“Astiri”, Avokati i Popullit: Autoritet shtetërore të shmangin konfliktet me qytetarët. Ndërkombëtarët të ndërhyjnë sa më parë për qetësimin e situatës

12 Nëntor 2019, 11:00Kronika TEMA

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar për prishjen e objekteve të paligjshme tek “Astiri”, ku do të ndërtohet Unaza e Madhe.

Avokati bën me dije se autoritet shtetërore të shmangin konfliktet me qytetarët dhe i bën thirrje autoriteteve të tjera vendase dhe ndërkombëtare që të ndërhyjnë sa më parë për qetësimin e situatës.

“Institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me shqetësim ngjarjet e ditës së sotme në segmentin e Unazës së Re ku janë shënuar përplasje midis banorëve që kundërshtojnë një projekt ende të kontestuar infrastrukturor dhe forcave të rendit.

Ekipe të Avokatit të Popullit ndodhen në terren për të dëshmuar nga afër gjithçka që po ndodh e për ta referuar atë më pas me paanësi.

Në këtë situatë, institucioni kushtetues i Avokatit të Popullit, i cili prej një muaji ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë një raport të veçantë mbi çështjen e Astirit dhe ende është në pritje të përgjigjes, bën thirrje për vetëpërmbajtje, maturi, si dhe për garantimin e plotë të të drejtës së Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut për të kryer detyrën e tyre.

Gjithashtu, Avokati i Popullit tërheq vëmendjen e autoriteteve shtetërore që të mënjanojnë konfliktin me qytetarët, të mos zbatojnë politikën e faktit të kryer e të mos e tejkalojnë me anë të zellit të pajustifikuar detyrën e tyre, sidomos në kushtet kur çështja për të cilën ka lindur ky konflikt nuk është sqaruar.

Respektimi i të drejtës qoftë edhe të një qytetari të vetëm duhet të jetë në bazamentin e një shteti demokratik pasi nuk mund të ketë interes madhor e të mirë kolektive, të themeluar mbi dhunimin e dikujt tjetër.

Gjithashtu, Institucioni i Avokatit të Popullit u bën thirrjen autoriteteve të tjera vendase dhe ndërkombëtare që të ndërhyjnë sa më parë për qetësimin e situatës.”- shkruan Avokati i Popullit. (TemA)

 

 

2 komente në ““Astiri”, Avokati i Popullit: Autoritet shtetërore të shmangin konfliktet me qytetarët. Ndërkombëtarët të ndërhyjnë sa më parë për qetësimin e situatës”

  1. klemi says:

    More po kjo debilja cfare pune ben, a eshte ne mbrojtje te ligjit dhe kushtetutes apo te grabitesve te ketij vendi. Cfare kerkon kjo mendje fucka, ndonje ’97 te dyte, por sigurisht qe nuk do ta gjeje, por turp edhe per kuvendin qe le ne poste kyce te shtetrit debila te tille, qe vetem zyrtare te ketij shteti nuk mund te jene.

  2. h says:

    Shko nxirri ti nga shtepia e ndertuar mbi token e tjetrit dhe pa leje,
    dhe keshtu nuk do kete astje perplasje.
    Ti je avokat i antiligjit ,apo nxites i respektit ndaj ligjit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje