FOTOT/ Një ditë pas: Pse ra “Astiri”? Përgjigja që gjendet te armët kimike, studentët, Balliu, Protoduari...

13 Nëntor 2019, 07:28Sociale TEMA
FOTOT/ Një ditë pas: Pse ra “Astiri”? Përgjigja

E gjithë ngrehina e “Astirit”, një kauzë që nisi si brengë sociale, u shkërmoq në një ditë të vetme.

E karakterizuar nga skena tashmë të njohura, me rebelim ndaj policisë e reagim force nga kjo e fundit, fundi i saj që po ashtu i njohur, ku shteti diktoi me fuqinë e vet.

Debati se sa i padrejtë ishte ndaj banorëve të pabindur, mbetet gjithnjë i hapur.

Po pse ra “Astiri”, një protestë që huazoi dhe lejekët e verdhë të frikshëm të Francës?

Pak ditë më parë, në 1-vjetorin e nisjes së protestës, nga kjo e fundit u përcoll bindja se ajo po triumfonte dhe se Ramës i kish ardhur fundi. Fjalët e zgjedhura për rastin, në ashpërsinë e vet, ngjanin të ishin formuluar në zyrat e PD-së.

Ndërkohë, dje, teksa shteti triumfonte me forcën e vet, paralel do përcillej fabula e një gruaje ndër protestuesit, më e njohura e tyre dhe kjo prej mbiemrit: Protoduari.

Pjesë e një xhinsi familjar gjithnjë në armiqësi me të majtën, ajo qe dhe fytyra politike e protestës.

Me deklaratën e marrjes së 130 milion lekëve dëmshpërblim, e më pas me shfaqjen si e plagosur me Lulzim Bashën mbi krye, ajo ishte një përgjigje mbi psenë e dështimit të kauzës së “Astirit” në terma politikë.

Sepse ajo, edhe pse më bazë sociale, u shndërrua në politike.

Protoduarja, por dhe personazhi tjetër politik, Klevis Balliu, qenë ata të cilët e çnderuan protestën 1-vjeçare me bllokim stoik rruge, duke mos mundur të shndërrohet në kauzë gjithëshoqërore.

Pos faktit që si gjithnjë, PD iu qas zemërimit të një grupimi njerëzish me një mungesë të theksuar finese politike, për të mos thënë trashësi, për të qenë dhe më bindëse në këtë rrugë qorre, zgjedh një personazh anekdotik si përfaqësues të saj në protestë, pikërisht Klevis Balliun.

E djeshmja, qe si gjithnjë, rezultati i një aksioni politik 1-vjeçar. Edhe ky i dështuar.

Dhe, duke parë në retrospektivë, se kur qeveria është “dorëzuar”, vihet re se kjo ka ndodhur në dy raste kur fjalën e ka patur masiviteti, pra forca imponuese e masës, me shumë pak implikime politike, thënë ndryshe, me prezencë periferike të opozitës.

Ato janë protestat kundër armëve kimike (nëntor 2014), si dhe ato të studentëve afro një vit më parë.

Edhe pse të diskutueshme në psenë e tyre, ngazëllimi shoqëror që ato ndollën u dhanë shkëlqim si kauza, gjë që diktoi reagim në vendimmarrje qeveritare.

Kjo nuk ndodhi me “Astrin”, nuk e la PD-ja të ndodhte, Basha, Balliu, Protoduari…

9 komente në “FOTOT/ Një ditë pas: Pse ra “Astiri”? Përgjigja që gjendet te armët kimike, studentët, Balliu, Protoduari…”

  1. ce says:

    Lindita prottoduari , mashtruese e paskrupullt, femra me e urryer ne Tirane qe terrorizoi Tiranën me bllokim rruge per nje vit dhe me nje fjalor rrugaceje qe do ta kishte zili dhe komandanti i naziskineve te Mamurrasit Flamur Herman Geringu. Tani bashke me Klevis Kërriçin e Faros ne koshin e plehrave te Shqipërisë.

    1. Epiriiiiii says:

      Çoni Jevgjit tani te mbledhin hekur per skrap te shkretet.??? te pakten te bej i varfri ndonje lek, se ata qe banonin aty te Toka e Xanun ishin me Biznese te Kamur

  2. Flutura says:

    Cfare shkruan o gazetar se na bere astirin si Stalingradin?
    Hiqi keta tipa gazetaresh o Mero.

  3. Roland says:

    Keshtu behet shteti …o lulush hollandezi ….haja karin rames tani , po mer edhe dobiçin e fahros me vete …hahahaha

  4. Romak says:

    Nuk shkruhet “ndollen”, por “ndodhen” mor nallban i Temas

    1. karabush says:

      ndollen, ndjell—— ndodhën ndodh! Jane folje te ndryshme shoku kryekar. flm

  5. H says:

    Populli i ndershëm urren zaptuesit dhe maskarejtë shpellarë , si simbol i së keqes , korrupsionit, grabitjes dhe paftyresise që i ushqeu pushteti i berishes. Rrota e historise sillet dhe ata do jene gjithmonë të urryer.

  6. rexha 10 says:

    Pd nuke munde te krijoje me Deshmore te demokracise per nje kauze qe nuke i ze bese asnjeriu.Qe te rrezoshe qeverine duhet te perdoret molotovi nga trimat e DOKTORRIT .Sa per kete zonjen ,nuke besoj se ka peshe ,edhe po te shpallej Deshmore e demokracise,te rrezoje qeverine.
    Kjo organizate kriminale vetem vrasja munde ta sjelle ne pushtet.Kjo ralizohet duke derguar banda nga Kosova ,Serbija,Maqedonia e Veriut . DIKUR QENI NUKE LEHTE ,PORE TE HANTE. TANI VETEM LEHIN ,PORE NUKE TE HANE.

  7. katarakti says:

    Keta te PD-se jane vertet idiote monumentale. Kujtojne se do fitojne pike kur mbrojne antiligjin, anti te drejten! PD-a po nuk u be e arsyeshme dhe e zgjuar nuk ka per te ardhur kurre ne pushtet. Se ne pushtet me Ramen nuk vjen dot me “demokratet”e Mamurrasit. me molotov apo tritol! Ka ikur ajo kohe. Une kam verejtur se edhe kur qeveria apo policia arreston nje kriminel te njohur, apo zbulon nje grup kriminel, PD-ja rrudh buzet. Se vetkuptohet nuk i pelqen suksesi i qeverisjes se shumices. Kjo eshte normale. Por eshte krejtesisht anormale dhe çmenduri kur ti del hapur kunder veprimeve te policise per vendosjen e ligjit. Kur qeveria Rama kerkoi qe kushdo te paguante çfare konsumonte, si psh driten dhe ujin, PD-ja filloi te derdhte lote krokodili per popullin e varfer! Apo kur policia nderhyri ne Lazarat apo Dukagjin, PD-ja u hodh perpjete se iu prek republika e pavarur! Me keto qendrime PD-ja nuk vjen dot kurre ne pushtet. KJo lloj politike deshmon jo vetem shkurtpamesine e udheheqesve te saj, por nxjerr ne pah edhe friken qe i ka kapur nga ringritja e institucioneve te drejtesise. Prandaj PD-ja nuk eshte as e qete dhe as e matur. Dhe kapet ndaj çdo veprimi antishtet siç kapet i mbyturi nga floket te vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje