Elseid Hysaj te Norwich në Premier League, marrëveshja e kryer?

12 Nëntor 2019, 21:12Sport TEMA

Elseid Hysaj duket se do të largohet nga Napoli. Për mbrojtësin shqiptar, ka pasur interes nga shumë skuadra, përfshirë këtu Chelsea dhe Tottenham, por asgjë nuk u konkretizua.

Në janar, Hysaj me shumë gjasa do të transferohet në Angli, por te skuadra e Norwich City.

Këtë gjë, e ka bërë të kryer familjar i tij i afërt, Genti Haxhiu.

Në rrjetet e tij sociale, Haxhiu ka postuar një foto në krah të Elseid Hysaj, duke shkruar: “Marrëveshje e kryer, lojtari më i ri i Norwich City.”

Duket se Hysaj më në fund do të transferohet në kampionatin anglez të futbollit, tek ekipi i “Kanarinave”.

Norwich u ngjit këtë sezon në elitën e futbollit anglez dhe ka marrë disa rezultate pozitive, përfshirë këtu dhe një fitore 3-2 kundër Manchester City.

2 komente në “Elseid Hysaj te Norwich në Premier League, marrëveshja e kryer?”

  1. te fala samarxhinjeve says:

    pesha e lehte , aq e ka takatin megjithate ……..

  2. Adi says:

    Po sikur po e kerkonin Inter juve e Roma per 50 milioni €, si perfundoi KY talent alla Roberto carlos???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje