111 vjet nga Kongresi i Manastirit: Vendimet për çështjen shqiptare dhe alfabeti

14 Nëntor 2019, 10:27Dossier TEMA

Data 14 nëntor është datë es hënuar për mbarë kombin shqiptar, pasi më 14 nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit, ose ndryshe ose Kongresi i Alfabetit i cili kishte qëllim krijimin e një alfabeti të njëhsuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Sot bëhen plot 111 vite nga Kongresi i Alfabetit.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikë, etj.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik “Liria” dhe “Dituria”. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë.

Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku të gjithë pjesëmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin.

Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njëhsuar shqipe.

Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.

Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër

4 komente në “111 vjet nga Kongresi i Manastirit: Vendimet për çështjen shqiptare dhe alfabeti”

  1. KOZi says:

    Ja per keto merita nderohet Mithat Frasheri, Gjergj Fishta, e Ndre Mjeda e gjith ato qe ishin te mbledhur ate dite. Flitet per figura qe hapesira mbareshqiptare i kishte te rralle ,te paket numerikisht, me shpirt patriotik dhe te sakrifices. ….

  2. Ardi says:

    Propogande leshi. Se si hoxha na qenka mallengjyer kur Gjergj Fishta na paska thene qe alfabeti te jete me germa latine. Dhe nuk paska ngurruar te shkoje e ta perqafoje. Nderkohe qe shqiptaret jetonin akoma ne perandorin Osmane. 90% e atyre qe kane dale ne foto jane me qeleshe si e sulltan Abdyl Hamitit.

  3. Pellazgos says:

    Te “gjithe” e dime pa perjashtim qe ky shtet (State) I quajture Al-bania Myslimane u krijua nga Italia fashiste dhe Austriaket me Deputete,Governatore te betuar ne Parlamentin e Sulltanit, si Ismail Beu,Frashellinjte etj,kur Arvanitasit kishin rreth 80 vjet qe cliruan nje pjese te Epirit dhe Greqise.
    Te ashtuquajturit Shqipetare duhet te bejne pyetjen,pse ketat turq ne Identitet,ne Ndergjegje,ne Kulture,ne Fe,ne Gjak nuk donin clirim nga Dum Baba.
    Cfare kuptimi kishte Bese-Lidhja per ata qe braktisen Besen Orthodhokse te Kastriotis?
    I thone 1100 vjet Perandori Greke Bizantine para Osmaneve qe nuk mund te kishte institucione “shqipetare” ,bile edhe ne kohen e Osmaneve per 500 vjet.
    Pyetja tjeter do ishte,ne cfare Institucionesh benin pjese “Shqipetaret” ne periudhen Osmane kur nuk kishin as Alfabet,as gjuhe te shkruar,as institucione perfaqesuese te ”vecanta” nga ato Islamike dhe Greke Orthodhokse.
    Do vinte shekulli i 20te qe aksidentalisht gjysma e popullsise e ketij shteti te dale nga Osmanet te krijonin nje Kishe
    Autoqefale nga tradhetare fashistet dhe myslimane.
    Duket edhe ne kete shkrim kur autori vendos qellimisht myslimane,katolike,Ortho-dhokse,protestane, kur dihet historikisht qe Orthodhokset ishin rreth 45% ne filllim te shekullit te 20te,nga te cilet propagandat e percarjes ne emer te fese se “Zotit” u larguan apo u tjetersuan nje pjese e considerueshme,duke shkelur hapur Bese-lidhjen Orthodhokse para turke te Lezhes (Ilisusi i Lashte Greke) .
    Prandaj kemi sot pithuajse njesoj katolike me Orthodhoks.
    Pse?
    Sepse armiqte e Epirit te Pirros kane futur renjet ne Al-banistanin e degjeneruar,qe as Emrin e Lashte te kesaj Zone Historike nuk e zene ne goje.
    Jo vetem kaq,por edhe qytetin ne Emer te Ilyrit Kostandinit te Madh Kostandinopolin e quajne Stanboll!.
    Vete emertimi Agia Sofia ne Kostandinopolin nga Ilyri Kostandin,tregon qe fjala Shen nga Saint italisht ishte Agios,Qitetit nga Cita apo City quhej Polis,etj ecetera.

  4. Star says:

    Kryetar i mbledhjes ne fillim u zgjodh Gjergj Fishta. Mitat Frasheri nuk mori pjese ne fillim. Ai e shprehu pretendimin e tije per pjesemarrje vetem me qenjen kryetare.Ketu del ne pah fisnikerija dhe madheshtija e te pavdekshmit Gjergj Fishta qe per hire te momentit qe po kalonte vendi beri terheqjen e tije nga kryetar i kongresit duke ja lane vendin e kryetarit karieristit dhe fodullit Mithras Frasherit dhe Fishta mbeti vetem si kryetar i komisionit te gjuhes. Dhe kete akt te tijin Fishta e e ka shoqeruar me nje fjalim te pavdekshem para te pranishmeve duke argumetuar se nevojitet vetem bashkim dhe sa ma shume gjithperfshirje ne kete moment delikat qe po kalonte Shqiperia. Dhe fjalimi krijoi nje emocion te papare tek te pranishmit. Dhe ishte kjo aresyeja qe nje Imam e fes islame u ngrit duke e perqafuar dhe duke thurur levdata per kete kolos dhe duke bere dallimin mes Fishtes dhe Mithatit. Dhe e quajti Fishten thjeshte Perendi mbi toke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje