Pushuan akuzën e pastrimit të parave për Bashën, Elisabeta Imeraj: Nëse prokurorët s’kanë respektuar ligjin, vendimi është nul. Tre ditë kohë të përgjigjen

11 Nëntor 2019, 11:20Kronika TEMA

Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, ka folur lidhur me mbylljen e hetimeve për lobimin rus dhe marrjen e kreut të PD-së Lulzim Basha si i pandehur, vetëm për falsifikim dokumentesh.

Në një prononcim për Report TV, Imeraj tha se vendimi i dy prokurorëve Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako për të pushuar akuzën e pastrimit të parave, është nul nëse nuk kanë respektuar ligjin.

Imeraj ka kërkuar nga dy prokurorët e çështjes që të sqarojnë se përse nuk është marrë në pyetje Nikolas Muzin, pas marrjes së dokordësisë nga pala amerikane, që lejonte prokurorët shqiptarë për të pasur dëshminë e tij.

Imeraj ka kërkuar sqarim edhe për mënyrën sesi është përjashtuar nga vendimi, prokurori tjetër, Kol Hysenaj, dhe vënien në dispozicion të procedurës së ndjekur nga ata.

Për të sqaruar paqartësitë e këtij vendimi, dy prokurorët kanë tre ditë kohë, ndërsa Imeraj ka paralajmëruar se vendimi në fjalë do të jetë nul nëse konstatohet se nuk është respektuar ligji.

“Nëse prokurorët nuk kanë respektuar ligjin vendimi është jul. I kam kërkuar përgjigje me shkrim dy prokurorëve.

Prokurorët Karaxha dhe Tako kanë tre ditë kohë të përgjigjen se çfarë procedure ligjore ndoqën për dosjen e lobimit rus”, ka thënë ndër të tjera Imeraj.

Për këtë vendim, ka reaguar edhe njëri prej prokurorëve të dosjes, Ervin Karanxha.

Ai tha për Report TV se prokurori tjetër, Kol Hysenaj, është njoftuar me postë.

Lidhur me akuzën e pastrimit të parave, prokurori Karanxha thotë se kjo akuzë nuk u faktua për shkak të mungesës se dëshmisë së, i cili ka kërkuar garanci që nuk mban përgjegjësi penale.

Karanxha thotë se për Muzinin duhet të vendosë gjykata për të pranuar ose jo, kërkesën e tij.

Kujtojmë se Prokuroria mbylli hetimet për pastrim parash dhe Basha, së bashku me Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin janë marrë si të pandehur vetëm për falsifikim të dokumenteve.

7 komente në “Pushuan akuzën e pastrimit të parave për Bashën, Elisabeta Imeraj: Nëse prokurorët s’kanë respektuar ligjin, vendimi është nul. Tre ditë kohë të përgjigjen”

  1. lisi says:

    Berisha gjuan si gjithnje ne shenje,tani Basha eshte gjahu i radhes meqense Metes po i afrohet litari nga presidenca dhe pritet gradimk ne krye te opozites,basha vetem sa ka filluar zbritjen

  2. lisi says:

    pse nuk botoni komentet bq

  3. Koba says:

    Sa Pare ke marre o Pinjolli KçK???.ke dashte me i la Sumen Lulit po nuk mundesh dot se nuk te le Skifteri i Drejtesise se Re.

  4. Saliu i vertete says:

    Ketu behet fjale per pergjegjesi per ket sharlatanin tone jo per Nik Muzin ne se denojme dot Nik Muzin por duhet te denojme shal gjatin per mashtrim dhe pstrim parash , ket hajdut ket mashtrues si nuk skuqt a nyk nxihet gur genjen dhe as kur shpif , na beri me turp ne te gjith europen se ne bote as nuk e njef kush

  5. Brahoo says:

    Beni gérr gérr kot se Luli edhe kesaj radhe ja hodhi pa u lagur. Bravo Lul se po te mos ishte rilindja nuk do kishe brime ku te futeshe.
    Nje falenderim edhe per shokun Gramoz qe kujdeset aq shume per familjen Berisha e kompani

  6. ka rrjedhur says:

    Keta te dy prokurore e kane bere gropen me doren e tyre per tere jeten , per vete dhe familjaret. Te lajthiten kaq shume per parate qe nje dite do vdesin pergere !

  7. Kolegu says:

    I qenka zbardhur Ervin Karanxhes. E di vete ai, historine qe lidhet me kete shprehjen: ” Mu zbardh”!!!!
    Hahahahaha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje