në dorë për të ndaluar këto kriminela të reagojë.

Këtu duan që t’i hapin rrugë kullave që do të shitet 5000 euro metri. I bëj thirrje segmentit të policisë së shtetit mos u afroni tek ne. Kemi 1 vit që jemi dhunuar na kanë torturuar. Këta po vijnë tek ne që do të na dhunojnë.

Ne duam zgjidhje, ne duam dialog. Nuk mund të shkelësh ti të drejtat e njeriut, ne jemi krenarë që qëndrojmë para këtyre banditëve dhe kriminelëve.

Ne duam të na lënë të qetë në shtëpitë tona ne kërkojmë zgjidhje edhe dialog. Ka me dhjetra e qindra zgjidhje’, tha ai.

2 komente në “IKMT i paralajmëroi të dalin nga shtëpitë, banorët e Astirit protestojnë me sfurqe në duar: Do i mbrojmë me gjak”

  1. Ilirida says:

    Si ,banorët e astirit ashtu edhe të tjerët si astirasit,
    jeni hajdutë të paskurpullt!.Nëse jeni në të drejtë
    atëherë le t’ua paguaj Luli dëmshpërblimin me paratë e vjedhura nga rruga e kombit!
    P.s. Nëse jeni aq të drejtë dhe të devotshëm ju që i keni lënë shtëpiat dhe tokën në fshat pse nuk ia falni shtetit si kompenzim për tokën e uzurpuar(grabitur)
    në qytet e gjetiu?

  2. Mesjetare ;
    jashte nga qytetet !!!
    Mir lopet e mullaret i late e stan nga edhe erdhen ne qytete ,
    po cfrurqet c’ju duheshin ne Qytete ?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Attenzione – Attenzione ;

    ca kafsh te egra me cfurqe ne duar kercenojne Ligjin
    dhe Shtetin Shqiptare ))))))))))))))))))))))))))))))))))))
    – Alo ? xxx-i ?
    Policiaaa ?
    Jam nji qytetare ,qe dua te iki ne shkolle ,
    por kam frik ,
    nga disa kafshe te egersuara qe jane grumbulluar ktu
    ke rruga ku japin koncerte Vandalet .
    Ju lutemi hajdeni sa me pare se ngela pa shkolle .
    ——–
    Qytetari nga Makina ; aaaaaaaaalo ;)))))))))))))))))))))))
    O zoterinj kapeterra ?
    Po ku jii mer amon se na bxi jeten kto te Firmes Toka e Xanun ,
    kan blloku rrugen e ngelem pa pune .
    Kan dal kto mer Vadalet e sales ,
    me cfurqe ne dore sikur dun me tjerr Leshin rrugeve te Tirones hej ?
    cfatr bohet mer jaho ,ku jena ktu ,ne cilin shekell jetojm ,
    se spo dina ku jetojm ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje