Mbi gabimet e Edi Ramës dhe sulmet nganjëherë histerike kundër tij nga çarshia digjitale e Kosovës

13 Nëntor 2019, 13:44Rajoni TEMA

Edi Rama ka bërë mjaft gabime ndaj Kosovës, por jo krejt barra duhet t’i ngarkohet atij. Thelbi i problemit gjendet në Prishtinë – te klasa e deritanishme politike e Kosovës.

Nga Enver Robelli

Është bërë modë që Edi Rama të goditet si me qenë një thes për të ushtruar boks. Kush del në qytet (lexo: në Facebook), i jep një boks thesit (lexo: Ramës). Me dorëza e pa dorëza – me rëndësi të goditet. Ky sport po praktikohet edhe më shumë këto ditë, pas takimit në Ohër mes Edi Ramës, Aleksandër Vuçiqit dhe Zoran Zaevit. Kryetari i Serbisë, kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë po diskutojnë mbi heqjen, siç thuhet, të pengesave për qarkullimin e lirë të mallrave dhe personave mes vendeve të tyre.

Qëllimi i tre politikanëve udhëheqës në Tiranë, Beograd e Shkup është krijimi i një zone të tregtisë së lirë sipas modelit të Schengenit. Bosnjë-Hercegovina ka shfaqur interesim për këtë projekt, Mali i Zi e ka hedhur poshtë. Kosova nuk ka pranuar të marrë pjesë. Disa argumente janë përmendur nga politikanët në Prishtinë dhe nga vëzhguesit e zhvillimeve politike. I pari: Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, andaj nisma e tillë nuk ka kuptim. Argumenti tjetër: Kosova në asnjë rrethanë nuk dëshiron të zëvendësojë perspektivën euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Së treti: në samitin e parë të kësaj nisme Kosova është anashkaluar nga Serbia. Argumenti i katërt: si mund të flasë Serbia për tregti të lirë e lëvizje të lirë të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor ndërkohë që me agresivitet të madh vazhdon të sabotojë mëvetësinë e Kosovës – në arenën ndërkombëtare dhe përmes një partie të serbëve në Kosovë që e ka themeluar vetë dhe që funksionin si Kalë Troje brenda institucioneve të Kosovës.

Këto janë argumente që nuk mund të hidhen poshtë lehtësisht. Në vend se t’i merrte parasysh këto argumente, Rama nga Ohri lëshoi fermanin, duke akuzuar Kosovën se e përjashtoi veten nga ky proces, pastaj në një intervistë që më shumë ishte monolog në Top Channel ai tha se Kosova për shkak të interesve të brendshme politike po e rrezikon politikën e jashtme të Tiranës, mandej, kur u pyet lidhur me qëndrimin e shefit të VV-së, Albin Kurtit, se Shqipëria së pari duhet të heqë kufirin me Kosovën, e më vonë të fokusohet te rajoni, Edi Rama dha një përgjigje që shkakton huti. Ai tha: «Si heq kufirin Albin Kurti nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi apo do hapi luftë dhe kush Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian apo Kuba do japi pëlqimin për heqjen e kufirit pa marrëveshje me gjithë të tjerët. Do të ishte vetëm një marrëzi».

Mediat në rajon (përfshirë ato në Serbi) e lexuan kështu deklaratën e Ramës: kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund të bie pa pëlqimin e Serbisë. Përse të pyetet Beogradi për kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë një dekadë pas pavarësimit të Kosovës dhe njohjes nga rreth 110 shtete? Mund të thotë Rama që kufirin nuk mund ta hapim për shkak të rezistencës së fuqive të mëdha dhe njerëzit do të kishin një tablo më të qartë, ndoshta edhe do të kuptonin më mirë arsyen pse në Morinë-Vërmicë ende duhet të tregosh letërnjoftimin. (Ndonëse as kjo nuk është një dramë e madhe, në të shumtën e rasteve policia e Shqipërisë dhe e Kosovës kryejnë punën me efikasitet mbresëlënës). Arsyet përse nuk ka bashkëpunim më të madh mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë vetëm pengesat doganore e kufitare. Arsyet janë më të thella. Ndikimi i oligarkëve në politikë mbetet i madh. Dhe ku keni parë politikan që ia heq me qejf monopolet një oligarkie nga e cila ushqehet? Kjo pyetje e pakëndshme nuk i drejtohet vetëm Edi Ramës. Duhet t’i përgjigjen kësaj pyetjeje edhe politikanët e Prishtinës, të cilët qe 20 vjet kanë krijuar një raport të ngushtë biznesi me importuesit më të mëdhenj të prodhimeve nga Republika e Serbisë.

Kryeministri i Shqipërisë meriton të kritikohet për shumë mbrapshti – përkrahja nga prapavija (e shpeshehrë hapur) që i bëri prekjes së kufijve të Kosovës, duke u bërë kumbarë i Vuçiqit dhe Thaçit – ishte gabim, fjalimi i tij polarizues në Kuvendin e Kosovës si rishkrues i historisë së çlirimit të Kosovës – ishte gabim, akuzat paushalle ndaj VV-së se pas protestave të studentëve në Tiranë dhe qytete të tjera qëndron VV – gabim i radhës, përpjekja e tij për të lozur rolin e «babait (padronit?) të kombit» – një mbivlerësim i fuqisë së tij.

Por, ka diçka histerike në sulmet ndaj Edi Ramës. Për shembull: akuza se ai është bërë bashkë me një serb dhe një maqedonas dhe dëshiron të krijojë «Jugosllavinë e re». Ata që besojnë në marrëzi të tilla, le të pyesin së pari veten: përse Kosova në bisedimet e Brukselit pranoi që gjatë udhëtimeve nëpër Serbi qytetarët e Kosovës nuk guxojnë t’ia tregojnë pasaportën policit serb, por vetëm letërnjoftimin duke iu nënshtruar një procedure shtypëse burokratike të regjistrimit? Edhe për këtë do ta fajësoni tash Edi Ramën? A negocioi ai apo kosovarët e Hashim Thaçit në Bruksel? A i ka fajet Edi Rama që shoferët e Kosovës në kufi duhet të heqin targat e Republikës së Kosovës sepse nuk i pranon Serbia? Edhe për këtë fajet i ka Edi Rama? Hajde ta akuzojmë që Serbia nuk i pranon prodhimet me shënimin «Made in Kosovo»? A ishte Edi Rama apo Ramush Haradinaj që thoshte se si kryeministër «nuk kam kohë të merrem me negociatat me Serbinë»?

Akuzat kundër Edi Ramës në disa qarqe në Kosovë kanë marrë përmasa histerike. Dhe kjo është mënyra më e lehtë dhe më e palejueshme për të mbuluar serinë e gabimeve që klasa politike e Kosovës ka bërë në raport me Serbinë sidomos në dekadën e fundit. Kur Hashim Thaçi doli me idenë e tij për ndryshimin e kufijve, gati të gjithë në Prishtinë u bënë sikur janë të tronditur, por në këtë tronditje kishte shumë hipokrizi, sepse krejt procesi i negociatave me Serbinë i ishte lënë në dorë Thaçit, ngase bisedat me Serbinë nuk janë temë popullore në Kosovë, nuk mund të fitosh poenë patriotikë, andaj shumëkush gëzohej që me këtë punë po merret Thaçi. Kush largohet nga përgjegjësia, të mos ankohet pastaj për befasitë e pakëndshme.

Histeria në Kosovë ndaj asaj që po quhet «Mini-Schengen» ka të bëjë edhe me dëshpërimin e madh për shkak të mungesës së rezultateve konkrete nga negociatat me Serbinë. U bënë aq shumë kompromise dhe Serbia po arrin gjithnjë e më shumë të demontojë pavarësinë e Kosovës. Tërheqja e njohjeve nuk është vetëm përrallë e Ivica Daçiqit. Tërheqja e njohjeve është fakt – dhe rezultat i një diplomacie të dobët të udhëhequr nga një cirkusant rreth oxhakut të të cilit bashkohen Rama, Thaçi, Haradinaj, e nganjëherë aty shkon edhe udhëheqja e LDK-së, me atë veturën Fiat Punto.

Edi Rama bën mirë të tërhiqet nga kjo nismë për heqjen e kufijve dhe barrierave për lëvizjen e mallrave për aq kohë sa Serbia zhvillon politikë antieuropiane. Si mund të flet dikush në Beograd për lëvizje të lirë të qytetarëve, ndërkohë që në çdo pikë kufitare të Serbisë sheh shqiptarë të Kosovës me formularë A4 në duar duke u lajmëruar apo çlajmëruar te policia kufitare serbe? Krejt kjo nismë me «Mini-Schengen» që ka marrë hov këto ditë duket si një lojë me kuti shkrepësesh. Rama dhe Zaev të dëshpëruar që nuk u hapën negociatat për anëtarësim në BE, duan të tregohen si nxënës të mirë te Emmanuel Macroni me shpresën se presidenti francez do të tregohet zemërgjerë. Mesazhi nga Rama dhe Zaev është ky: ne po i thellojmë integrimet rajonale duke prirë me shembull të mirë dhe për këtë BE duhet të na shpërblejë. Vuçiq ka agjendë tjetër: hapja e tregjeve të Maqedonisë dhe Shqipërisë për prodhimet serbe është shans për ekonominë serbe.

Këtu qëndron frika e jo pak shqiptarëve: dominimi ekonomik serb në rajon. Frika nuk është ilaç i duhur për të ndërtuar të ardhmen. Serbia nuk i ka faj as Prishtinës, as Tiranës që ka siguruar dhe po siguron investime masive nga Perëndimi dhe Lindja. Diçka kanë mundur të bëjnë edhe politikanët tanë po të mos kishin shikuar vetëm thellësinë e xhepave të tyre, po të mos ishin marrë me shitjen për pak para të resursve kryesore, me privatizimin kriminal, mungesën shumëvjeçare të investimeve në ekonomi dhe në fushën e turizmit. Kryeproblemi mbetet ky: kriminalizimi i poreve kryesore të shtetit dhe shoqërisë. Pse nuk po thotë një fjalë asnjë qeveritar i Tiranës lidhur me lajmin se avioni i një bosi malazez të drogës në janar 2019 fluturoi nga Shqipëria në Gjenevë, pastaj në Basel? Pyetje të vështira janë këto. Shumë të vështira. Edhe për Edi Ramën.

14 komente në “Mbi gabimet e Edi Ramës dhe sulmet nganjëherë histerike kundër tij nga çarshia digjitale e Kosovës”

  1. Martin says:

    Vellezrit tane te Kosoves dhe shumica dermuese e Shqiptarve e kane pjekur mendimin per Edi Ramen.
    Shqiptaret kan te bejne me nje specje shum te rrezikshme tradhetaresh. Eshte nje specje qe nen petkun u pallavrave boshe, demagogjise, mashtrimeve veprimtarive korruptive synon te godase be cdo moment dhe ne cdo pozicjon interesat kombetare. Eshte nhe specje tradhetaresh qe eshte bere shum i pasur ne kurriz te prones publike, si dhe ka mveshtetje te forte nga shtete me predispizicion kundra interesave shqipetare. Edi Rama eshte nje rrezik i madh i kombit.ju lutemi shperndaje

    1. Nick says:

      Aha…..hajde o ferr e m’grric…se nuk jetokeni dot pa sherr e pa armiq!!!

    2. ben says:

      Robell
      Ka 1 hollesi te vogel qe as ti dhe asnje nga analistet pro ripjelles nuk e permend.
      Ne takimin e Ohrit
      Edi rama presupozohet se perfaqesonte shqiperine
      Vucic serbine
      Zaev maqedonine
      Po Alex Soros ke perfqesonte?????????
      Sepse Sorosin atdheu I tij I origjines izraeli e ka shpallur rrezik kombetar
      Hungaria vendi I lindjes gjithashtu
      Amerika vendi I banimit po ashtu
      Ajo qe edhe me idioti nder ripjelles e kupton fare mire eshte se edi rames nuk I rruhet per shqiperine dhe ti flet per kosoven
      Per ramen nese ka rruge me nga 20 milione euro km prish ca te gjeje perpara, po nuk ka leke ketij tipit nuk I rruhet fare,po fare fare.
      Keshtu qe shif ca bisnesi ka ndermend te beje rama me serbet, maqedonet dhe sorosin qe te kuptosh pse lodhet rama.
      Te gjitha gjasat jane qe me ligjin per shtetezimin e tokave ne bregdet ja jep per ndertim sorosit dhe me serbet e maqedonet siguron turistet klientet.
      Sepse edi rama fuksionon vetem ku ka miliarda euro per xhepin e tij, te tjerat jane pallavra delenxhinjsh kryesisht rilindas ose te ndonjerit qe ngjyen buken ne keto pune.

    3. Peza says:

      Edi Rama sot eshte fatkeqesia me e madhe e Shqiperise!
      Ai ka shkaterruar shtetin ligjor,administraten,ka perdhosur demokracine aq sa qytetaret shqiptare e shohin pushtetin e sotem si PUSHTETIN E NJE PUSHTUESI!
      Rama eshte nje diktator,qe ka rrenuar Partine Socialiste,aq sa askush nuk ka guxuar t’i beje nje kritike nga deputetet,ministrat dhe te zgjedhurit e emeruar prej tij!
      Sot Rama eshte bere mbrojtesi me i madh i KORRUPSIONIT!
      Rama i ka mbyllur gojen popullit shqiptar aq sa sot nuk gjen nje zyrtar ku te ankohesh per padrejtesite apo korrupsionin,sepse nuk te pret e nuk te degjon njeri!
      Viktimat e vetme te korrupsionit ne Shqiperi jane vetem qytetaret,por keta nuk degjohen nga pushteti i Rames.
      Rama ka sajuar nje organizem kanceroz fantazem si “bashkeqeverisja me qytetaret” me anen e te ciles ka zyrtarizuar sundimin e tij ,rrenimin e administratres dhe demokracise ne vend!
      Rama sot eshte nje antishqiptar,qe sundon me keq se pushtuesit nazi-fashiste,ndaj duhet shporrur sa me pare nga qeveria!

  2. fantoma says:

    Rama, i dashur (to)Robell, ka plotësisht të drejtë si politikan i moderuar, për ato që thotë “mbi heqjen e kufijve” midis Kosovës dhe Shqipërisë, po … ku të kuptojnë turkoanadollakët fshatarakë malokarë të Kosovës, që pandehin se janë “qëndra e Botës”, për arsye se “i ledhaton” ndonjëherë(si atë “mikun”) amerikani, sipas konjukturave dhe interesave të tij… !!!

  3. NjeQytetarOptimist says:

    I krijua nje katund I dyte me emrin Kosove shqipfoles, duan mbeshtetjen e Shqiperise, por udheheqjen e tyre, katranosen marrdheniet me Serbine me shume akoma pse nuk po njihen ndaj tyre dhe o burra dyfekun se me duhesh. Kur sme duhesh bej politiken time dhe rri aty ku je.. Marrveshjet I bej vete dhe ti merru vetem me pasojat qe shkaktoj une.. Ik more pirdhuni.. Rama te hapi kufijt me Maqedonine dhe beni cte doni be katundin tuaj… Nje pyetje kam: Kur na degjuat ne ju ?!?!

  4. KUQ E ZI says:

    Edi Rama rrezik kombetar.nje qelbesire.vendos per fatet e Shqiptareve.E coj gjithe vendin per skrap.po e zhvillon duke e dhene me koncesion ekonomine Shqiptare. Duke shkaterruar cdo gje Te bukur qe nga lumenje valbona Vjosa j dhe kanionet e skraparit .ku eshte e ardhmja e femijeve tane ketu?

  5. Intelektuali says:

    Uthulla e tharte prish enen e vet , thot populli, edhe Kosova me vet izolim dhe e mbyllur me tela me gjemba, ecen ne nje rruge , qe nuk te shpie asgjekundi. Sa per Edi Ramen do te ishte gabim te etiketohej si tradhetar e si njeri qe ka demtuar interesa e Kosoves. Perkundrazi eshte ai qe ja u perplasi per here te pare Serbeve dhe ne shtepine e tyre se ata duhet ta njohin realitetin, qe Kosova eshte shkeputur njehere e mire prej saje dhe se duhet ta njohin pavaresine. Edi Rama mund te beje sdhe gabime, por eshte udheheqesi i vetem gjat ketyre 30 vjeteve , qe ka vizion dhe perpiqet te beje me te miren per kombin. Eshte zgjuarsia , perkushtimi e dashuria per vendin e tije,dhe deshira per ta cuar kete vend sa me shpejte ne prosperitet, qe e bejne ate te jete e barabarte ne takimet me gjithe udheheqesit e Europes, qe e degjojne me vemendje pa qe nevoja te behet si pikpyetje para tyre.

  6. LF says:

    Artikulli eshte I persosur. Per te vertetuar se sa i vertet eshte ky artikull, vetem lexo reagimet. Ekstremiste te papare thone per Ramen qe eshte tradhetare dhe ana tjeter flasin per shqiptaret e Kosoves si njerez me bisht.
    Per mua “Shengeni I Vogel” eshte ide e mire por Rama duhej ta kopsiste kete me pare me Kosoven. Albini nga ana tjeter ka te drejte se pse Rama nuk priti, por nuk ka pse del hapur ne konflikt. Me dashje apo pa dashje, vertetojme qe jemi “njerez me bisht” si nga ajo ane ashtu dhe nga kjo ane e kufirit. Nuk jemi te zote te kuptojme njeri tjetrin dhe fitimet i merr Serbi.

  7. Ina says:

    O robell, te kam lexuar gjithmone. Juve, jeni disa gazetare qe ju duket vehtja interesante kur i kunderviheni Rames. Si duket ju ka shterrur mendimi ne plane te tjera, dhe o burra, ti bijem atij. Tani, me rradhe gjerat. E para njehere, qe Kosova ka do kohe qe politiken, pas ikjes se Rugoves e ka pasur vetem nje axhende per pushtet personal, qe udhehiqet nga njerez te paditur si Rambo me kompani, me gjithe respektin per luften e bere. Politikanet e Kosoves, po e mbajne popullin e tyre te izoluar nga shume gjera, nga diplomacia, nga ulja ne tryeza, nga degjimi i zerit me teper se ne Beograd. O Robell, Nese Kosova s’ulet ne tavoline me Serbine, ku do ta gjeje ti kerkoje njohjen? Apo rrugeve me daulle dhe me vallen e shpatave sic tha Rama. Pra miku im, edhe Albini eshte nje njeri i nxituar, sillet si kacak, dhe ende s’e kupton se sot diplomacia eshte arma me e forte per te fituar cdo gje. Si mund ta njohe Serbia Kosoven kur Albini nuk respekton Shqiperine, edhe kryeministrin e saj? Edi Rama, i pelqen apo jo Albinit eshte dhe duhet te jete kujdestari i Kosoves, jo ne kuptimin paternalist, por ne kuptimin me te plote te kesaj fjale. Pra, te mos merremi me tallavane e gazeqareve injorante qe e shajne Ramen per tradheti. Fatkeqesia e Edi Rames eshte se i sheh gjerat si ne art, pra permes idealizmit, por tani ka filluar ta kuptoje se politika eshte pak me ndryshe. E kam thene edhe ne komente te tjera, jo se e them une, por e thone shume. Edi Rama, sot per sot, eshte njeriu me i besueshem ketyre trojeve. Te thuash se s’ka bere gje, te thuash se s’ka ndertuar, te thuash se s’eshte munduar te vere sadopak rregull ne kete rrumpalle, eshte vetem nje poshtersi. Edi Rama, fare i vetem pothuajse, tingellon si jashte kohe duke qene njeriu i punes, i kerkeses se llogarise, dhe i mosberjes se pazareve, sulmohet e goditet perdite me shashka qe nuk i meriton. Gabime, ose kritika mund te kete, por punet e mira qe ka bere nuk duhet ti hidhen poshte. Sa per partine socialiste, qe degjoj shpesh te thuhet se e rrenoi, e shkaterroi e ku di une, s’eshte e vertete. E verteta eshte se shume ne ate parti e kuptojne partine si nje mjet per te vjedhur dhe zhvatur, gje per te cilen Edi Rama nuk i premton kujt. Vini re, merren me shtepine e tij ne Surrel qe eshte nje shtepi tmerresisht modeste, dhe s’merren me Liken qe ka grire dynjane, bashke me Sali e kompani. Edi Rama me ne fund, eshte fati i Shqiperise, pa te cilin, gremina do te ishte streha jone. Ketyre ju mbeti mendja te p p p, dakort, nuk duhet tepruar me to, po pa shih miku im, se edhe nje celular qe blen shkon dhe e blen me kredi, ndaj them se duhet folur me kujdes. Edi Rama gjithmone perpiqet te flase me gjuhen e arsyes, te maturimit, te afrimit. Kosova miku im, nuk mbrohet me folklorizmat o sa mire me ken shqiptar, por mbrohet me veprime konkrete. Perse nuk ishin te afte politikanet e Kosoves ta ulnin vucicin ne tavoline dhe ti thoshin, pranoje kosoven dhe me e pakta, ta detyronin serbine qofte edhe verbalisht te kerkoje falje? Ja pra, Edi Rama po e ben kete, sepse e ka kuptuar se diplomacia, sot dhe per gjithmone tanime, do te jete arma me moderne me te cilen mund te fitohet cdo lufte. Edi Rama, nuk do ta shperdoroje besimin e madh qe i dha populli shqiptar. Edhe ne kosove ka njerez qe e vleresojne, kurse albini ka deshire te jete ai kryefillonjesi i bashkimit kombetar, pa kapercyer ende problemet qe ka kosova edhe me serbine. Te jesh i bindur ti Robell, se kosoves tanime kurre nuk i kanoset e keqja nga Shqiperia, se nuk ka me sali, as Like, As gje. Edi Rama e ka shprehur vete, se e do shqiperine, dhe e ka kulturen dhe bindjen ta kuptoje sa urata do ti vijne per kete qe po ben per kombin e tij, gje qe askush se ben dot, tani per tani!

    1. Zagora says:

      Moj Ina militante tru shplare!
      Me cilet u konsultua Rama ne Shqiperi,qe firmosi mareveshjen me Vucicin e Zaevin?
      Kush ia ka dhene kete te drejte Rames ligjerisht?
      Pse nuk ka bere transparence Rama se cilat jane kushtet konkrete te saj,perfitimet,rreziqet,etj?
      Ne se shqiptaret levizin pa viza neper Europe,pse u dashka bere mareveshje per kete levizje edhe me Serbine,se me Maqedonine eshte realizuar?
      Pse nuk eshte bere kjo mareveshje me Kosoven,por hidhet ne treg gjoja protesta e Serbise?
      Po pse Serbia i cakton te drejtat e Shqiperise ne maredheniet me te tjeret?
      Rama ka tradhetuar interesat e shqiptareve!

  8. USA says:

    O Robell, politikanet e Kosoves jane dru me pre, dhe Albini qe eshte i lecitur ka deformim karakteri, shiko zhvillimet e fundit, ne fillim i kundershtoj votat serbe,tani qe nga ato fiton tre deputet, i do,beri ankese ne gjykaten supreme. Albini eshte njeri qe nuk ka punuar asnje dite ne jeten e tij, e vetmja pune e tij eshte dhuna fizike dhe verbale,e cfare mund te presesh nga nje njeri i tille?!Anarshi.

  9. ana says:

    Ne kushtet aktuale, mini shengeni i ballkanit perendimor eshte nje ide qe duhet perkrahur, persa kohe krijon perfitime ekonomiko-sociale per popullsine e ketyre vendeve dhe zbut ndjenjat e armiqesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje