Kolaudim edhe për ashensorët, ja çfarë do ndodhë me ata që nuk kalojnë “testimin”

11 Nëntor 2019, 17:12Sociale TEMA

Kjo nuk është e vetmja situatë që ndodh me ashensorët e instaluar nëpër pallate, pasi janë të shumta incidentet që janë hasur nga qytetarët. Instaluesit e ashensorëve apo administratorët e kompanive që instalojnë ashensorë nuk respektojnë kriteret e përcaktuara në ligj, ndonëse kanë në dorë sigurinë e jetës së qytetarëve.

Incidente të shumta duket se kanë detyruar inspektoriatin e mbikqyrjes së tregut të marrë situatën në dorë, duke i vënë kushte ndërtuesve të pallateve dhe kompanive qe instalojnë ashensorë, nga 1 janari i vitit 2020.

Por çfarë do të ndodhë me ata ashensorë të viteve të mëparshme që nuk kolaudohen?

Qytetarët e pallateve, ashensori i të cilëve nuk e kalon kolaudimin do të duhet të paguajnë shtesë për ta pajisur atë me element shtesë për sigurinë në rast se pallati I ka kaluar 5 vite nga ndërtimi. Në ligj është e përcaktuar që deri në 5 vite të gjitha detyrimet e ka firma që ka ndërtuar objektin.

Të gjitha këto iu bënë me dije instaluesve dhe kompanive që instalojnë ashensorë gjatë një takimi të organizuar nga Qendra Konsumatori Shqiptar, e cila bëri bashkë të gjithë aktorët, që lidhen me sigurinë e jetës së qytetarëve.

1 komente në “Kolaudim edhe për ashensorët, ja çfarë do ndodhë me ata që nuk kalojnë “testimin””

  1. drino says:

    Perseri kesaj i thone futja kot se eshte pune e pa studjuar ose e bere nga injorante, shumica e pallateve jane bere nga firma fantazem qe kane falimentuar dhe nuk i dihen pronaret. Me qe Sali krimineli solli SGS per te vjedhur qytetaret ne kolaudimin e makinave keta duan te sjellin ndonje ” sgs” tjeter per ta rrjepur kete popull. Kjo do te jete nje taks tjeter per popullin, mire qe per 7 vjet nuk ka asnje rritje rroge e pensioni por mendohet si tja fusin keti populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje