Ahmetaj kritika Belinda Ballukut: Janë bllokuar financimet për projektet në rrugë

14 Nëntor 2019, 14:25Politika TEMA

Mungesa e investimeve në infrastrukturë vazhdon të sjellë përplasje mes ministrive dhe deputetëve të mazhorancës.

Ish ministri i Financave Arben Ahmetaj ka renditur projektet që janë në vazhdim por thekson se Infrastruktura nuk po i financon duke vështirësuar punimet.

“Milot-Balldreni nuk financohet vitin tjetër, Orikumi financohet me 300 milionë, by-pass i Tepelenës 300 milionë. Shtyhen proceset fizike për shkak të pamundësisë së financimeve.”, tha Ahmetaj. 

Ndërkohë, ministrja e financave ka pranuar ndryshimin e afateve të pagesave.

“By pass-i i Fierit megjithëse përfundon në 2021 sot rruga është funksionale dhe nuk ndikon. Në këtë aspekt ka rritur mundësinë për më tepër turizëm. Dhe by pass-i i Vlorës, Qukësit, i Shkodrës si edhe i Tepelenës janë rrugë në proces, të cilat nuk përfundojnë brenda vitit që flasim”, u shpreh Denaj.

 

2 komente në “Ahmetaj kritika Belinda Ballukut: Janë bllokuar financimet për projektet në rrugë”

  1. Projekt says:

    Nuk mjafton se je ushtare e Rames. Rruget te behen sic i ka gjith bota , mjaft me dallavere.
    Mos kercenoni investitoret e huaj, merrni shembull nga maqedonia

  2. Om says:

    Po nuk I mblodhe tatimet o Beni…..kishit mendje tjeter…..ne cfare lekesh to bejne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje