Këto janë tre akuzat që mund të çojnë pas hekurave ish kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku

11 Nëntor 2019, 17:44Kronika TEMA

Ish-kreu i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili u shkarkua nga KQZ është shpallur sot në kërkim policor. Sakaq, janë tre akuza që mund ta çojnë pas hekuarve ish-kryebashkiakun.

Kajmaku akuzohet për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

Ndërkohë, akuza e fundit ka të bëjë me një vendim të Kajmakut, të marrë pas shkarkimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pas vendimit të KQZ, Kajmaku ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë, Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeri duke vendosur si të vetmin nënkryetar shefin e Kabinetit Gent Picari, megjithëse edhe vetë ishte zyrtarisht i shkarkuar si kreu i bashkisë Vorë.

Kujotjmë se Agim Kajmaku është denoncuar fillimisht nga Partia Demokratike si person i dënuar në Greqi dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimi

2 komente në “Këto janë tre akuzat që mund të çojnë pas hekurave ish kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku”

  1. Zigur Qarri says:

    Ushtari i Edvin Escobar D’Rames,llumi i shoqerise shqiptare.Mbi 300 persona te tille ka angazhuar ne politike drogaxhiu i “rilindjes”.

  2. Pedro i ri says:

    Analfabet, primitiv, keqdashes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje